Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëshqitje dheu në Sudan, mbi 1000 të vdekur, vetëm 1 i mbijetuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrëshqitje dheu në Sudan, mbi 1000 të vdekur, vetëm 1 i mbijetuar
AktualitetBote

Rrëshqitje dheu në Sudan, mbi 1000 të vdekur, vetëm 1 i mbijetuar

Published: September 2, 2025
Shpërndaje

Sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (Sudan Liberation Movement/Army), një rrëshqitje dheu «shkatërruese» ka vrarë të paktën 1.000 persona në malet e largëta Marra, në perëndim të Sudanit. Shirat e rrëmbyeshëm që ranë për disa ditë dhe kulmuan të dielën, shkaktuan rrëshqitjen e dheut, e cila, sipas deklaratës së grupit, ka lënë vetëm një të mbijetuar dhe ka «rrënuar plotësisht» pjesën më të madhe të fshatit Tarasin.

Lëvizja ka kërkuar ndihmë humanitare nga Kombet e Bashkuara dhe nga organizata të tjera rajonale e ndërkombëtare. Shumë banorë të shtetit Darfur i Veriut ishin strehuar në zonën e Maleve Marra pasi lufta mes ushtrisë sudaneze dhe forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) i kishte detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre.

Lufta civile, e shpërthyer në prill 2023 midis ushtrisë sudaneze dhe RSF, e ka zhytur vendin në uri masive dhe ka sjellë akuza për gjenocid në rajonin perëndimor të Darfurit. Vlerësimet për numrin e viktimave të luftës ndryshojnë shumë, por vitin e kaluar një zyrtar amerikan deklaroi se që nga fillimi i armiqësive në vitin 2023 mund të jenë vrarë deri në 150.000 njerëz. Rreth 12 milionë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

- Publicitet -

Fraksionet e Lëvizjes/Ushtrisë Çlirimtare të Sudanit, që kontrollojnë zonën ku ndodhi rrëshqitja e dheut, janë angazhuar të luftojnë krah ushtrisë sudaneze kundër RSF. Shumë banorë të Darfurit besojnë se RSF dhe milicitë aleate kanë zhvilluar një luftë me synimin për ta kthyer rajonin, i cili ka popullsi të përzier etnike, në një territor nën dominimin e plotë të arabëve.

Pjesa më e madhe e Darfurit, përfshirë zonën ku ndodhi rrëshqitja e dheut, mbetet pothuajse e pakapshme për organizatat ndërkombëtare humanitare për shkak të luftimeve të pandërprera, gjë që kufizon rëndë mundësinë për të ofruar ndihmë të menjëhershme humanitare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. Otto on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  3. ¿? on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  4. Vezhguesi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. Flamur Struga on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?