Jemi tejet të shqetësuar për gjendjen e krijuar në organizatën e veteranëve dhe pasardhësve të LANÇ-it në Bashkinë Pogradec. Jemi të shqetësuar gjithashtu për zhvillimet në krye të Komitetit Kombëtar të Veteranëve sipas informacioneve që marrim nga shtypi.
Kemi kërkuar disa herë me shkrim të marrim përgjigje për ankesat tona, por nuk kemi marë asnjëherë përgjigje. Me që nuk kemi asnjë reagim nga “drejtuesit” jo legjitimë si në Komitetin e Veteranëve në Pogradec ashtu edhe në qëndër, po i drejtohemi gazetes suaj të nderuar për të bërë publik shqetësimin tonë.
Jemi një grup prej rreth 200 anëtarē të organizatës në Pogradec, mes së cilëve shoqe e shokë të zgjedhur në komitetin e veteranëve apo dhe nē kryesi në kohë të ndryshme dhe me aktivitet të konsiderueshëm. Kemi shkruar në kohë të ndryshme tri ankesa e kërkesa për shqetësimet tona në adresë të drejtuesve qendrorë të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANC -it të Popullit Shqipëtar.
Njëra mban datën 21.6.2023, kur problemet u bënë mjaft të dukshme në organizatën tonë.
Menduam e besuam se meqë na u komunikua se në krye kishte ardhur z. Hulusi Hako, do të gjenim një zgjidhje. Por më kot! Kërkesën tjetër e kemi dërguar në datën 08.05.24.
Pritëm gati një vit dhe nuk morëm asnjë përgjigje. Edhe pritëm gjatë, ende nga qëndra nuk ka ardhur njeri as të na takojë, as te na dëgjojë e as të vlerësojë ankesat tona nëse janë apo nuk janë të drejta. Nuk morëm asnjë përgjigje, përkundrazi, si për ironi, ankesat tona për “kryetar” Bedri Mokrërin u morën si kredite të shtuara “besueshmërie”.
Bedriu u kooptua nënkryetar i Komitetit Kombëtar sipas kritereve të qendrës për zgjedhjet preferenciale dhe sipas vlerësimit subjektiv të z. Veli Myftari. Veliu e ka fort “për zemër” “kryetarin” e Pogradecit! Çudia jonë pa përgjigje “u zgjidh” me urgjencë zonja Vera Tarifa edhe kjo e kooptuar si n/kryetare e Komitetit Kombëtar në të njejtën “mbledhje” ku u kooptua Bedriu. Të dy me shkelje të procedurave statutore.
E ndodhur me pushime në Pogradec, bashkë me Bedriun, mblodhi urgjent konferencën e 21-të të Pogradecit në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe procedurat statutore. Nuk u bënë mbledhjet e organizatave apo këshillave zonalë, nuk u zgjodhen delegate, nuk u shpall data dhe vendi ku do të mblidhej konferenca sipas rregullave statutore dhe nuk u lajmerua antaresia për zhvillimin e kësaj konference e cila u zhvillua fshehtas, në ilegalitet.
Nuk e kuptuam urgjencën e tē deleguarës Vera Tarifa dhe mënyrën se si e zhvilloi konferencën dhe zgjedhjen me çdo kusht të Bedri Mokrërit kryetar edhe pse anëtarësia nuk e do.
Por, si duket, Vera solli modelin e saj të suksesshëm nē Tiranë. Ne të zgjedhurit e strukturave drejtuese të veteranëve në Pogradec, mësuam nga gazeta “Kushtrim Brezash” e datës 06 korrik 2024, se ishte zhvilluar konferenca tek ne dhe ishte “zgjedhur” kryetar Bedriu. Aty pamë edhe foton e pjesëmarresve që ilustronte kronikën. Duke u nisur nga fotoja e pjesëmarësve të konferencës, mësuam se disa prej tyre nuk kanë qene anëtarë të organizatës ose, mbase janë pranuar ditën e konferencës(!)
Konferenca u zhvillua me 20 persona ku u “zgjodhën” 27 antarët e Komitetit Drejtues! Nuk e dimë nëse këta antarë të komitetit të ri kanë qenë antarë të organizatës apo nëse kanë qenë ose jo te pranishëm në konferencë. Kryetari “u zgjodh” sipas pëlqimit të krerëve “drejtues” të qendrës. Konferenca, këshillat zonalë dhe antarësia në Pogradec nuk kishin asgjë në dorë!
Thirrja e konferences dhe zgjedhja e komitetit drejtues u be sipas preferences se “kryetarit” dhe pa pjesmarjen e antarēsisē në tërësi.
Duke patur parasysh që janë shkelur rregullat e statutit, nuk janë respektuar as normat dhe parimet proceduriale, ne deklarojmë se nuk e njohim këtë koferencë, nuk e njohim Bedri Mokrërin si kryetar, nuk i njohim vendimet që merr ai komitet dhe dokumentet që i firmos ai si kryetar!
Ne e kemi kontestestuar konferencën e 21-të organizatës së Veteranëve dhë Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar në bashkinë Pogradec. Këtë ia bëmë të njohur zotit Hulusi Hako, Kryesisë së Komitetit Kombëtar, kryetarit të vetë zgjedhur Bedri Mokreri dhe i kërkuam të anullonin këtë konferencë.
Deri më sot nuk kemi marë asnjë përgjigje. Kemi takuar z. Veli Myftari në Tiranë dhe i kemi shpjeguar gjendjen tek ne. Në takim i kemi kërkuar gojarishtvse kemi derguar tri kërkesa me shkrim dhe nuk kemi marrë përgjigje. Z. Veli na premtoi për ballafaqim, por ende nuk ka ardhur njeri nga qëndra.
Autoritetet vendore këtu në Pogradec na e kanë shprehur opinionin dhe qendrimin e tyre. Ata e mbështesin reagimin e drejtë dhe nismat e anëtarëve të organizatës, respektojnë misionin e saj. Nga Bedriu, nga qendra, nga e deleguara e koferencës znj. Tarifa nuk kemi asnje reagim.
Por ne jemi të vendodur të vazhdojmë përpjekjet tona si antarë të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar, “Nderi i Kombit” pa u tërhequr nga rruga e drejtë statutore dhe ligjore! Ne besojmë se shumë shpejt do të rikthehemi në binarë para se të prishen “binarët”.
Shqetësimin që na është krijuar pa të drejtë ne, nuk duam ta pësojnë organizatat e tjera në vend, ndaj duam të mësojnë të vërtetat dhe moskokëçarjen e këtyre uzurpatorëve për problemet që na kanë sjellë. Uzurpatorët në qendër dhe “kryetari” në Pogradec po e tjetërsojnë organizatën sikur ta kenë monopol të tyre, në shërbim e në interes të tyre.
Jo vetëm nuk i njohin e nuk i respektojnë dokumentet themelore të organizimit e funksionimit të organizatës, jo vetëm po na perçajnë, por, sipas gjasave, po investohen me metoda jostatutore, (perkundrazi, metoda të huaja e të dëshme për organizatën tonë), me shpifje, akuza e të paverteta për të larguar antarë idealiste, aktivë, të përkushtuar e me lidhje gjaku me veteranët dhe dëshmorët e LANÇ.
Te reagojme te gjithe bashkë sa nuk eshtē vonë!