Ndërsa miliona amerikanë u drejtohen qendrave të votimit, kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, kërkon mbështetjen e votuesve të pavendosur në Pensilvani dhe republikani Donald Trump zhvillon tubime në shtetin e Xhorxhias.
Gati 25 milionë amerikanë kanë votuar personalisht ose me postë, sipas të dhënave nga Laboratori Zgjedhor i Universitetit të Floridës. Disa shtete amerikane mundësojnë votimin e hershëm.
Disa shtete, mes tyre Karolina e Veriut dhe Xhorxhia, shtete të pavendosura, shënuan pjesëmarrje rekord javën e kaluar në ditën e parë të votimit të hershëm.
“Votat e hedhura në Xhorxhia janë në nivele rekord”, tha republikani Trump gjatë një tubimi me temë fetare dhe zgjedhore në Zebulon të shtetit të Xhorxhias. “Votat e hedhura në çdo shtet janë në nivele rekord. Ne po ecim shumë mirë dhe shpresojmë se mund ta rregullojmë vendin tonë”.
Pjesëmarrja e fuqishme në votimet e hershme vjen pasi Nënpresidentja Harris dhe ish Presidenti Trump gëzojnë mbështetje pothuajse të barabartë në shtetet fushëbetejë ndërsa kanë mbetur më pak se dy javë deri në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Ditët e fundit, kandidati Trump është përpjekur të fitojë mbështetjen e rrymave fetare të krishtera, me shpresën që të lënë mënjanë shqetësimet e tyre lidhur me komentet tij të shpeshta plot ngjyrime.
Kandidati republikan, për cilin tubimet kanë qenë elementi kryesor i fushatave që nga vitit 2015, tha në Zebulon të Xhorxhias se ndihej i trishtuar që po i vjen fundi kohët së tij si politikan.
Nëse i fiton zgjedhjet e nëntorit, zoti Trump do të drejtojë vendin për katër vjet, në mandatin e tij të dytë dhe të fundit. Pas qytetit Zebulon, zoti Trump zhvillon një tubim në Duluth të Xhorxhias i shoqëruar nga gazetari Tucker Carlson dhe ish kandidati i pavarur për president, Rober F. Kennedy Jr.
Nënpresidentja Harris zhvillon një tubim në Pensilvani në përpjekje për të fituar mbështetjen e votuesve të pavendosur dhe ndryshuar ekuilibrin e garës së ngushtë, ku edhe një përqindje e vogël votash mund të jetë vendimtare.
Demokratja Harris i shfrytëzoi komentet e shefit të kabinetit të ish Presidentit Trump, John Kelly, i cili tha për gazetën New York Times se zoti Trump e plotëson “përkufizimin e përgjithshëm si fashist” dhe se i admironte diktatorët. Zonja Harris, e cila ka argumentuar se republikani Trump përbën kërcënim për demokracinë amerikane, i quajti komentet e zotit Trump të cituara nga zoti Kelly si “thellësisht shqetësuese dhe tepër të rrezikshme”.
Drejtuesit e fushatës së republikanit Trump i kanë hedhur poshtë komentet e zotit Kelly, duke i cilësuar ato si “histori të dala boje”.
Zonja Harris nuk arriti ta bindë zotin Trump për një debat të dytë presidencial të drejtuar nga rrjeti CNN, pasi ajo u cilësua si fituese e debatit të parë në shtator të organizuar nga rrjeti ABC News.
Pensilvania dhe Xhorxhia janë ndër shtetet që do të përcaktojnë se kush do t’i fitojë zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë. Të dy kandidatët ka të ngjarë të zhvillojnë tubime të tjera në këto shtete para zgjedhjeve të 5 nëntorit.
Nga 7 shtetet kyçe, Pensilvania është më e madhja dhe ka 19 elektorë, numrin më të lartë ndër ato që konsiderohen shtete vendimtare.
Në dy garat e fundit, kandidati që ka fituar në Pensilvani, ka fituar edhe zgjedhjet presidenciale. Diferenca në të dyja rastet ka qenë e ngushtë, me disa dhjetëra mijëra vota në një shtet me miliona votues. Ndërsa sondazhet tregojnë se gara është tepër e ngushtë, Pensilvania mund të përcaktojë fituesin e Shtëpisë së Bardhë.
VOA
Ndersa 50 shtetet e SHBA-se tashme jane unifikuar ne nje shtet me 330 milione banore, votimet per Presidentin e 50 shteteve kane mbetur te ndara ne praktiken shekullore te numerimit: 1 shtet , 1 vote. Keshtu gara eshte kufizuar vetem ne 7 shtete ku balanca midis Partise Demokratike dhe Partise Republikane eshte akoma e diskutueshme.
Në Arizona,demokratja Harris kryeson me 49.1 për qind dhe Trump me 48.8 për qind.
Ne Georgia duket Trump përpara me 49.9 për qind ndaj Harris 48.4 per qind.
Në Karolinën e Veriut, kryeson Trump 49.6 për qind me 48.5 për qind Harris.
Wisconsin, kryeson Trump me 48.3 për qind ndaj Harris 48 për qind.
Në Pensilvani kryeson Harris me 50 për qind ndaj 48.2 për qind të Trump.
Në Michigan, kryeson Harris me 49.6 për qind ndaj ish-presidentit 46.5 për qind.
Në Nevada, nënpresidentja Harris me 48.8 për qind ndaj 48.3 për qind të Trump.
Ne shtetet e tjera tradicionalisht jane percaktuar fituesit: ose fiton kandidati republikan ose fiton kandidati demokrat. Pra, Presidenti ne SHBA nuk del nga shuma totale e votave qe merr ne 50 shtete, por nga numri i shteteve ku ka dale fitues. Pra Presidenti del kush fiton ne 26 shtete, pavaresisht nga votat totale ne rang federate. Kjo praktike ka bere qe ne shtetet ku dihet se fitojne republikanet, shume votues demokrate nuk shkojne te votojne, ose e kunderta. Pra zgjedhjet e Presidentit ne SHBA nuk perfaqesojne voten popullore ne te 50 shtetet, por voten e shteteve vec e vec. Lamtumire perfaqesim demokratik!
Ore george,akoma nuk e kupton qe Harris do te jete presidente
e USA.?
Ti e ke nga Stalini: nuk ka rendesi kush voton por kush numeron.
USA me Harris presidente jep sinjal botes per demokraci dhe shume gjera te tjera qe e vesh Harris.