Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rreth një e katërta e studimeve shkencore mund të zhduken nga interneti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rreth një e katërta e studimeve shkencore mund të zhduken nga interneti
AktualitetKulture

Rreth një e katërta e studimeve shkencore mund të zhduken nga interneti

Published: March 6, 2024
Shpërndaje

Një pjesë e mirë e artikujve shkencorë nnuk po arkivohen dhe ruhen siç duhet. Një studim i kryer me më shumë se shtatë milionë publikime dixhitale tregon se sistemet në këtë drejtim nuk ia dalin të mbajnë ritmin me rritjen e rezultateve të kërkimit.

Rezultatet e studimit u publikuan në Journal of Librarianship and Scholarly Communication.

“E gjithë epistemologjia jonë e shkencës dhe kërkimit mbështetet në rreshtat e shënimeve në fund të faqes”, shpjegon Martin Eve, studiues në Universitetin e Londrës.

- Publicitet -

“Nëse nuk mund të verifikosh atë që dikush tjetër ka thënë në një moment tjetër, mbetet që thjesht të besosh verbërisht diçka që nuk mund ta lexosh më vetë.”

Organizata e infrastrukturës dixhitale Crossref verifikoi nëse 7 438 037 punë studimore të etiketuara me identifikues dixhital të objekteve (DOI) mbahen në arkiva. Njëzet e tetë përqind e këtyre veprave – më shumë se dy milionë artikuj – nuk rezultonin në një arkiv të madh dixhital, pavarësisht se kishin një DOI aktive. Vetëm 58% e DOI-ve referuan vepra që ishin ruajtur në të paktën një arkiv.

Specialistët e ruajtjes së materialeve e kanë mirëpritur analizën.

“Është e vështirë të dihet shtrirja reale e sfidës së ruajtjes dixhitale me të cilën përballen revistat elektronike”, thotë William Kilbride, drejtor menaxhues i Koalicionit të Ruajtjes Dixhitale, me seli në York, Britani.

“Shumë njerëz kanë supozimin e verbër se nëse ka një DOI, artikulli është aty përgjithmonë,” thotë Mikael Laakso, i cili studion botime shkencore në Shkollën Ekonomike Hanken në Helsinki. “Por kjo nuk do të thotë se lidhja do të funksionojë gjithmonë.” Në vitin 2021, Laakso dhe kolegët e tij raportuan se më shumë se 170 revista me akses të hapur ishin zhdukur nga interneti midis 2000 dhe 2019.

Kate Wittenberg, drejtoresha menaxhuese e shërbimit të arkivimit dixhital Portico në qytetin e Nju Jorkut, paralajmëron se botuesit e vegjël janë më të prirur për të mos i ruajtur artikujt sesa ata të mëdhenj.

“Kushton për të ruajtur përmbajtjen”, thotë ajo, duke shtuar se arkivimi përfshin infrastrukturë, teknologji dhe ekspertizë në të cilat shumë organizata më të vogla nuk kanë akses.

ResPublica

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • DETAJET: Mjekët e klinikës kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis
  • Fitorja rekord e AfD-së ndezi alarmin në Evropë, Putin: Po shkoni drejt luftës
  • Tragjike në Belsh, elektricisti 32-vjeçar i OSHEE-së humb jetën gjatë punës
  • ‘PISA 2025’: Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin
  • Rama mbështet ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

Komentet e Fundit

  1. demo on Insistimi tek krimi
  2. Aldrin on Insistimi tek krimi
  3. Aldrin on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  4. Aldrin on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  5. Aldrin on Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?