Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rreth së majtës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rreth së majtës
Kryesoreopinion

Rreth së majtës

Published: September 10, 2024
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Shqiptari, për vetë natyrën e tij, e ka më të lehtë të ndjehet si një individ, se sa një shtetas, dhe percepton më lehtë ndijimet konkrete se sa përjetimet abstrakte.

Ndoshta kjo e ka bërë atë që të nënshtrohet më lehtë ndaj rolin të Njëshit, drejtuesit, liderit, të parit, kryetarit,  i zgjedhur qoftë apo i emëruar.

Asambleja e socialistëve dëshmoi pikërisht këtë. Autokracinë politike të shefit të partisë, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, bindjen deri në heshtjen e sikleteshme të asaj pjese që mund të quhet, të paktën teorikisht, si esenca drejtuese e forcës politike qeverisëse. Hendeku mes tyre, ashtu si për shfaqja e forcës përmes tyre, ka krijuar, edhe pse të vënë re prej kohe, gjendjen entuziaste, që, edhe pse nuk mund të shpjegohet dot, fsheh në vete vazhdimin e pushtetit, por , në të njëjtën kohë edhe humbjen reale të forcës politike, si masë organizative, përballë diktatit të shefit të partisë, që është edhe shefi i qeverisë.

E majta në pushtet po bën 12 vite dhe mund të jetë , e të gjitha prognozat thonë se do të ndodhë kështu, edhe në katër vitet e tjera. Të paktën edhe katër vite. Pushteti është joshje, për shumë vetë që janë pjesë e tij është bekim, forcë, pasuri, por edhe heshtje, bjerrje karakteri dhe pa siguri.

Edi Rama, duke mos e pasur në vete nocionin e së majtës, me të cilën është tallur gjithnjë në fillimet pluraliste e, në të vërtetë edhe para ndryshimeve politike, e ka më të lehtë të jetë i distancuar prej saj, dhe, mbi të gjitha, sundues i saj. Sepse e solli në pushtet, e mbajti në 12 vite në pushtet dhe është i bindur se pushteti do të jetë mburoja e tij. Ajo që përbën thelbin e një force politike, sidomos të majtë, të paktën teorikisht, kolegjialiteti, tashmë nuk ekziston. Ndoshta as nuk njihet nga shumë prej atyre që janë bërë pjesë e forcës politike, pa e njohur fare atë, pa qenë të mirë besuar dhe pa kaluar në mendimin njerëzor e politik të atyre që do të përfaqësojnë.

Në 12 vite pushtet qeveritar dhe shumë të tjera në pushtetin bashkiak, që herë pas here është më i qëndrueshëm se sa ai sipër tij, Rama ka ndjekur mendimin e tij, që, i larguar nga pushteti i shumicës, përsëri e ka mbajtur këtë shumicë në pushtet, por duke i dhënë forcën reale një grupi rreth shefit të qeverisë, që ndjekin shefin e tyre verbërisht, për të mos humbur çka i kanë dhuruar, për të mos qenë peng i bjerrjes së pushtetit dhe çka dhuron prej tij, e mbi të gjitha, të ndjejnë se si pushteti është më shumë se sa forcë, më tepër se sa pasuri, dhe, të ngjitur në majë përmes dëshirës së një çasti të shefit të tyre, bëjnë kujdesin e duhur të jenë të paqët, të bindur, të heshtur, luajalë.

E majta e ka bindjen e pushtetit edhe në mandatin e ardhshëm. Askush nuk ia heq nga mendja se përmbysja që ka ndodhur në vitin 2013 do t[ jetë fillesa e asaj që do të zgjasë minimum deri në vitin 2030 dhe, për më tej, kjo nuk është më dëshirë.

Socialistët po ndërtojnë ekipin e tyre. Të ndryshëm nga i mëparshmi, i cili  ndryshoi nga ndëshkimi dhe jo nga dëshira. Gjysma e atyre që nuk do të jenë më në radhët sipërore të së majtës janë objekt i SPAK-ut, gjysma tjetër nden rrezikun e afërt. Letra e hapura për to nuk do të thotë se janë të mbyllura për të rinjtë që po futen. Ky është thelbi. Socialistët nuk e kanë të vështirë të gjejnë njerëz të rinj, më shumë se gjithçka ata i josh pushteti, e vështirë është që pushteti të mos i korruptojë.

Tashmë nga brezi i vjetër nuk ka mbetur thuajse asnjë për të dëshmuar se e majta në Shqipëri ka një fillesë, ka një rrugëtim dhe një histori. Emrat e pakët janë relikte, por shumë domethënës. Ndoshta nga më domethënësit në ecurinë e kësaj force politike.

Në të majtën shqiptare ka pasur gjithnjë, edhe kur ajo është shfaqur thellësisht liberale, si në periudhën e shkurtër Nano, një dyzim dhe problem në raportin mes shefit dhe pjesës tjetër të partisë, që, në kohëra të ndryshme është shfaqur edhe në majën e piramidës, por asnjëherë kaq e theksuar se sa është sot.

Loja e socialistëve ka përmasa të mëdha, por skena është e ngushtë.

Ashtu si shumica e shqiptarëve, edhe socialistëve, pavarësisht nga shfryrjet pas mbarimit të punimeve të asamblesë apo të çdo lloj tjetër kuvendi, iu pëlqen vetja, e, natyrisht, bashkë me të, edhe pushteti i pa kontrolluar, sidomos nga një opozitë që sillet në këtë skenë e marrosur, e me brekë nëpër këmbë. Të vetë kënaqur nga humnera ku është hedhur opozita, nga lëçitja e shefit të tyre, ata, edhe pas 12 viteve, e kanë më lehtë të gjejnë të keqen në sloganin “ fajin e ka Berisha, kur e gjithë loja e deri tanishme, megjithëse më qëndrestare se e shkuara, ishte plot faje dhe gjëma, të cilat, jo vetëm një herë, kanë qenë gremina ku shteti në vitet e ardhshme mund të bjerë në greminë.

Megjithëse unitare, ndoshta deri në humbjen e vetvetes, e majta është e bindur se do të vazhdojë të qeverisë, bile, si tha shefi i qeverisë, edhe më lehtësisht se pas vitit 1997, ku shumica dërmuese  e parlamentit ishte e tyre.

Krahasimet çalojnë, dhe viti 1997, edhe po të duan marrëzitë qeveritare, nuk përsëritet më. Për shumë shkaqe të njohura, njëra nga më të rëndësishmet se vendi nuk është më jashtë aleancave dhe kontrollit , jo vetëm politik.

Kombi është në një fazë të pa zakontë: ai i është shmangur vetmisë së tij të deri tanishme. Për herë të parë në historinë e tij moderne, në fakt , për herë të parë në histori, kombi ka braktisur vetminë e madhe që e kishte mposhtur për të qenë pjesë e një familje kombesh. Dhe këto kombe nuk pranojnë më lojëra të rrezikshme të politikës që përgjakin vendin. Ndaj qeverisja ndjehet më komode kur opozita ka rënë në theqafje, grindet me vetveten, sjell në skenë rioshë politikë që synojnë të hanë kokën e drejtuesit të tyre dhe sollën në polikë tipin e Ulriah Hipit të Dikensit.

Nuk është e vështirë të shpjegohet përse në pak vite Edi Rama vendosi autokracinë e tij fillimisht dhe , më pas, pushtetin absolut mbi të majtën shqiptare, që nga grimcat e zakonshme të saj, deri në majën e qeverisë.

Socialistët e kanë vullnetin për të qëndruar bashkë. Është veti e tyre. Ata, ndryshe nga forcat e tjera politike, e kanë marrë seriozisht shtetin. Nëse kanë ndjerë mbi vete, sidomos në fillimet pluraliste, cinizmin dhe shpërfilljen e kastës së re politike, që ishte po aq, në mos më e shëmtuar se klasa e vjetër që shkoi rrëmujshëm, shkeljen e çdo morali, hedhjen poshtë të asaj që kishte ndodhur dhe ku kishin qenë pjesë ndërtuese, ata u ndjenë jashtë shtetit, jashtë shoqërisë, të dënuar, pa e ditur përse, pasi, masa e tyre e madhe nuk kishte pasur asgjë më shumë , por edhe më pak, se të tjerët.

U duhej lideri. U duhej dora që mund t’i mblidhte. Kështu kishte ndodhur në fillimet e lëvizjes pluraliste, por kishte qenë masë e përkohshme, pasi fryma liberale ishte ajo që u kishte hequr pushtetin. U duhej një njeri për të qenë përballë Berishës, ashtu si opozita mendon se i duhet Berisha për të qenë përballë Edi Ramës. Mes tyre nuk kishte asnjë që mund të kishte shtatin e tij. Majko ishte tejet i dobët për të qenë lider i pa diskutueshëm. Meta kishte ikur dhe mirë kishte bërë. Triumvirati Dokle – Pëllumbi – Ruçi ishte shumë i fortë kur ishin së bashku, por të pamjaftueshëm kur ishin fillikat. Edi Rama, megjithëse kishte qenë ia pa dashur fillimisht për të majtën, hyri përmes Ruçit dhe Dokles në triumvirat, duke shmangur gjithçka dhe , u bë ai që është.

Asambleja e së majtës këtë të diel dëshmoi se e majta e ka shenjtëruar liderin, duke e bërë autokracinë e Njëshit më të fuqishme se sa autokracinë e shumicës.

Çdo zgjedhje ishte dëshirë e tij dhe çdo pranim bëhet vetëm nëse hapet porta e dëshirës së tij. Ndoshta në këtë periudhë, kur ideologjitë janë bartëse të së pa diturës dhe prakticizmi ka vlerë më shumë se vizioni, e majta do të vazhdojë të qeverisë, por me humbjen e mëtejshme të identitetit të vetvetes dhe me petkun e pushtetit si manteli i njohur i mitologjisë së hershme.

Është ende herët për të thënë fjalën për pasojat e këtij procesi të ndërlikuar, por, mjerisht, në një çast të dhënë, do të jetë tepër vonë.

Historia e ë djathtës, me çmendjen e saj patetike ndaj liderit, ku besnikëria është shenjë e bindjes dhe rreth figurës së tij sillen edhe besnikët dhe “ judët”, mund të ishte një shembull që nuk duhet ndjekur.

 

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • ppa says:
    September 9, 2024 at 12:20 pm

    Na lodhe o Bedri, me keto analiza te stilit ZP!

    Reply
    • pilo Lala says:
      September 9, 2024 at 2:15 pm

      Pushteti merret per te punuar, per te realizuar projekte rrugesh, ujsjelles, cerdhe, aeroporte.
      Keto jane detyrat e Qeverise.
      Ne fushate elektorale nuk diskuton cfare do behet me Ben Blushin apo Ditmir Bushatin.
      Ai qe behet Kryetar zgjedh ekipin e tij, keshtu eshte ne gjithe boten.
      Edhe ne jete mund te propozojne te martohesh me dhjetra vajza, por ti zgjedh ate qe te pelqen, mbase jo me te miren per disa sy te tjere.
      Per sa kohe ai drejton shtetin dhe e votojne, askush nuk ka te drejte ti imponoj me ke do bashkpunoje.

      Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    September 9, 2024 at 12:55 pm

    O Bedriu i Islamit,per te analizuar Ramen, duhet sqaruar kush e katapultoi Ramen ne pushtet qe nga Franca.Dikur e majta shqiptare “!maske” kishte idealin komunist,ne faktishte ishte”bishti i qenit”sllav,sot nuk e ka me ate maske e cila u zhduk nga skena boterore.Cfare e mban dhe e ka glorifikuar te majten shqiptare sot? i njejti “bisht qeni”sllavo-ortodoks si kunderpeshe e “bisht qenit” turko-islam.Shqiptaria eshte ajo qe humbet

    Reply
  • Tellalli i ramazonit says:
    September 9, 2024 at 1:42 pm

    Po si s’u lodhe me çikërima bajate o zëdhënës nostalgjik i ish-PPSH-së? Asaj mener me thon “të majte” që ti i referohesh me aq optimizëm nuk i ka ngelur nam e nishan në vendin ku lindi si ideologji, dhe jo më në “shprehjen gjeografike” të Bismarkut.

    Reply
  • Te "perkrahur" me 3300 leke/muaj says:
    September 9, 2024 at 3:20 pm

    Ku e sheh te Majten “e prane shtresave ne nevoje” ti o Bedri I.?
    Te fakti qe deputetet e saj kane qene e jane ne top-listen e me te pasurve ne Parlament nder vite?
    Te cubat me precedent penale si Mark Frroket, Armando Prenget, Arben Ndoket, Rrahman Rrajat, qe solli ne Parlament si Ligjvenes?
    Te Gici Safet a ai Shukriu brekgrisur qe donin fecke ne zyrat e shtetit?
    Apo te ajo e famshme “perkrahje” 3.300 leke/muaj qe japin Bashkite e qe as per buke thate nuk u del fakireve?
    Ketu nuk ka te Majte o Bedriu, vec ne e pafsh ne enderr te gjumit te vapes kete kasten Rilindja te Rames si te tille.

    Reply
  • demo says:
    September 9, 2024 at 5:25 pm

    Te gjitha keto cilesi enveriane preuj Lyderi te Lindur te edi rames,do te ishin sfumuar me kohe sikur Fatos Nano per arsye qe ende mbeten Mysterioze,te mos e kishte marre me thonj e me kthetra nga nenurat e Parisit.
    Edhe Evita Kokalari Angelakis i ka ato gjenialitetet e Rames ,por doktori nuk ja hapi dyert e parajses,Ti dhuronte Partine.
    U dogj prej Bashes,po i fryn kosit.

    Reply
  • demo says:
    September 10, 2024 at 12:41 am

    Te marresh nje kamarjer nga Erseka,pa nje dysh ne xhep,Ta fusesh ne Nafte si macok i zi,qe asgjesoi gjithe Industrine e naftes cfare u ndertia 100 vjet,,e te kerkosh prape pushtet,?,Ti qofsh o Sali Berisha.
    Rezart Tacit qe shkaterroi ARMON,Albetrolin,Ballshin,Patozin,Fierin Kucoven,,jy person do te ishte pushkatuar edhe ne shtetin me demokratik.Rezart Taci si karafil,U pushkatua Santo.
    Cfare kerkon me pushtet o Sali Berisha? Jane e pakta 3 miljarde Euro te pashluera nga kompanite e Tacit.
    Cfare ben SPAKU? Pse lihet te livadhise ky superhajdut?

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    September 10, 2024 at 8:24 pm

    Edi Rama sot eshte shume me problem te se sa te edhe se ‘babai’ i te tij shpirteror Berisha spese nuk i mer ilacet dhe in ne vend te terapie in mer droghe.E vetmja shprese eshte ‘VV’- VetVrasja si si shoku i tij Klosi.
    Tragjedina e vertete eshte mungesa e inteligjences dhe informacionit qe vazhdonne 33 vjet in pas koqeve te la tre krriminelebe moskeDhjere EDvin Sali Muti varrmohes te shtetit shuarjes se nje Populli!!!

    Reply
  • Dudumi says:
    September 11, 2024 at 6:30 am

    Rreth e rreth te majtes, dmth verdalle te majtes. Qe e majte nuk eshte. Ne fillimet e Tranzicionit Edi Rama paraqitej si Muji i vetmuar me topuz ne dore qe do shembte ideologjite. Qeme ne shumice te paditur dhe normale qevkoha sheshon shume gjera. Fillon gradualisht tu rrezoje te rinjve kokrrat e idealizmit per tu lene ne maje ca kokrra te shendosha te interesit personal. Do ishte me e ndershme qe Rama te themelonte nje parti politike sipas ideve (kontradiktore) qe kishte, apo qe shiste ne publik. Askush s’do ta akuzonte per uzurpim te se majtes. Mirepo pa’ te majten, pa’ PS, Rama do ishte sot nje aktivist modest ne televizorit e shumta shqiptare. Tirana u be kjo qe u be, dhe e majta u trajtua njesoj me mentalitetin e dhenies se lejes se ndertimit. Shteti i konceptuar ne mendjen e Rames funksionon si ndertimi i nje pallati. Sa pa firmosur shefi i madh lejen e pallatit apo gradaceles, te tere i vijne verdalle me temenara. Ai dove shtyje afatin, do beje sikur do mendohet, por te gjithe aktoret e provave ne skene e dijne rolin qe do luajne. Spektatoreve u mbetet te blejne biletat. Po fundja, ne teatrin politik shqiptar s’ka me spektatore. Luhet politike si ne stadiumet e mbyllura, ku rezultatin e pret nga televizori. Rama ka bindje te forte se shteti s’mund te jete social. Qe te (mbi)jetosh duhet te paguash. Po s’ke para s’i duhesh as dreqit. Asnje lider nuk behet i tille nqs eshte karakter merkantil. Rama eshte thellesisht karakter merkantil. Shit dhe blu! Ky eshte per Ramen motori qe leviz boten. Shqiperise i duhen parallinjte dhe keta duhen stimuluar. Hajdeni, sillini parate ju andej nga Londra! Se mezi i keni bere. Me letra, pa letra…Po te vije ndonje nga keta emigrantet e Londres me 30-40 mije€ ky i thote leteralisht te pirdhet mu ne te. Shqiperise i duhen emigrante londineze qe kursejne miliona. Nuk Ka faj! Ne tavolinat e shtetit flitet per shifra te medha, para me lopate. Kapitaliste qe ndertojne qyteza turistike apo autostrada me koncension. Aeroporte dhe taverna per mbareshtrim te turisteve. Kur Rama deklaron me ngazellim te (pe)shtire femijnor se u dynden kaq milione turiste dhe kaq u dhjetfishua rekordi, perfytyroj dyndjen e turisteve ne stalla te medha te improvizuara si mensa ku qeras qeveria dhe policet shperndajne uje te gazuar. Nje drejtues partie afatgjate nuk mund te kete karakter merkantil kaq te theksuar. Ai normalisht e koncepton strukturen partiake si bilancin e nje pallati ku finalja eshte te shitet metri katror me cmimin me te larte te mundshem. Problemi eshte se pilafi s’mban me uje. E majta duhet pare gjetke dhe Jo me tek PS. Qe tanime eshte institut privat me seli neper restorantet shetitese qe i ofrojne Rames kapitalistet emergjente. Do gjetur nje e majte qe s’eshte pale ne dhenien e lejeve per pallate/qyteza turistike me truall te falur nga qeveria e te lidhur me njeqind fije me parane e madhe. Do kerkuar gjetke, se tanime PS eshte kthyer ne nderrmarje kapitaliste.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    September 11, 2024 at 7:19 pm

    Uji i ndenjur qelbet.

    Te dyja partite dhe kreret e tyre vepruan sikur jane zgjedhur vetem qe te perfitime materjale.
    Puna serioze e Spakut po konfirmon se shume prej tyre kane abuzuar pushtetin ne ekstrem.
    Spaku besoj se do i coje deri ne fund demaskimin dhe denimin e kesaj fare te keqe qe deri
    para disa viteve po lulezonte dhe shpetonte ne te carat e sistemit te drejtesise dhe organeve
    te tjera te korruptuar.

    Korrupsioni krijoj rrjetine tij te komunikimit, si nga “lart poshte” ashtu dhe nga “poshte lart”.
    Ky rrjet “lulezoj” sepse te gjithe gjarperijt leviznin, komunikonin ne ujra te qelbura e te
    turbulluara brenda nje membrane te pa penetrushme qe duhet te shkaterrohet.

    Ky duhet te jete nje prioritet ne reformat qe ka nisur PS , per tu shplare e disinfektuar
    sa me mire te jete e mundur dhe jo te jete nje taktike per te fituar kohe e gjetur mundesi
    te reja per te bere cfare ti doje qefi ne dem te Shqiperise.

    Problemi eshte:

    Ku do qarkullojne, ku do shkojne, ku do perfundojne disa individe, qe mund te mos
    jene pak, bile ne sektore te caktuar te shtetit mund te jene me shumice?
    A do pendohen ATO per turrbulliren dhe demet qe i kane beri ketij vendi, qe e quajne
    atdhe, memedhe?

    Besoj se neutralizimi i “Rrjetit Korruptiv” eshte nje hap i madh perpara dhe ato qe po e
    perkrahin kete ide kane gjetur forcen tek vetja e tyre, po behen te ndergjegjshem per
    pasojat e renda te vendit tone nga mendjelehtesia dhe papergjegjesia e shume
    veprimeve te me pasoja shume te renda shemtuara. Po te kem te drejte, mund ti
    them: “Bravo ju qofte, me mire vone se kurre”.

    Le te shpresojme se Opozita, gjithashtu, do beje te njejten gje ne zonen e tyre te aktivitetit

    Reply
  • demo says:
    September 11, 2024 at 10:13 pm

    Edison bej Ypi ka shkruar nje konspekt per missin ne shkelqim Elisa Spiropali.
    Ka sharm,ka mode,Vishet bukur,shtrenjte.
    Po perse bejleret sot i bejne temenara llumit te proletariatit?
    Sepse jane bejlere pa toke.BEJLERE FERRASH i quante gjyshja ime keta kolonjaret qe humben MEHMURLLEQET NE STAMBOLL dhe u dynden ne Tirane per ndonje Nepunesi me rroge shteti. Kjo i hedh nje 500 ce me tullona nafte edison bej ypit,qe eshte beJler ferrash,PA TOKE.
    Po ndryshe eshte shqyptari ne Kosove,.Ai vertet e sajdis si kryetare Parlamenti,por por nuk do ishte keq ta prezantonte me Fiolla Morinen,Adelina Ismajlin,.dhe ca te ngjashme. Edhe Elisa do ishte e lumtur ne tufen e saj.
    Sepse sa i bie ndermend Kim Kardashjanit per Luften ne Ukraine,aq i shkon ndermend per Kosoven Elisa Spiropalit.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    September 17, 2024 at 4:51 pm

    Te gjithe e dine se Fashizm dhe Komunizmi
    jane kontradiktore ne lidhje me pronen private.
    Fashizmi i lejon ndersa Komunizmi i ndalon.

    Por megjithate Anti-Fashizmi nuk eshte Komunizem,
    sepse edhe demokracite ne te gjithe boten,
    qe moren pjese ne luften e dyte boterore nuk donin
    qe pasi lufta te mbaronte shume shtete te vendosnin
    rregjimin Komunist dhe e ndane te dy blloqe armiqsore.

    Zonja Spiro Pali e ka parasysh se cfare solli
    Anti-Fashizmi ne Shqiperi. Regjimi qe erdhi ne
    fuqi ja mori pronat te gjitheve nenshtetasve
    dhe e percau pupullin me instrumentin e luftes
    se klasave.

    Pra i bashkoi shqiptaret per dy vite pa dallime
    krahinore e pasurore deri sa mori pushtetin dhe
    pastaj kaloi ne ekstremin tjeter.

    E majta e sotmne duhet ta permendi kete fakt historik.
    Kjo duhet sepse populli duhet te kete besim se ATO
    nuk do kalojne nga nje ekstrem ne tjetrin.

    Populli luftoi per liri, por doli se qellimi final ishte te
    bente nje revolucion qe ne vend ti bashkonte njerezit,
    pa dallim krahine e pasurie te perbyste sistemin
    dhe te merte pushtetin dhe njera gjysem te shtypte
    gjysmen tjeter, qe besonte ne inisiativen private.

    Z. Bedri Islami jepni mendimin tuaj per kete,
    qe ka ndodhur ne Shqiperi pas vitit 1944

    Reply
  • Va fanculo says:
    September 19, 2024 at 3:31 pm

    RROFTE QEVERIA RAMA
    QE I RENTE FLAMA

    Shtate mije leke u rrit pensioni
    Do qe ndihme per ilacet
    Kur vajta ne farmaci
    Dyfish me kushtuan harxhet

    Aferim bosi ripjelljes
    Tallu se te erdhi dita
    Moj rinit te befsha temen
    Qe nuk.po.na nxjerr nga prita

    Reply
  • mali says:
    September 21, 2024 at 6:31 pm

    Bedri Islami,me vjen qe ke harxhuar kohe per kete shkrim.
    Edhe ti je I vetedijshem qe kjo eshte nje pacavure ,por ke shume te drejte : Jepi popullit c’fare I haet !
    Ti po vulos qe :O popull votoni Ramen sepse nuk ka emra te tjere ne shqiperi.
    Ti flet per te majte qe e majte nuk eshte.
    Flet per te djathte qe e djathte nuk eshte.
    Atehere del se duke pare nje shtim te forcave antimafie amerikane neper zyrat e shtetit shqiptar si FBI,DEA e interpol konkluzioni eshte qe Shqiperia eshte Columbi.
    Populli eshte I cunguar.
    700, 000 jane pensioniste qe 3/4 jane cyryke nga trute duke kujtuar qe vota per PS e Ramen eshte e sakte.
    80% te rinise shkollore universitare jane indifference sepse syrin e kane per jashte.
    135,000 × 4 = 540,000 antares te familjeve me punesim shteti jane pro PS.
    Pra 540,000+ 600,000 pens.+ 100,000 te rinjte =1 ,240,000 vota I ka te thekura PS.
    Gezuar o popull !

    Reply
  • Arben Tashko says:
    September 22, 2024 at 6:48 pm

    Z.Mali,

    Z.Bedri Islami po ben te miren e tij te mundeshme.
    Ai po i lejon komentatoret te japin mendimet e tyre,
    por kur flet per te “Majten” dhe te “Djathten” ke te drejte.

    Si e “Majta” ashtu dhe e “Djathta” ne Shqiperi
    jane vetem emertime, qe nuk mbartin ndonje
    ideologji te caktuar, por vetem interesa per te
    patur pushtetin dhe kenaqur ATO qe i ndihmojne
    boset e partive.

    Por cfare po ndodh tani?

    Ndersa PS po perpiqet te pakten te “permiresoje imazhin”,
    PD per cudi po vazhdon ta “demtoje imazhin” e saj.
    Ne vend qe te “vete-transformohet” per te bindur popullin
    po vazhdon me “protesta boshe”, qe po e diskretitojne me tej.

    Nuk jam ne gjendje te kuptoj se cfare kane ne koke dhe
    cfare besojne “boset e partive”, por me duket se mendja
    e Z.Berisha po turbullohet gjithmone e me shume.

    Kam pershtypjen se Berisha:

    Degjon persona “brenda e jashte” Shqiperise qe po perpiqen
    ta manipulojne per interesat e tyre apo grupeve te caktuara.

    PD duhet te reformohet plotesisht dhe njerezit me “ide te reja”,
    te pa korruptuar gjate periudhes 33 vjecare tranzicionit dhe
    qe kane “aftesine te parashikojne” se si “duhet te orjentohet”
    e ku “duhet te shkoje” Shqiperia te aktivizohen e te bashkohen.

    Keto individe, kandidate per te ardhshmen e Shqiperise duhet
    te marin pergjegjesine morale ndaj vetes se tyre ne radhe te pare
    e te jene konsekuente.

    Ato duhet te jene krijuse dhe te orjentohen ne kete bote qe po
    komplikohet e po erresohet cdo dite e me shume nga “Ylli Polar”
    qe forcat e se keqes po mundohen ta eklipsojne por nuk do t’ja
    arrijne, se ka nje probabilitet te larte, qe te fillojne te perplasen
    me njera tjetren.

    Reply
  • mali says:
    September 22, 2024 at 7:14 pm

    Arben Tashko.
    Kete pune vetem amerika e zgjidh ,ka thene nje komentues ketu ne dita.
    Thenie me e mencur nuk ka.
    Kjo I ve kapak c’do komenti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?