Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rreziku i çmimeve të larta, inflacioni bazë u rrit përsëri në dhjetor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rreziku i çmimeve të larta, inflacioni bazë u rrit përsëri në dhjetor
AktualitetEkonomi

Rreziku i çmimeve të larta, inflacioni bazë u rrit përsëri në dhjetor

Published: January 23, 2023
Shpërndaje

Inflacioni bazë u rrit sërish në muajin dhjetor, duke dëshmuar se rreziqet nga çmimet e larta për ekonominë ende nuk janë në një rrugë të qëndrueshme rënëse.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për dhjetorin inflacioni bazë u rrit në 8.42%, nga 8.3% që kishte qenë për muajin nëntor.

Për muajin nëntor, ky tregues kishte pësuar rënie për herë të parë në 10 muaj dhe pritej që sinjalet pozitive të gjenin konfirmim edhe në dhjetor. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kjo tregon se “beteja” e Bankës së Shqipërisë për të zbutur inflacionin e lartë do të kërkojë përpjekje të mëtejshme.

- Publicitet -

Inflacioni bazë është indikatori kryesor orientues në vendimmarrjen e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Ky tregues mat ndryshimin e çmimeve në ekonomi, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër.

Ngadalësimi i inflacionit bazë në tremujorin e fundit 2022 dhe madje rënia e tij gjatë muajit nëntor i lejuan Bankës së Shqipërisë të bënte një “pauzë” në rrugën e normalizimit monetar. Në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të muajit dhjetor, Banka e Shqipërisë e mbajti të pandryshuar normën bazë në 2.75%, pasi e kishte rritur për tre herë radhazi me 0.5% në mbledhjet e mëparshme.

Ky frenim i dha një lloj frymëmarrjeje tregut financiar dhe veçanërisht tregut primar të Bonove dhe Obligacioneve të Qeverisë shqiptare. Prej muajit dhjetor, yield-et nisën një korrektim në rënie, pas rritjes shumë të shpejtë që kishin pësuar veçanërisht në periudhën gusht-nëntor.

Por, rritja e inflacionit bazë në dhjetor është një sinjal se ndoshta rritja e normave të interesit do të rifillojë përsëri së shpejti. Në parim, Banka e Shqipërisë e ka bërë të qartë se kontrolli i inflacionit dhe ulja e tij pranë objektivit prej 3% do të kërkojë një rritje të mëtejshme të normave të interesit.

Kthimi i rritjes së inflacionit bazë në dhjetor mund ta bëjë këtë rritje të afërt. Mbledhja e parë e Këshillit Mbikëqyrës me objekt vendimmarrjen e politikës monetare pritet të zhvillohet në muajin shkurt.

Të dhënat e INSTAT treguan se për muajin dhjetor inflacioni mesatar në ekonomi ra për të dytin muaj radhazi, duke zbritur në 7.4%, përkundrejt një niveli maksimal prej 8.3% që kishte shënuar në tetor 2022. Por, një rënie e ngjashme nuk po regjistrohet në komponentin bazë të inflacionit dhe kjo kthen sërish shqetësimet për bankën qendrore.

Nëse inflacioni mesatar në Shqipëri ka qenë ndjeshëm poshtë niveleve të regjistruara në vendet e Eurozonës dhe BE-së, në fakt inflacioni bazë është në nivele ndjeshëm më të larta.

Sipas shifrave më të fundit të Eurostat, inflacioni bazë në Eurozonë për dhjetorin 2022 ishte 5.2%, ndërkohë që për të njëjtën periudhë në Shqipëri ky tregues ishte më shumë se 8.4%.

Një nivel kaq i lartë i inflacionit bazë rrit shqetësimin se goditja inflacioniste e ofertës po përcillet te pagat dhe kostot e tjera të prodhimit dhe mund të gjenerojë presione të reja inflacioniste në vijimësi.

Për Shqipërisë, vala inflacioniste që origjinoi nga tregjet e huaja po ndërthuret me një situatë delikate në tregun e punës, ku mungesa e fuqisë punëtore në shumë sektorë po rrit trysninë mbi bizneset për të rritur pagat. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit III 2022 paga mesatare bruto në ekonomi u rrit me 9.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Fakulteti economikDega finance. says:
    January 23, 2023 at 1:02 pm

    Cfare inflation eshte ky nderkohe qe leku eshte forcuar Ne nentor dollari kembehej 119 lek,CHF 120 Lek,Euro 117 ndersa sot Dollari kembehej 106 lek,CHF 115,euro 115.9 ndersa cmimet shkojne ne krahun e kundert.😜😡☠️

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Shifrat e një Shqipërie që po tkurret: Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?