Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëzimi i avionit në Indi, shtohet misteri nga regjistrimet e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rrëzimi i avionit në Indi, shtohet misteri nga regjistrimet e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?
BoteLajmi i fundit

Rrëzimi i avionit në Indi, shtohet misteri nga regjistrimet e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?

Published: July 12, 2025
Shpërndaje

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar raportin paraprak hetimor të incidentit ajror në Ahmedabad, kur nga rrëzimi i avionit humbën jetën 241 pasagjerët në të dhe shpëtoi vetëm një.

Sipas asaj që ka zbuluar Byroja Indiane e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, vetëm pak sekonda pas ngritjes për të dy motorët e avionit Air India u ndërpre furnizimi me karburant.

Të dy çelësat që kontrollonin furnizimin me karburant kishin kaluar në pozicionin “cut-off”, çka shkakton ndërprerjen e menjëhershme të motorëve. Por ajo që shton më shumë enigmën janë audiot e dëgjuara nga kutitë e zeza.

- Publicitet -

Në regjistrimin zanor të kabinës së pilotëve njëri prej tyre dëgjohet teksa pyet tjetrin: “Pse e ndërpreve?”, duke iu referuar karburantit.

Piloti tjetër i përgjigjet se nuk e kishte bërë ai.

Pak sekonda më pas, avioni filloi të humbiste lartësi dhe nga kabina u dërgua një sinjal emergjence përpara se avioni të përplasej në tokë, jashtë perimetrit të aeroportit.

Raporti thekson se çelësat e karburantit u kthyen njëri pas tjetrit në pozicionin “cut-off”. Menjëherë ato u kthyen sërish në pozicionin “on” duke bërë të mundur rindezjen e njërit prej motorëve, por në atë pikë, avioni nuk mundi të rimerrte shpejtësinë për të shmangur rrëzimin.

Raporti nuk specifikon se cili nga pilotët bëri deklaratat e dëgjuara në kabinë dhe as se cili prej tyre transmetoi thirrjen “mayday” para përplasjes.

Piloti komandues ishte Sumeet Sabharwal, 56 vjeç, me mbi 15 mijë e 600 orë fluturimi, ndërsa bashkëpiloti Clive Kunder, 32 vjeç, kishte një përvojë prej 3 mijë e 403 orësh.

Raporti nuk sqaron se si çelësat mund të kenë kaluar në mënyrë të pavullnetshme në pozicionin “cut-off”.

Sipas ekspertëve, ata përfshijnë mekanizma sigurie që e bëjnë të pamundur lëvizjen aksidentale.

Në kushte normale, ato përdoren vetëm pasi avioni ka mbërritur në gate, ose në raste të rralla emergjence, si për shembull në rast zjarri në motor – por raporti nuk përmend ndonjë emergjencë të tillë.

Kjo i ka shtuar edhe më shumë dilemat.

Eksperti amerikan i sigurisë ajrore John Cox deklaroi për Reuters se çelësat nuk mund të lëvizen rastësisht.

“Nuk mund t’i prekësh pa dashje dhe ato të ndryshojnë pozicion,” tha ai.

Një tjetër ekspert, Anthony Brickhouse, shtroi pyetjen: “Nëse çelësat janë lëvizur nga ndonjë pilot, pse është bërë kjo?”

Kujtojmë se i vetmi i mbijetuar nga kjo ngjarje ishte Vishwash Kumar Ramesh, një 40-vjeçar me nënshtetësi të britanike. Ai tregoi se avioni “sikur ngeci në ajër menjëherë pas ngritjes”.

Avioni ra në një zonë të banuar duke shkaktuar edhe vdekjen e disa personave në tokë.

Sa i përket raportit përfundimtar për ngjarjen, ai mund të zgjasë disa muaj.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?