Askush tjetër nuk ka qenë më pranë tij, me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë. Për 30 vite me radhë, ai ishte shefi i Sigurimit të diktatorit, prej vitit 1956 deri në vdekje.
Sulo Gradeci me Enver Hoxhën njihej qysh prej Luftës Nacionalçlirimtare, ose më saktë prej demonstratës së madhe të 28 nëntorit të vitit ‘41. Ndërsa takimi i parë i tyre do të ndodhte, kur Gradeci ishte partizan në Çetën e Skraparit. Ishte marsi i vitin 1944.
Kjo intervistë është marrë në 101 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës. Gradeci ishte shumë i rezervuar pas 90-s dhe kjo është intervista e fundit e dhënë për mediat.
Ai është ndarë nga jeta në dhjetor 2015.
Më poshtë, intervista e botuar në gazetën DITA ku flitet edhe për rrëzimin e shtatores së Hoxhës në 20 shkurt.
“Monumenti ishte përgatitur që më parë për ta rrëzuar. Na u tha tekstualisht “mundësisht në mes të ditës, mundësisht në sy të kamerave, mundësisht në sy të botës” – rrëfehet ish-njeriu i afërt i Hoxhës.
E keni shoqëruar nga afër fizikisht për 30 vjet rresht. Kush është për ju Enver Hoxha?
Në Shqipëri vështirë se mund të flitet e të shkruhet saktë tashmë e vërteta për Enver Hoxhën dhe në përgjithësi për epokën socialiste. Por Enver Hoxha ka qenë dhe mbetet një Shqiptar i Madh. Jeta ime ka qenë e lidhur ngushtë me mbrojtjen dhe përkujdesjen ndaj tij. Natyrisht, s’kam bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, sepse që nga vitet e ilegalitetit e më pas, për vite me radhë atë e donte dhe e ruante shumica, e la ruajtur vetë populli. Për atë, populli, si i thonë fjalës, kishte vend edhe nën gjuhë.
Si ju duket kur ju quajnë enverist?
Nuk dëshiroj të flas për veten time. Por e kam për nder të më quajnë enverist, i barazvlefshëm me një shqiptar të ndershëm e të përkushtuar për vendin tim. E vërtetë, mua më burgosën si enverist. Burgosjen e kam përjetuar në qeli si shprehje e hakmarrjes politike.
– Ju ndoshta harroni se atë kohë ka pasur burgosje, ndëshkime të egra?
– Kishte burgje dhe të burgosur, kishte qeli dhe ndëshkime në bazë të ligjeve në fuqi. Nuk përjashtoj shkeljet e të drejtave të njeriut. Por edhe kastriotët, zotëri, kishin burgje. Edhe ata bënin vrasje, por ato u bënë kryesisht kundër tradhtarëve.
Edhe para 90-ës pati asish njerëzish që deshën ta shisnin Shqipërinë. A thua duhet të rrimë duarkryq ndaj ligësive kombëtare? Ndonjëri, apo disa prej atyre të shiturve, njerëz që e kishin mësuar politikën ndërkombëtare dhe, madje, kishin marrë doktoraturën me të, e lanë mënjanë fatin e kombit të vet.
Nuk ma merr mendja të gaboj, kur them se kjo po rindodh sot me disa të mësuar e të shkolluar për së prapthi. Dëgjo televizionin, lexo gazetat. Secili është i lirë të shkruajë, por jo të deformojë, jo të çshqiptarizojë, jo të vrasë ndjenjat kombëtare me mashtrime të qëllimshme.
Burgosje dhe ndëshkime ka kudo në botë, edhe në vendet më të përparuara e më demokratike. Sot nuk është makabre, e papranueshme për ne, marrja e jetës në karrigen elektrike, siç ndodh në Amerikë. Koha socialiste kishte ndëshkime të rrepta, por edhe koha e sotme ka, siç janë ato që përmenda. Çdo sistem ka ligjet e veta. Kohët që vijnë bëjnë ndryshime.
Ata që kanë vuajtur nën diktaturë, nuk do miratonin këto që thoni për Enver Hoxhën
Unë për vete skuqem, kur shoh të paraqiten si heronj e si viktima, ata që bashkëpunuan me fashizmin, ata që përgatitën kurorën për Viktor Emanuelin, ata që vranë heronjtë e Shkodrës, heroinat e Mirditës. Skuqem nga turpi kur shikoj të shkulen e përdhosen monumentet, bustet e heronjve të ngritur në pidestale. Kanë filluar të tregohen patriotë të mëdhenj ata që i kanë bërë gjëmën këtij vendi. Kur dikush tjetër ka kurajë e fytyrë të mbrojë Gjon Marka Gjonin, Hamit Matjanin, Isa Toskën, dhjetëra bashibozukë e derdimenë të zinj në shpirt e në të bëma, unë duhet të trembem e të mos flas për Enver Hoxhën?
Po të ishin rrethana të tjera, ai do t’i bënte edhe këto proceset demokratike ndryshe, më mirë, pa i dërguar shqiptarët në fund të detit. Nuk do rrinte se s’ka ndenjur në një vend ai kur e thërriste zëri i popullit për ndryshim. Këtë e dëshmoi me profeci, me diplomaci, me shqiptarizëm. Është tjetër puna që nuk e dëgjuan, nuk e besuan.
E keni fjalën për zërat se ka patur përpjekje për lidhje me Perëndimin që ranë në vesh të shurdhët?
Nuk mund ta di saktësisht, kur dhe deri ku arriti ndërhyrja e Enver Hoxhës për dialog. Vetëm duke e lexuar të vërtetën që thonë amerikanët dhe anglezët, pak e nga pak, do të mirëkuptohet dhe do të vlerësohet kontributi i jashtëzakonshëm i Enver Hoxhës. Çdo gjë e mirë e tij do të dalë në dritë.
– Kini diçka që ju ngacmon kur vjen fjala te Enver Hoxha pas vdekjes së tij?
– Natyrisht. Doja të shkoja edhe njëherë për vizitë në Skrapar me Enver Hoxhën. Ma kishte thënë disa herë dhe unë jetoja dhe gjenerohesha me këtë dëshirë të zjarrtë të tijën dhe timen. Por sëmundja e rëndë e diabetit nuk e la. Më ka mbetur peng. Ai e donte Çorovodën se e ndryshoi nga themelet, e bëri pjesë të bukurisë shqiptare. E lidhi me rrugë automobilistike (Berat – Çorovodë – Përmet – Kolonjë). I dha dritë, i dha shkolla, i dha një autoritet. Ai dyqani i vetëm i Pasho Hysit, që ishte dikur, ka mbetur si relike e bisedave të hershme.
Asgjë tjetër peng?
– Rrezimi i monumentit të Enver Hoxhës…
– E rrëzoi populli…
– Nuk jini i saktë. Sa spekulime janë bërë dhe po bëhen në emër të popullit! Monumenti ishte përgatitur që më parë për ta rrëzuar. Na thanë “mundësisht në mes të ditës, mundësisht në sy të kamerave, mundësisht në sy të botës”.
Por ju e shihni. Që nga ajo ditë, monumenti i Enver Hoxhës po ringrihet urtësisht, paqësisht.
Meraku im tjetër ka të bëjë me zhvarrimin. Natën si hajdutë varresh. Ata që e zhvarrosën nuk mund të ishin njerëz që i faleshin Shqipërisë, por Djallit.
Rrënjët e krenarisë së sotme janë atje, në të djeshmen. Shqipëria e Enver Hoxhës kishte dinjitet. Atij që na jepte dorën ne i jepnim zemrën, atij që na tregonte grushtin, i tregonim grushtin.

Gjithça ishte e papapërgatitur, nga agjenturat greko serbe, të vidhnin gjithçka, me një pasuri marramendëse,që kishte shteti Shqiptar. Dhe ashtu ndodhi, viçidoli e vodhi e djegu e grabiti dhe prape don të djegë për koha e tij ka mbaruar.
bravo. nje shkrim sa per 100.000tradhtare te ketyre 33 viteve demokraci.
A keni degjuar o njerez per ndonje zagar qe kafshon te Zotin?
Po kemi degjuar
sALIram berisha
Po more po,ka shume zagar qe kafshojne te zotin.Por njeriu me dinjitet i qendrim besnik idealit dhe te vertetes.Propaganda antishqiptare i beri hero tradhetaret qe bashkepunuan me fasizmin dhe ata qe me pas me greket dhe serbet per interesa personale dhe kundra Shqiperis.E njejta vazhdon edhe sote,pa pas kushe te ndaloj shkaterrimin dhe deshqiptarizimin e keti vendi.
Po keni degjuar Sali ram berisha
Sulo Gradeci?
Ky ishte injoranti qe u tregoi Botes te gjitha te palarat e Enver Hoxhes si kriminel dhe pederast vrastar, ja kush ishte ky kriminel:
“ Sulo Gradeci për 19 vjet ishte komandant i grupit për sigurimin e Enver Hoxhës. I lindur në vitin 1922 në Skrapar, ai nuk kishte mundur të kryente më shumë se 2 klasë fillore. Në vitet 1939-1940 punoi shërbëtor në Berat dhe në vitet 1940-1942 punëtor krahu në Durrës e Tiranë. Dëgjon për komunizmin për herë të parë nga Mane Nishova e Gjin Marku. Nga maji 1942 del vullnetar në çetën e Skraparit ndërsa bëhet komunist më 20.8.1943. Akoma nuk dinte shkrim e kendim. Në vitet 1945-1947 është me forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit në Elbasan e Berat. Në mars-shtator 1947 është me detyrë në Rumani për llogari të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. Në vitet 1947-1949 është me funksione deri kryetar në DPB Berat. Më 1949-1950 zëvendëskryetar i Degës së 8-të në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit. Më 1950-1953 kryetar i DPB Përmet. Në vitet 1953-1966 kryen detyra të ndryshme në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit. Në një letër drejtuar Drejtorisë së Kuadrit të KQ të Partisë së Punës së Shqipërisë, Komiteti i PPSH-së së qytetit të Beratit, ankohej për emërimin e shokut Sulo Gradeci, për të cilin kishte një varg pakënaqësish që buronin nga formimi, injoranca dhe mungesa e shkollimit, si dhe fakti se ai nuk dinte te lexonte dokumentat e zyres. Çështja i kaloi për shqyrtim drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Beqir Ndou, por në vend që të ulej, Gradeci ngjiti shkallë në karrierë. I pëlqente partisë ky formim. I promovonte e i ngjiste sipër kuadro të tillë. Ja letra ne origjinal:
Partia e Punës e Shqipërisë
Komiteti i Partisë i Qytetit
Berat, 13.12.1948
Para një jave nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme u emërua si kryetar i Degës së Brendshme të Beratit, shoku Sulo Gradeci, i cili më parë ishte shefi i Rrethit të Beratit. Ngritjen e këtij shoku nuk e kanë pritur mirë shokët e Sigurimit, janë të pakënaqur dhe thonë se puna nuk ka për të shkuar mirë se është Suloja përgjegjës që këta nuk kanë aspak simpati për të. Nga ana tjetër ka shokë që kërkojnë të largohen nga Sigurimi dhe nga Berati për të mos punuar me Sulon. Opinioni jonë është se Suloja ka këto të meta: Kapaciteti i tij intelektual në lidhje me punën është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike dhe shumë i ulët teorikisht mbasi nuk ka zënë libër me dorë. Është i rrëmbyer në punë. Nuk gëzon simpatinë e inferiorëve të tij mbasi nuk u imponohet dot, por kërkon që me anën e autoritetit si përgjegjës t’i imponojë shokët. Ky shok ka bërë pjesë në organizatën e partisë së Rrethit të Beratit dhe nuk di konkretisht se çfarë gjërash të brendshme mund të ketë, por këto ne i ne i kemi në bazë të konstatimeve tona e thënieve të shokëve.
Lutemi të merret në shqyrtim.
Për Komitetin e Partisë
Gaqo Ligori
Nje figure shume komplekse.
Dhe antaret e byros politike e kishin frike.
Thone se kur ato shkonin te takonin Enverin
ne KQP, kontrrolloheshi nga ai apo njerezit e tij
se mos kishin ndonje arme me vete.
Gradeci ishte i pa kenaqur qe e cvendosen varrin e Enverit,
ne varrezat e kombinatit, rreth 20 metra pas varit
te prinderve te tij. Por Ai e di me mire se kushdo tjeter,
se varret e dhjetra shokeve te tij qe i egzekutoj, nuk gjendeshin,
pas renis te sistemit komunist se qene groposur ne toka ku nuk
shkelte njeri e nuk kishin varr e asnje shenje qe ato ndodheshin
atje.
Thuhet se Ai kishte veten dy klase shkolle.
Por cilat ishin aftesite e Sulo Gradecit, qe diktatori
I besoj mbrojtjen e jetes se tij dhe te familjes?
Si qe bindur diktatori qe ai ishte besniku me i madh?
Sulo Gradeci duhet te kete dhena prova te shumta.
Po te keni dijeni, Z. Intelektual, duhet te na i tregoni.
BEno ti siduket nuk e ditke, por besimi Enver – Sulo ka baze te forte homo-seksuale. Tashti se kush qinte ke nuk dihet me siguri, po ka te ngjare qe e benin me rradhe.
-Elham Dyrrilah, O zot me ep shkolle sa te lidh ushkurin e brekusheve-thote kavajsi.
Ja ky Sulua pa shkolle,ishte per 20 vjet N-2 i pushtetit komunist,pas enver Hoxhes.I dridheshin leqet anetareve te Birose
E mer demo, se mos kishte me shume shkolle ustai i Sulos. Prandaj e zgjodhi Enveri Sulon, per zagar e donte, zagaret nuk kane nevoje per shkolle, mesohen vete te lehin e te kafshojne qe te vegjel.
Me rrëzimin e shtatores së madhe e më të madhit shqiptar të të gjitha kohërave ENVER HOXHA, filloi shkatërrimi i Shqipërisë dhe çbëria shqiptare, një e tatëpjet pa fund e pa anë, pa din e pa iman.
Enver Hoxha nuk vdes kurrë o mjeran nga 20 shtatori dita e zezë për shqiptarët ,sa do që falangat e krimit i vunë zjarrin shqipërisë mbas 1990-tës duke shkatrruar ,vjedhur ,shitur çdo gjë nënë tokë e mbi tokë , të ndërtuar me gjakun dhe djersën e popullit për 45 vjet socializëm.Shqipëria u fut në kthetrat fashiste të qeverisjes berishiane ,në këtë moto u kryen vrasje kolektive e selektive ,me vrasje e burgosje ,me vjedhje të pasurisë kombëtare dhe firma piramidale ,dhe pushkatime kundër jugut vendit ,dhe veriut Hakljve të vrasjes e mbi 180 djemve të më të mirë tropojës ,vrasja e gërdecit dhe pusjhkatimi i katër qytetarve me 21 janar 2009?…!Interesat e popullit u shitën nga klasa politike më sharlatane që ka njohur historia ,shqipëria u kthye në protektorat të botës ,ndërsa shqiptarët jan shëndrruar në refugjat në vendin e tyre.Ushtria u vodhë e u shkatrrua dhe të gjitha institucionet e tjera politike juridike kaluan në duar të hajdutve të partive politike.Ku është pasuria e shqiptarve ?…..Përse shqipëria kaloi përfundimisht në kuotën ZERO !
Nga nje agjent i UDB me pseudonimi Intelektuali nuk pres asnje koment tjeter.Thuaj emrin te te Themi sa intelektual je.
Xha Sulo Ka shkruar libra per jeten e tij dhe ngjarje e ndodhi te kohes. Nje gomar interneti thote se nuk dinte shkrim e kendim. Xha Sulo vdiq enverist, gomari i internetit thote qe i spiunoi amerikoneve per bemat e Enverit.
VO:
-Sulo Gradeci thot të vërtetën.I ndrit shpirti Ku prehet,pasi i qëndroi besnik Komandantit që i besoi jetën gjat LNÇL,Ndërtimit të vëndit dhe mbrojthes nga Armiqt Titist në VERI,Neofashistët në JUG..dhe fraksioneve të brëndëshme armiqsore për pushtet,Si B.Kombëtar,Legalistët,Zogistët e Kompani.
-Ja ç’ndodhi pas vdekjes së E.Hoxhës 1985:
-Në pushtet erdhi R.Alia,i cili që gjat LNÇL u lidh me Spiunin e Beogradit DUSHAN MUGOSHA,etj.Kështu,gjat gjithë veprimtarisë politike në krahë të E.Hoxhës R.Alia punoi për eliminimin e kolegëve të E.Hoxhës për të mbetur i vetëm si pasardhës i E.Hoxhës..edhe si krushk që e kishte,ku me Nexhmie Hoxhën drejtuan vëndin pas vdekjes së E.Hoxhës
-Në 1982 R.Alia ftoi nga Amerika TERRORISTIN XHEVDET MUSTAFA për të vrar Enver Hoxhën.Por nuk ja doli.
-R.Alia më pas organizoi komplotin ndaj M.Shehut me anën e K.Hazbiut dhe zëvendësit të tij Feçorr Shehut..!
-R.Alia u bë faktor kyç për ndryshimin e Sistemit Komunist në mënyrë paqësore.
-Por,R.Alia bëri gabimin më të rëndë që delegon Sali Berishën në krye të PD dhe të vëndit më pas..me pasoja KATASTROFIKE për Shqipërinë për 33 vite,që dihen tashmë..!
Ethem, mos na zhgenje keshtu o kolonel…😥
Zyshe, e shof qe kapterr Ethemi te paska dale duarsh.
Demo, me kujtove nje thenie te babait te Viktor Emanuelit te III, qe i tha te birit” qe te jesh mbret te duhet vetem: te shkruash emrin, te lexosh gazeten, dhe te hipesh ne kale”.
Ja qe dhe nje oke shkolle nuk qenka kriter te besh lart ne kariere. Nuk cuditem qe ne pergithesi, njerzit me edukate dhe barr shkolle e kalojne jeten ne mjerim. Disa perfundojne dhe me keq kur bejne me te mencur se duhet.
Sulo Gradeci shkon dhe i thote Enver Hoxhes ne zyre: “Kam kapur nusen tende, Liljana Hoxhen duke bere sex mbi tavolinen e zyres me kryeredaktorin e Zerit te Popullit, cfare te bej o shoku Enver?” Enveri u ngrys per nje cast, por e morri veten shpejt dhe i tha: “Po ti ku e mesove kete lajm te lig o injorant analfabet qe nuk di te lexosh nje fjale? Mos te ka fryre ne vesh ajo shtriga ime, Nexhmija?” Sillua u be meit ne fytyre se nuk e priste kete reagim nga Diktatori qe per nje fjale goje te priste koken, perkundrazi priste qe Enveri ta pergezonte per vigjilencen e larte dhe prandaj morri guximin dhe ja ktheu: “I pashe me syte e mi shoku Enver si benin sex ne zyren e Partise” (sic e pa Edi Rama Gicin e tij). Enveri e pa qe Sillua nuk donte te zbythej, por e dinte qe e kishte besnik per koke dhe nderroi ton: “Mbylle shpejt o Sillo kete mesele te lige se ajo shtriga e Sokolit na e ben gropen te dyve ne.” Sillua e kuptoi mesazhin dhe e mbylli meselene, kryeredaktori i Zerit te Popullit u shkarkua menjehere nga te gjitha postet dhe te Partia e Punes dhe tentoi vetvrasjen si Mehmet Shehu dhe Liljana Hoxha vazhdoi te llape njesoj si me pare. Sillo Gradeci kur erdhi Saliu megjithese kishte dale ne fotografi ne Trieste me Fatos Nanon dhe Sali Berishen ja mbathi ne SHBA per te kerkuar azil politik dhe kur e pa qe nuk po i hapej parashyta i dorezoi Zyres se Migracionit nje dyzine me kaseta video regjistrimi Top Secret qe tregonin per jeten e Enver Hoxhes ashtu sic nuk e kemi ditur kurre me pare, njashtu sic i tregoi perkthyesi i tij personal ne ATSH, Ilir Bulka kur u arratis ne Greqi dhe vetem atehere Sulo Gradeci perfitoi vize emigrimi dhe shkoi ne Kanada, ku filloi me biznesin e pulave te ngrira duke i derguar te vajza e tij ne Shqypni, por injoranca ne arsimim dhe prepotenca e trasheguar e sigurimsit nuk i dha mundesi te pasurohej duke falimentuar edhe vajzen e tij qe e mbyti me borxhe ne Tirane si nje faqezi qe nuk dinte te bente asnje pune tjeter pervec se t’i sherbente si xhelat Bosit te tij. Kush te doje le t’i verifikoje keto fakte te reja qe po hedh intelektuali ne kete forum te nerum.
KJO ESHTE HISTORIA E SULO GRADECIT NGA SKRAPARI I ILIR METES QE NGA SPIUN I SIGURIMIT EDI RAME E BERI PRESIDENT.
Me 20 shkurt eshtee sigurte qe shtatoren e Dulles e rrezoi PD-ja qe udhehoqi popullin. Ishte apo nuk ishte demokrat Berisha dhe ekipi i tij ,drejtues te PD-es nuk ka asnje rendesi. Te gjitha gazetat e majta duan me ç’do kusht te injorojne roline PD-es ne keto zhvillime! Nje gje eshte e sigurte,te gjithe ata njerez qe moren pjese ne rrezimin e diktatures (Jo vetem te monumentit te diktatorit ) u rreshtuan ne krah te PD-es , megjithese pati shume te infiltuar, por shumica ishin DEMOKRATE . Ata qe sot shkruajne kunder kesaj partije dhe kunder ketij revolucioni jane njerez qe jane futur ne PD per perfitime personale dhe kur nuk arriten te perfitonin u bene kundershtaret me te flakte ! Nuk ka si spjegohet qe te gjithe te larguarit nga PD jane kundershtaret me te flakte, te gjithe te larguarit e paskan ditur qe Berisha paska qene agjent i dyfishte apo trefishte dhe shume i rrezikshem por sa ishin ne PD nuk e hapi asnje gojen !
Nje shkrim PREFDEKT sa; dhe shumica e komentuesve te vertete, se pari NJEREZ sa ATDHETARE t-Ju lumte, Historia Do ia jape vendin qe i takon se eshte shumica e mbare Populli tone sa Mbare BOTA PERPARIMTARE qe ia ka bere VLERESIMIN. Historia VONON po S’GABON!… Me opinionin qe jetoj sot mbi 30 vjet-Pensionist…. Dhimbia e Madhe POPULL!
Skraparllinjte lindin
Sali e Azem na la trashegim Ramizi, dy agjent Serbi, dhe nje injorant ordiner qe rastesia e futi ne jeten politike.
Ramizi nuk kishte force ti bente vet ndryshimet e na la peshqesh te mire. Nga shkodran ne Tropojan, Ramiz racisti. Nuk i hynin ne sy jugoret.
Nga shenimet, kujtimet e filmimet e fiksura e te percjella nga protagonistet e asaj kohe rezulton se:
1.- Nuk ka patur kurrfare cmontimi naten, si ne rastet e shtatoreve te tjera,
te cilat kane qene te fiksuara me vida vertikale shume te gjata e te trasha (Lenini, Stalini, etj) …..
2.- Kjo shtatore e Diktatorit, ishte 8 metra e larte, e derdhur ne bronx, BOSH nga BRENDA (= e lehte si peshe!),
vendosur mbi nje bazament te ulet, 1,5 metra i larte,
dhe
3.- po ashtu, bazamenti i drejperdrejte ku u salduan kembet ishte nje membrane e holle bronxi rreth 2-3 centimetra,
edhe kjo membrane ka qene e vendosur me boshllek mbi strukturen prej muri ku u fiksua ne forme kuadrati.
Aq e vertete eshte kjo, sa nga kujtimet e filmimet e kohes, duket qarte se ajo lekundet shume edhe me levizjen
e ajrit nga nje ere e moderuar !
4.- Kjo shtatore u perurua ne 16 tetor 1988, me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Diktatorit ….., eshte veper e skulptorit Shaban Haderi.
5.- Kjo shtatore U RREZUA me 20 shkurt 1991, me ndihmen e NJE KAVO-je te THJESHTE per TERHEQJE ¨IFA¨-sh (kamion i lehte, mesatar, prodhim gjermano-lindor), e cila u vendos me gishtat e dores se majte te shtatores, ne fund-shpine. = pasi rrezimit, nga filmimet ….., jane te dukshme zgavrat boshe qe kane lene kembet e shtatores te pllaka e holle prej bronxi ku ishte salduar.
Konkluzion:
– eshte menduar qe ne 1987 qe do duhej te ishte nje strukture e madhe, por e lehte (gjoja arsye ekonomike)!
– me shume gjasa, ne memorien e tij dr. Sabit Brokaj e/o intervistuesi ka/kane bere nje lapsus, duke futur ‘ne nje thes’ edhe kete shtatore, me ato te gjithe shtatoreve te tjera komuniste ne Shqiperi, = te renda, te derdhura ne bronx si nje mase e tere, e me pas te shtrenguara ne bazamentin e beton-arme-se me vida celiku, super te medha, vertikalisht te gjata. = kaq te renda kane qene keto shtatore, sa nga filmimet edhe te reportereve te huaj, jane nevojitur deri ne dy vinca, nga me te medhenjte e kohes per ti larguar nga bazamentet e tyre te larta. = nje pjese e tyre, sot gjenden ne oborrin e jashtem, ne pjesen e prapme ( nga Banka e Shqiperise = ish Hotel Dajti ) .
Kadavrat kriminalokomuniste vazhdojne te qelbin Shqiperine.Ne njezet shkurt, permbysem bustin, por jo sistemin kriminal.Lukunia e qenve komuniste vazhdojne hungurimat ne hapesirat shqiptare. Kush jane”HERONJTE”, ata qe luftuan per sistemin qe kemi sot ,apo hienat qe luftuan per sistemin orthokomunist te perandorise Sovjetike?
Vetem nje gabim te vogel ka Sulo-ja, kur thote qe Enveri ishte shqiptar. Enveri ishte Turk, nga babai (Bimbashi Turk i Gjirokastres) dhe shqiptar nga Aneja. Pra e shumta ishte gjysem-shqiptar, me supozimin qe Aneja nuk kishte fare gjak turku (e dyshimte edhe kjo).