Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëzoi 4 avionë luftarakë “MiG” në 30 minuta, 97-vjeçarit i jepet “Kryqi i Marinës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rrëzoi 4 avionë luftarakë “MiG” në 30 minuta, 97-vjeçarit i jepet “Kryqi i Marinës”
BoteKryesore

Rrëzoi 4 avionë luftarakë “MiG” në 30 minuta, 97-vjeçarit i jepet “Kryqi i Marinës”

Published: January 22, 2023
Shpërndaje

Royce Williams, në një ditë të ftohtë nëntori në 1952, Williams rrëzoi katër avionë luftarakë sovjetikë dhe u bë një legjendë për të cilën askush nuk do të dëgjonte për më shumë se 50 vite, shkruan CNN.

Ish-aviatorit detar tashmë 97-vjeçar iu dha “Kryqi i Marinës”, nderimi i dytë më i lartë ushtarak i shërbimit në një ceremoni të premten në Kaliforni.

Po çfarë ndodhi në 18 nëntor 1952?

- Publicitet -

Më 18 nëntor 1952, Williams po fluturonte me “F9F Panther”, avioni i parë luftarak i marinës amerikane, në një mision gjatë Luftës Koreane. Ai u ngrit nga aeroplanmbajtësja “USS Oriskany”, e cila po operonte me tre transportues të tjerë në një grup pune në Detin e Japonisë, i njohur gjithashtu si Deti Lindor, 100 milje larg brigjeve të Koresë së Veriut.

Ëilliams, atëherë 27 vjeç, dhe tre pilotë të tjerë luftarakë u urdhëruan nga një patrullë ajrore luftarake të fluturonin mbi pjesën më veriore të Gadishullit Korean, pranë lumit Yalu, që ndan Korenë e Veriut nga Kina, raporton abcnews.al.

Në verilindje është Rusia, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, e cila mbështeti Korenë e Veriut në konflikt. Ndërsa katër avionët e marinës amerikane fluturonin patrullën e tyre, udhëheqësi i grupit pësoi probleme mekanike me krahun e tij dhe u kthye në vendnisje. Kjo i la Ëilliams dhe krahun e tij të vetëm në mision.

Më pas, u identifikuan shtatë avionë luftarakë sovjetikë “MiG-15” që po shkonin drejt aeroplanmbajtëses amerikane. Komandantët urdhëruan dy avionët e marinës amerikane të vendoseshin mes MiG-ve dhe luftanijeve amerikane.

E ndërsa e bënin këtë, katër nga MiG-ët sovjetikë u kthyen drejt Ëilliams dhe hapën zjarr. Williams kujton se, avioni i tij ishte i përshtatshëm për luftime ajër-tokë, jo për luftime ajrore. Gjatë luftës, Ëilliams gjuajti të gjitha 760 predha 20 mm që mbante F9F.

Ai kujton se fluturoi në një model slitë me rrota lart e poshtë, me plumba që fluturonin sipër dhe poshtë tij ndërsa ai lëvizte, ndërkohë që, piloti sovjetik përpiqej të bënte një goditje të qartë.

Williams tha se ai gjithashtu e dinte se për shkak se avionët sovjetikë ishin më të shpejtë, nëse ai do të përpiqej të shkëputej ai do të vritej.

“Në atë kohë MiG-15 ishte avionic më i mirë luftarak në botë”, më i shpejtë dhe i aftë se avionët amerikanë, tha ai në intervistë.

Frika nga një luftë tjetër botërore

Lajmet për heroizmat e Williams u përhapën kudo me presidentin e atëhershëm Dwight Eisenhower në mesin e zyrtarëve të lartë amerikanë të etur për të folur me pilotin, sipas faqes së internetit të Navy Memorial.

Pas betejës, Williams u intervistua personalisht nga disa admiralë të rangut të lartë të Marinës, Sekretari i Mbrojtjes dhe gjithashtu Presidenti, pas së cilës ai u udhëzua të mos fliste pasi zyrtarët kishin frikë se incidenti mund të shkaktonte një rritje të tensioneve mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, dhe ndoshta të ndezë Luftën e Tretë Botërore, raporton abcnews.al

Heroizmi dhe trimëria që ai tregoi për 35 minuta 70 vite më parë në qiellin mbi Paqësorin e Veriut dhe brigjet e Koresë së Veriut shpëtuan jetën e kolegëve të tij pilotëve, shokëve të anijes dhe ekuipazhit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    January 22, 2023 at 7:58 pm

    Mig ishte avioni me i shpejte ne bote,po per te rrezuar i rrezonin keta.
    Neve ne ate kohe kemi pare vetem avione amerikane te rrezuar,cope cope teneqe dhe pilote me duar perpjete ne Vietnam.

    Reply
  • Futja pordhes says:
    January 22, 2023 at 8:09 pm

    Politike e dhjere, pas 70 vitesh marrin nje mumje qe nuk e njeh kush dhe e nderojne me cmimin e dyte me te larte ushtarak.
    Duhet pyetur mumja Williams qe vertet ka ndodhur kjo ngjarje dhe a e mban mend?

    Reply
  • Oh sa kom qesh says:
    January 22, 2023 at 9:58 pm

    Pas 70 vitesh mund te thuash cfare te duash, por sa te besueshme jane keto “fake news”.
    Ky shoku 97 vjec a mban mend qe ka leshuar 4 predha dhe i thone thuaj se ke rrezuar 4 avione luftarake sovjetik.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?