Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rriten interesat e kredive për shtëpi në euro, individët po i kthejnë huatë në lekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rriten interesat e kredive për shtëpi në euro, individët po i kthejnë huatë në lekë
EkonomiLajmi i fundit

Rriten interesat e kredive për shtëpi në euro, individët po i kthejnë huatë në lekë

Published: November 24, 2023
Shpërndaje

Normat e interesit të kredive për blerje banesash në Euro shënuan një rritje të mëtejshme në muajin shtator, duke prekur nivelet më të larta në vite.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për muajin shtator, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në Euro arriti në 5.64%. Ky është niveli më i lartë i shënuar qysh kur Banka Qendrore Europiane (BQE) nisi rritjen e normave të interesit vitin e kaluar.

Norma bazë e interesit e aplikuar nga BQE-ja ka arritur nivelin më të lartë historik prej 4.5%, ndërsa treguesi kryesor benchmark që përdoret në çmimin e kredive me norma të ndryshueshme interesi në Euro, Euribori 12-mujor, është pak sipër nivelit të 4%.

- Publicitet -

Rritja e muajit shtator e ka thelluar edhe më shumë hendekun e normave të interesit me kreditë në Lekë. Gjithmonë duke iu referuar Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit për kreditë e reja për blerje banesash në lekë në muajin shtator ishte 4.13. Megjithëse edhe interesi mesatar i kredive në Lekë është rritur lehtë, rritja ka qenë më e ulët krahasuar me kreditë në Euro. Kjo ka bërë që ndryshimi mes interesit mesatar të kredive për shtëpi në Lekë dhe atyre në Euro të arrijë në 1.51%, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Për herë të parë në historinë e sektorit bankar shqiptar, këtë vit normat e interesit për kreditë në Lekë po rezultojnë më të ulëta se ato në Euro. Kjo është përcaktuar kryesisht nga frenimi i rritjes së normave të interesit prej Bankës së Shqipërisë, që po mban kushte monetare ndjeshëm më të relaksuara krahasuar me Bankën Qendrore Europiane. Edhe pas rritjes së fundit, në muajin nëntor, norma bazë e interesit për Lekun është ndjeshëm më e ulët krahasuar me atë të Euros, përkatësisht 3.25% kundrejt 4.5%.

Forcimi i Lekut dhe normat më të ulëta të interesit për kreditë në monedhën vendase këtë vit kanë bërë që shumë huamarrës t’i konvertojnë kreditë nga Euro në Lekë.

Banka e Shqipërisë në analizat e saj konkludon se shumë biznese dhe individë që kishin kredi në valutë dhe kryesisht në euro kanë zgjedhur t’i kthejnë këto kredi në monedhën vendase. Faktorët kryesorë që kanë mbështetur këtë zhvendosje kanë qenë mbiçmimi i monedhës vendase, normat më të ulëta të interesit të kredisë hipotekare në lekë krahasuar me atë në Euro, si dhe lehtësirat rregullative për ndryshimin e monedhës së kredisë pa penalitet.

Konvertimi i kredive nga vlerësohet se ka qenë një nga faktorët që kanë ushtruar presione të mëtejshme rënëse në kursin e këmbimit mes Euros dhe Lekut.  \Monitor\

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Është më e lehtë të punosh me Putinin”, Trump sulmon Zelenskyn
  • Protesta e studentëve në rrethe, arrestohen dy të rinj në Korçë, tensione në Lezhë
  • U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  • Letërkëmbimi pasionant mes Albert Kamy dhe Simone de Beauvoir, dy prej mendjeve më brilante të një shekulli
  • Protestat në Tiranë, reagon OKB: Ndalni dhunën, palët të angazhohen në dialog

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  2. Fjalë me vend on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  3. Vlora on U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  4. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  5. labi on VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?