Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rriten kërkesat për azil pas liberalizimit të vizave në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Rriten kërkesat për azil pas liberalizimit të vizave në Kosovë
KosovëLajmi i fundit

Rriten kërkesat për azil pas liberalizimit të vizave në Kosovë

Published: November 13, 2024
Shpërndaje

Komente si ky kishin shoqëruar lajmin se kosovarët do të mund të udhëtonin pa viza nëpër vendet e zonës Schengen nga 1 janari i këtij viti.

Që nga muaji prill i vitit të kaluar, kur u dha ky lajm, liberalizimi i vizave ishte parë me shqetësim nga organizatat joqeveritare në Kosovë, të cilat brengoseshin se “ikja e trurit” mund të përkeqësohej.

Instituti për Studime të Avancuara, GAP, raportonte se gati 30 për qind e qytetarëve të Kosovës planifikonin të emigronin nga vendi pas liberalizimit të vizave.

- Publicitet -

Edhe pse problemet në tregun e punës, shkaku i emigrimit, nuk janë rritur aq sa është paralajmëruar nga shumë OJQ, të dhënat e Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat, tregojnë se ka pasur një rritje të numrit të aplikimeve për azil në BE.

Nga janari deri në korrik të këtij viti, mesatarisht mbi 550 kosovarë kanë kërkuar azil në vendet e Evropës çdo muaj.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja në gjashtë vjetët e kaluar.

Më shumë kërkesa për azil ka pasur vetëm në vitet 2015/2016 kur dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës kanë emigruar drejt BE-së përmes rrugëve ilegale të Hungarisë.

Vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti janë bërë gjithsej 3.950 kërkesa për azil – dukshëm më shumë sesa gjatë tërë vitit në katër vjetët paraprakë.

Numri më i lartë i kërkesave për azil këtë vit u regjistrua në maj, kur u bënë gjithsej 765 kërkesa. Pjesa më e madhe e tyre ishin bërë në Francë.

Franca ka qenë destinacion kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në BE qysh nga viti 2018, kur për herë të parë zuri vendin e Gjermanisë si destinacion kryesor.

Gjermaninë e kanë synuar shumë kosovarë në vitet e fundit, për shkak të procedurave të lehtësuara për punësim. Por, pasi procedurat lejojnë marrjen e vizës së punës përmes një shorti, në kërkesat për azil nuk përfshihen këta persona.

Meqenëse Gjermania nuk e lejon nënshtetësinë e dyfishtë – përveç në disa raste – ajo mbetet vendi kryesor për të cilin kosovarët heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës.

Por, të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës tregojnë se numri i kërkesave për lirim nga shtetësia, ka qenë në rënie përgjatë vitit 2024.

Ndërsa kërkesat për lirim nga shtetësia e Kosovës ishin në rënie, numri i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës u rrit dukshëm.

Me oferta të shumta nga agjenci turistike dhe pa nevojën për të aplikuar për vizë, shumë kosovarë e shfrytëzuan mundësinë e udhëtimit në zonën Schengen, e cila përbëhet prej 29 vendesh evropiane.

Numri i udhëtarëve përmes transportit ajror në Kosovë është rritur në krahasim me vitin e kaluar, por trendi i rritjes ka nisur edhe në vitet paraprake.

Oganizata të ndryshme joqeveritare dhe institucione shtetërore, në disa raste, kanë theksuar nevojën që kosovarët t’i respektojnë kushtet e udhëtimit pa viza.

E, cilat janë kushtet?

Liberalizimi mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 29 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe assesi për punë apo përfitime të tjera.

Në të kundërtën, Bashkimi Evropian ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave. Me këtë mekanizëm, një vendi joanëtar të BE-së, si Kosova, mund t’i pezullohet përkohësisht përjashtimi nga vizat, nëse bën keqpërdorime.

Janë katër skenarë ku Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej:

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të migrimit të parregullt.

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50%

– të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4%.

Në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt.

Në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra penale të rënda.

Deri më tani, BE-ja nuk ka shprehur shqetësim për rritje të migrimit apo kërkesave për azil nga Kosova, e as organizatat që përfaqësojnë bizneset nga Kosova nuk kanë shprehur shqetësim se punëtorët po ikin në mënyrë masive./ REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • pilo Lala says:
    November 13, 2024 at 4:06 pm

    Europa po e shkaterron sistemin e emigracionit ne interes te tyre.
    Gjermania, Franca, Anglia merr njerez te moshave te reja, gati per pune.
    Ata marrin produkt pa bere asnje investim.
    Vendet e varfera i rrisin femijet, i shkollojne, i aftesojne ne profesione, vjen Gjermania i merr gati per pune.

    Reply
  • Bukurshkrim says:
    November 13, 2024 at 6:11 pm

    Shumë e saktë Piro Lala

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?