Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritet numri i fëmijëve të regjistruar për herë të parë në çerdhet publike në Tiranë, fluks nga të ardhurit nga rrethet!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rritet numri i fëmijëve të regjistruar për herë të parë në çerdhet publike në Tiranë, fluks nga të ardhurit nga rrethet!
KryesoreShoqëri

Rritet numri i fëmijëve të regjistruar për herë të parë në çerdhet publike në Tiranë, fluks nga të ardhurit nga rrethet!

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Nisja e vitit të ri akademik për fëmijët e çerdheve ka shtuar edhe fluksin e frekuentimit në çerdhet publike në Tiranë.

Por rritja e regjistrimeve të fëmijëve të fëmijëve për herë të parë në Tiranë është ndikuar nga të ardhurit e rretheve, pasi lindjet në Tiranë janë ulur. Për 2022 sipas të dhënave të INSTAT lindjet në Tiranë ranë rreth 4% krahasuar me 2021. Tendenca rënëse e lindjeve vijoi edhe për janar-shkurt 2023. Në këto muaj lindjet ranë 13,3% në Tiranë krahasuar me 2022.

Sipas dhe dhënave të Open Data të bashkisë së Tiranë për periudhën janar-qershor 2023 numri i fëmijëve të regjistruar për herë të parë në çerdhet publike sipas grupmoshave (6-12 muajsh, 1-2 vjeç, 2-3 vjeç) është rritur 40%. Në total në Tiranë janë 43 çerdhe publike. Aplikimet për pranimin e fëmijëve në çerdhe nisi më 3 Qershor sipas njoftimit të Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë.

- Publicitet -

Për muajt janar qershor numri i regjistrimeve të fëmijëve të grup-moshës nga 6 muaj deri në 12 muaj është ulur 48% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për fëmijët e grup-moshës nga 12 muaj deri 2 vjeç regjistrimet për herë të parë për janar-qershor 2023 janë rritur 86% krahasuar me vjet. Ndërsa për fëmijët e grup-moshës nga 2 deri në 3 vjeç regjistrimet për herë të parë për periudhën janar-qershor 2023 janë 2-fishuar krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas një edukatore pranë zonës së ish Shkollës së bashkuar numri i fëmijëve në një klasë të grup-moshës 6 muaj deri 1 vjeç arrin në 43 fëmijë.

“Numri i fëmijëve ka qenë i lartë edhe vitin e kaluar, por këtë vit fëmijët e rinj që janë shtuar më tepër janë të moshës 1 vjeçare. Fëmijët e rinj më tepër janë të ardhur nga rrethet”, shtoi ajo.

Për shkak të kërkesës së lartë për regjistrime në çerdhe, parësi te aplikimet për çerdhet publike të Tiranës kanë fëmijët me status jetim, familjet që trajtohen në skemën e ndihmës sociale, si dhe fëmijët me të dy prindërit në marrëdhënie pune.

Në total numri i fëmijëve të regjistruar në çerdhet publike në Tiranë për muajt janar-korrik ishte 39,053 fëmijë sipas të dhënave të Open Data të Bashkisë së Tiranës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar regjistrimet janë shtuar 12%.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?