Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritja e çmimeve! Durrës, nis që në javën e parë të dhjetorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rritja e çmimeve! Durrës, nis që në javën e parë të dhjetorit
AktualitetEkonomi

Rritja e çmimeve! Durrës, nis që në javën e parë të dhjetorit

Published: December 10, 2023
Shpërndaje

Festat e fundvitit shoqërohen gjithnjë me rritje të çmimeve, një pjesë e të cilave konsiderohet abuzive, pasi tregtarët vlerësojnë faktin se shumë qytetarë janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë për të blerë ushqim, dhurata, veshje, dhe argëtim.

Një tjetër faktor janë dhe bonuset e fundvitit, ai për pensionistët, shpërblimet, si dhe ardhja e emigrantëve, që sjellin më shumë para në qarkullim për t’u shpenzuar. Por ndonëse është vetëm java e parë e dhjetorit dhe ka ende kohë për festat, çmimet kanë nisur të rriten edhe në tregun e produkteve bujqësore në Durrës, krahasur me fillimin e muajit të kaluar.

“Nuk janë aq të favorshme. Ndihet ndryshimi, po kjo është. Varet nga gjendja e gjithsecilit. Dikush i përballon e dikush jo”– tha një qytetar.

- Publicitet -

“Shpresojmë të rriten tani, si gjithmonë. Ironi patjetër”– u shpreh një qytetar tjetër.

“E marr nesër. Ndihmon për zarzavatet, jo për mishrat e tutje”- u shpreh i keqardhur një tjetër.

“Çmimet shtrenjtë, ç’të flasim për to ne?! Janë rritur, po vijnë festat. Nuk është normale, po njerëz hallexhinj. Do blejmë se do të hajmë. Sa të kemi do të hamë”- tha një tjetër.

Rritja e çmimeve është kthyer në një dukuri të zakonshme, që rëndon kryesisht ekonominë e familjeve me të ardhura të pakta.

 

“Pa diskutim, a bëni pazar ju për vete. Duhet me ble ngapak, po do kalojmë. Të jeni mirë ju dhe ne do të jemi”- tha një qytetar.

 

“Çmimet janë të larta, prandaj duhet të marrin masa veccanërisht për ne pensionistët. Se sado i kanë ngrit pensionet prapë…”- u shpreh një tjetër.

 

”Viti i ri dhe 3 javë. S’janë normale se rrogat janë të vogla. Unë punoj në rrobaqepësi, punëtore hekuri dhe marr 360 mijë të vjetra”- tha një qytetare.

 

– Pak të larta janë. Marrim nga pak. Në vend të 1 kg, marrim gjysëm.

 

– Do të shpenzoni më shumë për festa?

 

– Po bonusin e keni marrë?

 

– E kemi marrë, po 5000 lekë janë ato.

 

“Ne jemi pensionista. Sa të kemi mundësi do të marrim. Çfarë është bonusi, po bereqaveres. Do dhe një 5-she tjetër gjeli i detit”- tha një tjetër.

 

Ndryshe nga blerësit, për tregtarët çmimet nuk kanë rritje, ndërsa fuqia blerëse ka rënë.

 

“Çfarë pritet?! Ka mall e s’ka fuqi blerëse. Kupton? Çmimet të njëjta janë, ndoshta dhe më lirë se vitet e tjera”- tha për Top Channel një tregtar.

 

“Blerës s’ka fare. Kanë ikur të gjithë. Çmimet në stratosferë? Është e përditshme. Para s’ka, blerës s’ka. Ku të shkojë më?!”-tha një tjetër tregtar.

 

“Ça festash?! Ku ka lekë?! Shef rob këtu ti?!”

 

Në prag të festave, çmimet pritet të rriten edhe më tej së bashku me kërkesën për produkte dhe shërbime.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  • Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
  • Kreu i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë, u godit me gurë në kokë nga protestuesit
  • VIDEO: Vazhdojnë ta godasin edhe pse e kanë shtrirë, gjashtë policë dhunojnë protestuesin

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?