Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritje e madhe e vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane, Pentagoni rishikon protokollet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rritje e madhe e vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane, Pentagoni rishikon protokollet
AktualitetBote

Rritje e madhe e vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane, Pentagoni rishikon protokollet

Published: October 11, 2022
Shpërndaje

Rritja e nivelit të vetëvrasjeve mes anëtarëve aktivë të shërbimit ushtarak amerikan, ka detyruar Pentagonin të rishikojë protokollet e shëndetit mendor të ushtrisë. Por shumë anëtarë të shërbimit ushtarak që paraqesin probleme të kësaj natyre, druhen të flasin e të pranojnë se kanë nevojë për ndihmë. Dhe atyre që kërkojnë ndihmë, u duhet shpesh të luftojnë me stigmën e rrënjosur thellë mbi çështjet e shëndetit mendor, pengesat burokratike, si dhe me trysninë e brendshme për të qëndruar në punë.

Pentagoni ka krijuar një komision të pavarur për të rishikuar protokollet e shëndetit mendor të ushtrisë si dhe programet e parandalimit të vetëvrasjeve. Në të njëjtën kohë, një rrjet organizatash bamirëse që bashkëpunojnë me ushtrinë, janë përpjekur të plotësojnë mangësitë, duke ofruar një sërë programesh e iniciativash të tjera në terren.

Sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes, vetëvrasjet në mesin e anëtarëve të shërbimit ushtarak aktiv u rritën me më shumë se 40% mes viteve 2015 dhe 2020. Shifrat u rritën me 15% vetëm gjatë vitit 2020. Në ato që konsiderohen si pikat e nxehta të vetëvrasjeve sikurse Alaska, ku anëtarët e shërbimit ushtarak dhe familjet e tyre përballen me izolimin ekstrem dhe një klimë të ashpër, shkalla është dyfishuar.

- Publicitet -

Një studim i vitit 2021 i kryer nga organizata “Cost of War Project” arriti në përfundimin se që nga 11 shtatori 2001, kanë vdekur nga vetëvrasja katër herë më shumë anëtarë të shërbimit ushtarak e veteranë krahasuar me ata që kanë humbur jetën në vatra lufte. Studimi detajoi faktorë sikurse “ekspozimi i lartë ndaj traumave mendore, fizike, morale dhe seksuale, stresi apo ezaurimi mendor, ndikimi i kulturës maskiliste në ushtri, qasja e vazhdueshme tek armët, si dhe vështirësitë për t’u riintegruar në jetën normale si civilë.

Pentagoni nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura për komente mbi këto të dhëna. Por sekretari i Mbrojtjes Austin e ka pranuar publikisht se programet aktuale të Pentagonit mbi shëndetin mendor, përfshirë dhe ekzistenca e një zyre për Parandalimin e Vetëvrasjeve, e krijuar në vitin 2011, kanë rezultuar të pamjaftueshme. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni says:
    October 11, 2022 at 7:56 am

    ushtarë, mos bini pre e mashtrimeve të imperializmit i cili kërkon ta fusë botën në luftra të reja.
    sabotoni dhe dezertoni sa më shumë.
    hiqni dorë nga ushtria.
    ushtria imperialiste është mjet për skllavërimin e popujve.

    ushtarë, rrëzojeni imperializmin me armët që ai kërkon të skllavërojë botën dhe ndërtoni diktaturën e bazuar në sovjetët e punëtorëve, fshatarëve dhe ushtarëve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?