Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Rritu-bir i nënës, mezi të pret vëndi, o politikan, ose… qën bir qëni!”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Rritu-bir i nënës, mezi të pret vëndi, o politikan, ose… qën bir qëni!”
AnalizaKryesore

“Rritu-bir i nënës, mezi të pret vëndi, o politikan, ose… qën bir qëni!”

Published 28 Maj, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Fli-o bir i vogël,
fli se të kam xhan,
rritu-edhe bëhu,
një politikan!

Rritu edhe bëhu,
për nënë e baba,
se politikanët,
bëjnë shumë para!

Rritu bir i nënës,
rritu sa më parë,
se të do Atdheu,
dhe pakëz kusar!

- Publicitet -

Rritu-bir i nënës,
të kam me kimet,
që t’i kesh të tëra,
bëhu deputet!

Nuk ka rëndësi,
i kuq-apo blu,
se bën prokopi,
dhe po të jesh hu!

Dhe po të jesh hu,
shokëve u’a kalon,
se huri dy herë,
gjërat s’i mendon!

Se me politikë,
të shkon jeta mirë,
dhe sikur të jesh,
pakëz qelbësirë!

Rritu edhe bëhu,
për popull një shpresë,
edhe po të jesh,
pakëz i pabesë!

Pakëz i pabesë,
pakëz maskara,
nëse do jesh ndryshe,
nuk bën dot para!

Rritu bir i nënës,
për ty zotin lus,
mirë është që të bëhesh,
dhe pakëz mashtrus!

Fli sa je i vogël,
se nesër s’ka gjumë,
nëse do mashtrosh,
të besojnë më shumë!

Rritu bir i nënës,
bëhu një i zgjedhur,
se këtu gjithmonë,
do ketë për të vjedhur!

Nuk të duhet nderi,
si burrat e hershëm,
se do vuash shumë,
po të jesh i ndershëm!

Bëhu deputet,
dhe nuk ke pse vuan,
sa më i lig  të jesh,
më shumë do të duan!

Cfarë ke ndënë vete,
me havan t’i grish,
atyre më sipër,
bythën t’u lëpish!

Lëpi pa pushim,
mundi kot s’të shkon,
se me bythëlëpirje,
karriera fillon!

Asnjë ëndërr-bir,
nuk të bëhet pluhur,
nëse do lëpish,
në bythën e duhur!

Kjo si për fillim,
biri im-flori,
pastaj do vijë koha,
të ta lëpijnë ty!

Edhe kur të bëhesh,
tamam një i pasur,
për t’u engledisur,
zur dhe një të dashur!.

Mba një -po tamam,
dhe jo dy e tri,
s’i bën dot derman,
asaj në shtëpi!

Rritu-bir i nënës,
mezi të pret vëndi,
o politikan,
ose qën bir qëni!

Rritu dita-ditës,
që të shohësh mirë,
bëhu-bir i nënës,
pis e qelbësirë!

—–

Tetor 2015, marrë nga arkiva e Arben Dukës në DITA

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

K R 28 Maj, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo
11 Komente
  • reshit Lala thotë:
    28 Maj, 2023 te 8:45 am

    Kjo është e vërteta Shqiptare sot e 32 vjet. Këtë kanë bërë politikanë
    t e djathtë dhe të majtë! Natyrisht tragjedia që kanë shkaktuar të djathtët në të gjitha drejtimet- NË SHKATËRRIMIN E SHITJEN E SHQIPËRISË NUK KRAHASOHEN ,ME ASGJË!

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    28 Maj, 2023 te 10:43 am

    Nuk ka qene gjithmone keshtu.
    Ne periudhen 1991-92,Partia e Sapoformuar Demokratike kishte nje kurore Intelektualesh te Zote,te Ndershem dhe te Perkushtuar,qe nuk pane XHEPIN e tyre por Hallet e Vendit.Te tille ishin Gramos Pashko,Neritan Ceka,Prec Zogaj,Alexander Mexi,Ridvan Peshkepia,Genc Ruli,Arben Demeti dhe intelektuale te tjere,qe kishe deshire t`i degjoje,,Nga krahu tjeter i Politikes ishin Figura te tilla si Dritero Agolli,Maqo Lakrori,Rexhep Mejdani,Ylli Bufi,Fatos Nano,Ermelinda Mexi,Skender Gjinushi,Farudin Hoxha,.Cfare ndodhi?
    Ne kushte normale Zgerbonje e Berishes do te humbiste mes ketyre Lisave te Larte.
    Bisha Vucidolit,Zgerbonja e Bllokut,shegerti Vitos,druvari Sokolit me zagarin e zgafellave te Tropojes hajdar Hajdarin,me minjte e birucave Pjeter Toma eAli Spahia(e kujtoj kete kur fliste si gjuha gjarperit) organizuan masakren e 2 Prillit ne Shkoder. Ja veshen kopilin ne dere Ramiz Alise,Gramoss Rrucit,ca Hajredina eca Gjeka. car qene police pa fat ate dite. Intelektualet e cquar te PD rane ne kurthin e tyre. Berisha grushtin e shtetit te nisur ne Shkoder e vazhdoi me Rreximin e Qverise se Stabilitetit,,.Ketu moren Fund Demokracia,Pluralizmi,Idealizmi,Intelektualizmi,etj,.Themeluesit e Profesoret,Inxhenjeret e PD,nuk e parandaluan dot terbimin e Berishes,qe i shoi nga listat drejtuese te Shtetit dhe Parlamentit.Ramiz Alia ju perul presionit te Berishes dhe Firmosi Zgjedhje te parakoheshme.
    Fitoi Horri,,Ky qe KAPITULLIMI I NDERSHMERISE PARA HORRAVE,RRUGACEVE,MALOKEVE,INJORANTEVE,HAJDUTEVE.
    Berisha erdhi ne pushtet me djegjen e Shkodres ne 2 prill 1991,ashtu si erdhi ne pushtet Hitleri me djegjen e Rajshtagut,.E njejta SKEME,,Mot a mot.Neqoftese Qeveria e Ramiz Alise do ti shperndamte Rrugacerit e Shkodres me gaz lotsjelles dhe te arrestonte Sali Berishen dhe Azem hajdarin si zjarrvenes.Ti diskretitonte si Agjente informatore,organizatore,persekutore te Sigurimit te Shtetit,me Fakte,prova,deshmitare dhe Dokumenta(qe Ramiz Alia i kishtete te tera,te gjalla,te shkrojtura,te firmosura dhe deshmitaret dhe viktimat e Sali Berishes te tera).Te nxirrte nga Burgu Hysen Shoshorin dhe t`ja paraqiste popullit ne TVSH,
    Te Merrte nga Kavaja mjeket e internuar nga Berisha, Kristaqin dhe Margariten ne Televizion.
    Do TE KISHTE SHPETUAR DEMOKRACINE .DO KISHTE SHPETUAR SHTETIN NGA HAJDUTET,.DO TE PARANDALONTE SHKATERRIMIN DHE VJEDHJEN E INDUSTRISE,USHTRISE,BUJQESISE,TOKA DHE TROJE,DETIN DHE AJRIN,.TE TERA,.
    BERISHA,RAMA,hAJDUTERIA POLITIKE NE PUSHTET,FILLON ME 2 PRILLIN NE SHKODER.
    Pran daj e pershendes Albin Kurtin qe me nderhyrjen Trimerore,skenderbejane,ne Komunat e Mitrovices,duke sh[perndare si mijte rrugacerine Serbe,po shpeton Kosoven,.
    Aferim Arberor Kurti!Hallall qumeshti i nenes kosove.
    KU TA GJEJME NJE DJALE SI TI!

    Përgjigjiuni
  • Buna thotë:
    28 Maj, 2023 te 1:22 pm

    DASHTE PERENDIA
    SHPORRET NJE EDVIN
    E NA SJELL DHURATE
    DHE NE NJE ALBIN

    Përgjigjiuni
  • ¿? thotë:
    28 Maj, 2023 te 1:37 pm

    Ore ju te DITAs, po lereni ore rehat bejtexhiun atje ku ka vajtur. Boll qe na çau menderen sa qe gjalle po edhe tashti doni t’i mbani gjalle mizat e tij?

    Përgjigjiuni
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha thotë:
    28 Maj, 2023 te 5:41 pm

    E keqja e madhe
    sot nuk eshte SALIU
    Ppo djali adoptiv
    EDvin BOJAXHIU!

    Nese SS-Serbi Sali
    mban rekorde KRIMI
    Per antishqiptarizem
    e mban EDVINI!

    Kane te perbashket
    shendetin MENDOR
    Serbi i mer ilaçet
    droge pi ky HORR

    Te dy jane UDB-ashe
    kembe e koke PIS
    Njeri firmosur ne Beograd
    tjetri ne PARIS!

    Sa per ate Albin koqen
    eshte sa UDB-ash aqe KAIN
    Xhihadist tru shpelare
    as te leshon e as te QIN!

    Përgjigjiuni
  • mamurrzaku thotë:
    28 Maj, 2023 te 6:19 pm

    Fantastkik,dhe UNIK…..!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjiuni
  • Buna thotë:
    28 Maj, 2023 te 10:10 pm

    KOSOVA NE RREZIK

    PO GATUAN EUROPA
    BERLININ E DYTE
    I KA VENE ALBINIT
    THIKEN MU NE FYT

    MIQTE ME GISHT NE BYTHE
    BERE ME SERBIN PALE
    TE NA RREMBEJNE VERIUN
    SHKOJNE E VIJNE VERDALLE

    NA KUJTOJNE KAVIE
    KURRE SKA BERE VAKI
    NA U BENE ZOTER
    ME FORCE NE SHTEPI

    MBAHU ALBIN KURTI
    ALARMI GJEMON
    BOLL NA XHVATEN TROJET
    JEMI NE TE DREJTEN TONE

    TURPI E MBULOFTE
    KETE QEVERI
    QE MOHON VELLANE
    MBRON HASMIN E TÌJ

    Përgjigjiuni
  • SPAK thotë:
    29 Maj, 2023 te 12:55 am

    Vjedhja behej ne sy sy pa ju dridhur syri Berishisteve! Saliu tani e ka vendin ne burg ku e kane vendin edhe Mulet,Paloqet,Preshet dhe te tjeret! Shqiperia dhe Kosove eshte se nuk dime te bejme shtet! Ne vitet 90 kur filluam te dalim jashte Shqiperise e kuptuam kulturen dhe shtetin! Ne Shqiperi egsistonte vetem diktatura pas enveriste! Saliu u kthye nje diktator me luften e re te klasave dhe me korupsionin e papare me pare! Jane budallenj thua berishistet? Jo! Kujtojne se jane dinake, Grida Dume -tha Vlera ne Kontrast te vihet ne krye te PD!Por a mund te vihet nje kurve edhe politike? Do te beje njelloj si Saliu! Eshte pjelle e tij!

    Përgjigjiuni
  • durrsaku thotë:
    29 Maj, 2023 te 5:51 am

    Ti SPAK me sa duket je pjelle e Enverit dhe vella i Rames sepse keni mbi 10 vjet ne qeveri dhe gjithmone ankoheni se faji eshte i Berishes. Berisha tashme eshte nje kufome por ju patronazhistet nuk shihni dot me larg se sa ju lejon Rama,ky krye hajdut.

    Përgjigjiuni
  • Gjitoni i Benkos thotë:
    29 Maj, 2023 te 7:20 am

    Keto vargje ky Benko,
    vertet poet trim i cartur,
    kur i ka hedhur ne leter,
    Tom Dosh ne mendje ka pasur.

    Se fjale per fjale ato vargje,
    Tomken e pikturojne fort mire,
    pra ai i shpalluri “non grata”,
    Tom “socialdemokrati’ Kellir!

    Përgjigjiuni
  • !!? thotë:
    29 Maj, 2023 te 11:14 am

    Nuk ka portretizim më të saktë se ky portret i pikturuar kaq me besnikëri në vargje nga i ndjeri Arben Duka i ndyrësirave të kombit që i kemi deputetë dhe politikanë. Këta bijë nënash që janë mallkim kobzi për shqipëtarët dhe Shqipërinë, mallkim edhe për vetë nënat që i kan lindur dhe i kan rritur. Tamam,sikurse vargëzon poeti Duka me sarkazëm, ata e nisin “suksesin” me aktin e bythëlëpirjes së liderit, përkatësisht duke lëpir bythën e qelbur me korrupsion kriminal të ose Sali Berishës, ose të Ilir Metës, ose të Fatos Nanos ose bythën më të kërmosur me korrupsion kriminal kombçfarosës të Edi Ramës dhe

    dhe kjo bythlëpirje, pa të cilën nuk ka “sukses” në halen ton politike, qeverisëse dhe as sukses ekonomik, si akt është sanksionuar me ligj në 2008 me kushtetutë nga kafshët e marrosura, Sali Berisha dhe Edi Ramën në nenin që thot që pa lëpir bythën e zhyer me krim, korrupsion dhe kusari të kryetarit të partisë që bën listën e mbyllur të deputetëve, nuk bëhesh kurr deputet që

    në vitin 2021 në reformën e bër nga bythëlëpirsat më profesionistë, Gjiknuri, Bylykbashi dhe Vasili u sanksionua që edhe të marësh deri në 10000 vota, po nuk qe lëpirsi i parë i bythës së qelbur të tij në listën e bythëlëpirsave të kryetarit të partisë, nuk caktohesh si deputet nga kryetari, dmth

    Spiropali që lëpin jo vetëm bythën e Skënderbeut karikaturë të saj, po të jetë e para në listën e bythlëpirsave, edhe të mos mar as një votë pro, me nenin e kushtetutës që sanksionon bythëlëpirjen si kriter kryesor për emërimin deputet nga kryetari, do të jetë në kuvënd ulur në anën e majtë të Skënderbeut edhe në 2050.

    Sa të jenë lidera Sali Berisha dhe Edi Rama me bolen që tundet midis tyre, Ilir Meta, deputetët do jenë ata që portretizon me penelata vargjesh pa lën asgjë mangut Arben Duka dhe fakti më buçitës që e vërteton këtë është blerja e tyre me para në dorë si bagëti me 310 000 L të rinjë për kokë nga sharlatani i përsosur në ndyrsit e tij antishqiptare, Edi Rama duke e kthyer kuvëndin në vegël të bindur të projekteve të tija makabre antishqipëtare. Të jeni të sigurt që edhe Dashnor Sula, edhe Jorida Tabaku ashtu si edhe Spiropali dhe Erjon Braçja, kur të marin nga 310 000 dhe nja 200 000 për karburant, dieta…..dmth 500 000 L të rinjë të thata në dorë që ja ka dhën jo ligji i aprovuar nga ata por vet ai, vetëm ai….Rama personalisht nga thesi i tij kusarisë, do të vrapojnë dhe duke u shtytur kush të jetë i pari do të lëpijnë me radhë edhe ata prapanicën mashalla mbulur me të gjithë fekalet më të qelbura të hales politike e qeverisëse 30 vjeçare dhe

    mbasi të fshijnë buzët me paratë vjedhur popullit fukara do të thonë tepër të kënaqur “Sa të shijoka kjo bythëlëpirje”.

    Do tu lutesh ju të redaksisë së Ditës sikur ta vinit këtë poezi të të ndjerit Duka në vënd të kryeartikullit sepse me blerjen dhe privatizimin pa asnjë kundërshtim nga deputetët të të gjithë kuvëndit nga Edi Rama kjo poezi është aktuale dhe thot ato që mendojnë të gjithë shqipëtarët e ndershëm përveç lëpirsëve të devotshëm të bythëve të qelbura kërmë të Sali Berishës, Fatos Nanos, Ilir Metës dhe Edi Ramës.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë/Synimi ynë është bashkimi Euroatlantik
  • Udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë, qeveria serbe mohon se Radoiçiç ndodhet në spitalin e Beogradit
  • Babain ia vranë, vetë u plagos/ Kush është Gjin Guri i dënuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
  • Zjarri në pyllin e Pishporo përhapet me shpejtësi, pritet ndërhyrja nga ajri
  • Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri (EMRAT)

Komentet e Fundit

  1. Fjale me vend në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
  2. loni në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
  3. fery në Dy kryeministra të BP kërkuan “Republikën e KFOR” në Kosovë? Ka qenë Rama në bisedën me dyer të mbyllura, apo gazetarja serbe spekulon?
  4. intelektuali në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
  5. Aldrin në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?