Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrjedhje skandaloze e sekreteve të “Tesla”, rrezikohet siguria e 100 mijë punonjësve dhe 23 mijë dosjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrjedhje skandaloze e sekreteve të “Tesla”, rrezikohet siguria e 100 mijë punonjësve dhe 23 mijë dosjeve
AktualitetEkonomiPikanteShoqëriTeknologji

Rrjedhje skandaloze e sekreteve të “Tesla”, rrezikohet siguria e 100 mijë punonjësve dhe 23 mijë dosjeve

Published: June 2, 2023
Shpërndaje

“Tesla” nuk do të kishte mbrojtur në mënyrë adekuate të dhënat e deri në 100,000 punonjësve, klientëve dhe partnerëve të biznesit. Kjo u zbulua të premten e kaluar nga gazeta ekonomike gjermane “Handelsblatt”, e cila ka pasur akses në një rrjedhje masive të informacionit konfidencial, nga prodhuesi i makinave elektrike të udhëhequr nga Elon Musk.

Në një seri raportesh investigative, gazeta pretendon se ka pasur akses në 100 gigabajt të të dhënave të kompanive private, duke përfshirë emrat e punonjësve, adresat e tyre të emailit, numrin e telefonit, pagat e tyre, të dhënat bankare të klientëve dhe sekretet e prodhimit të “Tesla”. Mes atyre 23,000 dosjeve, të zbuluara nga një sinjalizues, do të ishte edhe numri i sigurimeve shoqërore të Musk, CEO i kompanisë.

Kjo rrjedhje do të shkelte Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (RGPD) të Bashkimit Evropian (BE), e cila nëse vërtetohet, mund të çojë në gjoba deri në maksimum 3,3 mld euro! Zyra e mbrojtjes së të dhënave të Brandenburgut, ku operon gjigafabrika evropiane e kompanisë, tashmë ka hapur një hetim për të sqaruar një çështje që ata e kanë përshkruar si “jashtëzakonisht serioze”. “Nuk mbaj mend një shkallë të ngjashme”, tha zyrtari gjerman i mbrojtjes së të dhënave “Länder”, Dagmar Hartge. Dosjet e zbuluara tregojnë gjithashtu për një numër të madh ankesash nga klientët e “Tesla”-s për programet e ndihmës së shoferit, me afro 4000 për përshpejtimin e papritur të automjetit, ose të ashtuquajturin frenim fantazmë. “Tesla” i tha “Handelsblatt” se dyshonte se një “ish-punonjës i pakënaqur” ishte pas rrjedhjes së informacionit, i cili “kishte përdorur aksesin e tij si teknik shërbimi, për të nxjerrë informacione” dhe po shqyrton marrjen e masave ligjore. Rregullatori gjerman vuri në dukje gjithashtu se “ekziston” mundësia që të dhënat të ishin të aksesueshme nga brenda kompanisë.

- Publicitet -

Sindikata IG Metall, më e madhja dhe më me ndikim në Gjermani, i ka quajtur zbulimet “shqetësuese”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  • Serbia mund të ndryshojë… deri te Kosova
  • Çfarë po ndodh me liderin kinez? Kërkesat e pazakonta për “pushim” në Uashington
  • I vuri zjarrin mbeturinave në tokën e tij, 76-vjeçari ndërron jetë gjatë përpjekjes për të shuar flakët
  • SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Qytete pa Qytetarë
  2. Anonymous on Shkatërrimi i varreve ilire në Bajkaj, dëshmitë si u rrafshua thesari arkeologjik në Delvinë
  3. child porn on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  4. Detari on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. xxx on Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?