Qyteti bregdetar raporton për bllokime rrugësh dhe dëme materiale si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, ndërkohë që KESH ka filluar shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, duke paralajmëruar vërshime dhe në veri.
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin në 24 orët e fundit, kanë shkaktuar përmbytje rrugësh dhe dëme të shumta materiale në bashkinë e Durrësit.
Bashkia njofton se është pezulluar mësimi në të gjitha shkollat, në pesë kopshte dhe një çerdhe si dhe është bllokuar qarkullimi në 13 rrugë në lagjet nr. 12, 13, 14, 17 dhe 18. Gjithashtu, ka bllokime të qarkullimit nga zona e Mauzoleumit të Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.
“Qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë sjellë probleme të shumta në disa zona të territorit të bashkisë,” tha bashkia në një njoftim për shtyp.
“Në kodrën e Currilave janë evidentuar rrëshqitje dheu, ndërsa disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura,” shtoi ajo.
Kjo nuk është hera e parë që qytetit bregdetar përmbytet nga reshjet e shiut. Ndryshe nga bashkia, politikanë të opozitës kanë fajësuar keqadministrimin e qytetit dhe korrupsionin për situatën e krijuar.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), situata e rënduar meteorologjike ka nisur të ndikojë disa prej qyteteve kryesore të vendit që në mëngjesin e 6 janarit dhe pritet të vijojë edhe përgjatë të mërkurës dhe të enjtes.
Qarqet e prekura më së shumti nga reshjet e dendura dhe përmbytjet janë Durrësi, Shkodra, Lezha, Kukësi, Elbasani, Vlora dhe Gjirokastra.
“Në këto qarqe mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash,” shkruan njoftimi i IGJEO-s. “Në zonat urbane mund të shfaqen përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve,” vijon më tej njoftimi.
Sipas bashkisë së Durrësit, situatë problematike paraqitet edhe në njësinë administrative Rrashbull, si edhe në Manzë, ku ura e fshatit Borç rrezikon shembjen për shkak të prurjeve të mëdha të ujit. Në këtë fshat janë evakuuar 10 familje, me nga 3-4 anëtarë secila, të cilat janë sistemuar pranë Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes.



Përmbytje janë konstatuar edhe në nënkalimin e instalacionit “Veliera” në Durrës, pranë hyrjes së portit detar, duke bllokuar një nga akset kryesore rrugore drejt shëtitores “Taulantia”. Sipas përfaqësuesve të opozitës, bllokimi i këtij nënkalimi, që ka kushtuar rreth 12 milionë euro, është tregues i keqadministrimit të qytetit.
Në një video të postuar në rrjetin social Facebook nga instalacioni “Veliera”, përfaqësuesi i Lëvizjes Bashkë, Artan Kacani, akuzoi bashkinë se, ndërsa kishte përqendruar përpjekjet për të zhbllokuar këtë nënkalim – një projekt i pilotuar nga kryeministri Edi Rama – nuk kishte ardhur në ndihmë të banorëve në lagje të tjera të qytetit.
“Kjo është Veliera e famshme e qytetit prej 12 milionë euro,” shprehet Kacani, duke akuzuar autoritetet se nuk po i vijnë në ndihmë zonës së Porto Romanos. “Janë këtu për të zhbllokuar tubacionet e Edi Ramës dhe Eni Sakos,” shtoi ai, duke iu referuar kryeministrit dhe kryetares së bashkisë së Durrësit si përgjegjës për situatën.
Në një postim të mëhershëm, Kacani akuzoi autoritetet dhe kompaninë Kastrati, i cila administron portin e Porto Romanos, për përmbytjen e qytetit.
“Qyteti i Durrësit përmbytet sepse injorantët në pushtet kanë mbyllur kanalin kullues të ujërave të kodrës,” shkruan ai. “Plus oligarku Kastrati, në fund ku duhet të shkarkonte kanali, e ka mbyllur për të bërë portin e tij privat,” shtoi Kacani.
Në një reagim për BIRN, grupi Kastrati i hodhi poshtë akuzat e Kacanit.
“Porti MBM, pjesë e Kastrati Group, ka zhvilluar dhe operon që nga viti 2019 një infrastrukturë portuale multifunksionale në zonën e Porto Romanos,” tha kompania nëpërmjet një zëdhënësje, ndërsa shtoi se “hidrovori ekzistues dhe hidrovori i vjetër funksionojnë në mënyrë krejtësisht të pavarur nga Porti MBM.”
“Funksionimi i tyre nuk është cenuar në asnjë moment nga aktiviteti portual dhe kjo gjë mund të vërtetohet lehtësisht në terren,” theksoi kompania.
Probleme nga reshjet janë shkaktuar edhe në burgun e Durrësit, i cili është inspektuar nga Ministri i Drejtësisë, Befort Lamallari.
“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme me stakimin e energjisë elektrike në katin e parë dhe evakuimin në katet më sipër teksa po mbajmë situatën në monitorim të vazhdueshëm deri në rikthimin në normalitet të plotë,” deklaroi Lamallari në Facebook.
Ndërkohë, kryeministri Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Paris, njoftoi se në kaskadën e Drinit, si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.
“Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë,” shkruan Rama.
Probleme për shkak të shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës pritet të shkaktohen edhe në bashkinë Lezhë. Në një postim në Facebook, kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se po e monitorojnë situatën së bashku me drejtues të Agjencisë për Mbrojtjen Civile.
Nensi Bogdani – Reporter

Gjithe ato miliarda per rruge e kanalizime…
Pse perfundojme keshtu prape?
Ka probleme perher me ujin po jo keshtu te te dali muti sheshit nga pusetat sa her shkund breket shejtani siper
Mungesë investimesh serioze në sistemet e kullimit dhe argjinaturat
Mirëmbajtje pothuajse zero e kanaleve, lumenjve dhe digave
Plane emergjence që ekzistojnë në letër, jo në terren
Këtu është përgjegjësia kryesore institucionale
Nuk ke car ti besh.
Këto janë reshje jashtë normales
Po mor po keto jane reshje jashte normales
Normale, me sa duket, janë:
kanale që pastrohen vetëm mefjalime
argjinatura që ekzistojnë në PowerPoint
emergjenca që shpallen pasi uji ka hyrë në katin e dytë
Qwveria e bashkitë fajësojnë motin, moti fajëson klimën, klima fajëson globin, globi fajëson zotin, po përgjegjësia???
Ajo përmbytet bashkë me shtëpitë.
Rrini o shqiptar me çizme gome se herën tjetër do jemi më të përgatitur
Herën tjetër dmth pas shiut si gjithmon
Ky shiu është i pabesë
Ktej nga Vlora bie pa njoftuar kryeministrin, pa tender, pa studim fizibiliteti
Edhe dhe pa marrë leje ndërtimi se harrova
1 – Kanale të bllokuara me mbetje
2 – Ndërhyrje private në rrjedhën e ujërave
3 – përshtatje për vite me radhë me të keqen
Përfundimi
Shiu bie nga qielli, por përmbytja vjen nga toka dhe nga keqqeverisja.
Te varfer ishim.mish me rracjon,.Buke me vaj me kripe.E shtynim.Xhinsa thasesh grumbullimi,.
Edhe rruget ai mut systemi i bente te ngushta,se kishte frike mos uleshin avionet e NATOS.
Ama Ate qe bente e bente themelden.Cdo rruge kishte anash kanalet kullues.Shtresat e bazamentit,cakullit,granilit,asfaltit ishin sipas parametrave.Nuk ndertonte rruge me balte e me rere lumi ay sistem.
Kishte nje Ndermarrje Bonifikimi ne gjithe Vendin qe merrej me pastrimin e Kanaleve,Mirembajtjen e Hidrovoreve.Kishte nje Ndrmarrje komunale ne qytet qe i mbante ne funksion kanalizimet e ujrave.Kishte nje shtet qe nuk te linte te ndertoje kuturu dhe te bllokoje kolektoret,se te fuste nje akuze per Sabotim,qe e kishte 25 vjet deri pushkatim.
Keta jane Qeverri Fasade,Shtrojne rruge Fasada,me cmime diamanti,per te vjedhur vete dhe zarbot,kurvat dhe zagaret qe u sherbejne.
Baba Taku,.Te ka share gjithe Durrsi,se e kishe doren te rende me keta rrufjanet kontrabandistePorti, Xhepiste trenash,shkeles kufiri,-pijanece stacionesh,ushtare hajdute,,Sot po te them:Te lumte ajo dore,.Le te japin konferenca shtypi.
Ti e dije,Ne s`e dinim cfare haleshe do te shperthenin!
Hidherimin ktheheni ne feste:
Sot eshte dita Epifania feste e komunitetit ortodoks. Le te dalin prifterinjte ortodokse dhe te hedhin kryqe andej-kendej per ti kerkuar dhe gjetur djemte e fshatit a te qytetit. Nuk ke nevoje per lume a det!
Pastaj feste me mish qingji dhe raki.
Mjere ai vend.
Prerje masive pyjesh
Dëmtim i shtretërve të lumenjve
Zhavorr pa kriter
Pa pyje, uji zbret si rruf
sa pashe ne television Durrsin, Bota I ka zgjidhur me kohe pembytjet, kurse pushteti yne merret me magazinat dhe rruget e qarkullimit te kapitalit kapitalist, per t’u magazinuar e tregetuar nga kamariret e shtetit shqiptar,
se pronar prodhues s’ka asnje shqiptar, shqiperia eshte shitur!
ASGJE nuk eshte e vertete!
Gjithe Kjo nxirje per te hedhur POSHTE punen vetmohurese te ish DePutanes ,’deputetit’ne legislaturen qe shkoi thonj pa’ prerit’,nipit te te Zogollit nudistit dhe Djalit adoptiv te SS- Serbit Sali….EDvin Bojaxhi!
Varje ne LITAR e djegje ne turren e druve!
Per keto permbytje sot fliste dhe Saimiri fiksit qe si gjithmne flet.fiks per gallate.Gallata ishte kur Saimiri fliste per kohen e Enverit se si ne ate kohe i ikte koka atyre qe ishin pergjegjes per mirembajtjen e kanaleve kulluse,bile Saimiri me gallate na foli dhe per kanalin Naum Panxhi.Per nje gje nuk foli Saimiri pwr ne ate kohe,mire qe shkonte ne burg ai qe merrej me kanale kulluse,por Saimiri nuk na foli per ate qe ne ate kohe nuk bente njeri shtepi neper keneta si ne durres,nuk bente njeri shtepi siper kanaleve te hidrovorit si ne ishull Lezhe,nuk merrte nneri zhavorre nepr breg te lumit sioas qefit,pra shteti i komunistit paska qene ku e ku me shtetin e liideriit te Saimirit.
Ndodhin ne gjithe boten. Behen edhe filma.
Durrsaku,,the gjith ato gjera por nuk the ti vet si durrsjan qe ndertove ku donte bytha,,,prishte kanalizimet,tubavionet,etj,,tashti qaheni si ajo pula bythdale,,,jeni Bo 800 mij banoret nga 80 mij qe ishte durresi,,prisni se skeni par asgje akoma
Trapajani ke te drejte,ka pembytje ne gjith boten mire e ka lirindesi,po vetem ne Shqiperi degjon qe njerezve u vjen si habi pse permbytet ish keneta e thare dikur por rikthyer kenete ne vitet e demokracise Berishjane,tani qeveria duhet te paguaj demet me.taksat e atyre qe kane paguar drita e uje rregullisht,po me kryesorja nuk kane ndertuar ku i ka dashur prapanica.Besij shume se.kete problem do e zgjidhi Fevziu qe kish marr mbreme tra gazetar ti flisnin per permbytjet,ne vend te merrte tre inxhinere qe fatmiresisht kane ngel akoma gjalle,tani qeverua pret te marri puntore nga Filipinet se fshatarer jane bo Durrsake,i kane lene fshatrat nuk ka me kush hap kanalet kulluse,nuk ka me kush pastron lumenjte,Shqiptaret punojne jashte e ajo pjese qe ka ngel qahen ne tv se u mbytem.Pastaj thone pse kujtohet me nostalgji Enveri.
KU KANE PERFUNDUAR ¨INVESTIMET¨/PARATE ME FISHA QINDRAMILIONA EUROSH, SI TE JENE KARAMELE …., AQ SA E BENE ERGYS AGASIN TE BINDET QE FITOHET ME SHUME E ME SHPEJT DUKE GRABITUR KETO ¨PROJEKTE¨, SE SA ME DROGE?! ————
A kane ndodhur keto situata keshtu katastrofike e a ekzistojne pamje e dokumnte ne vitet 1955, ne 1965, ne 1975, ne 1985, 1995 ?
——-
Sezon shirash, te vazhdueshem, aspak te rrembyeshem, shume graduale, ore pas ore…. e dite pas dite, pra situate e administrueshme nqs vertet PUNOHET e NUK SHKATERROHET, e/o VETESHKATERROHET …..!
…..
Si shpjegohet qe:
1. – permbytemi dhe per me teper ne menyre te perseritur, gati cdo 3-4 muaj?
2. – dy muajt e zjarreve pa kontroll, cdo vit, me deme kolosale, shpeshhere ne zonat me interes per ¨investitoret strategjike¨…..?,
3. – ujerat e zeza mbeten gjithnje te keqadministruara e burim semundjesh deri ne epidemi (VIROZA?!) edhe ne mes te sezonit turistik …..?
4. – plehrat vershojne nga te gjitha anet edhe pse paguajme tarifat me te larta ne mesataren europiane per grumbullimin, inkapsulimin dhe incenerimin e tyre ….?
5. – = GJITHE VITIN KALENDARIK, JETOHET (sidomos ne zonat e perfshira me shume….), E …. PERJETOHET gjithsesi ne gjithe vendin, SITUATA PERMANENTE E EMERGJENCAVE(?!) = me shume e shume KOSTO PER ARKEN E SHTETIT …., POR EDHE ME SHUME PER XHEPAT E QYTETAREVE E ARKAT E BUSSINES-eve, pra per TE GJITHE EKONOMINE E VENDIT ?
6. – KEMI prej datës 20.11.2019, me Vendim të Këshillit të
Ministrave, Nr. 741, Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë
Kombëtare të Mbrojtjes Civile, detyrë të cilën kryen edhe aktualisht, z. Haki Çako, I CILI NUK ESHTE AS INXHIER URBAN, AS INXHINIER NDERTIMI, AS INXHINIER HIDROTEKNIK, AS INXHINIER ELEKTRIK, AS INXHINIER MEKANIK, AS INXHINIER PYJOR, AS INXHINIER GJEOFIZIK, pra, AS ESHTE HIC INXHINIER e/o SPECIALIST PER KURRFARE ‘EMERGJENCE CIVILE’…., sepse NUK ESHTE AS MJEK URGJENCE e/o SPECIALITETESH…., eshte NJE ISH-KRYEPOLIC KARRIERE. —- eshte alucinativ, qe ne hyrje, JETESHKRIMI I TIJ ZYRTAR, NE FAQEN ZYRTARE TE ‘DREJTORISE SE EMERGJENCAVE CIVILE’ = https://akmc.gov.al/wp-content/uploads/2024/03/CV-Haki-Cako.pdf ….,
7. – JETOJME SI NE NJE ‘SPITAL FUSHOR GJIGAND’ = si te gjendemi pas nje LUFTE TE PASHPALLUR e TE PALUFTUAR SI TE TILLE….., KU PER CDO KM KATROR LULEZOJNE NUMERIKISHT E FINANCIARISHT ME SHUME FARMACI SE SA DYQANE USHQIMORE?!
8. – AS NE DYQANET ‘USHQIMORE’ e/o MARKETE/SUPERMARKETE, e AS NE FARMACI NUK SHERBEHEN/SHITEN PRODUKTE TE KONTROLLUARA e/o TE GARANTUARA?!
9. – nderkohe KEMI INSPEKTORATE QEVERITARE, deri edhe NJE KRYEINSPEKTOR (ish-KRYEPROKUROR, z. SHKELQIM HAJDARI) me zyre prane KRYEMINISTRIT EDVIN RAMA, e AGJENSI ¨KONTROLLI¨ PAFUND, me PAGA E SHPENZIME TE PAJUSTIFIKUARA ….?!
KU KANE PERFUNDUAR e VAZHDOJNE TE PERFUNDOJNE ¨INVESTIMET¨/PARATE ME FISHA QINDRAMILIONA EUROSH, SI TE JENE KARAMELE …., AQ SA E BENE ERGYS AGASIN TE BINDET QE FITOHET ME SHUME E ME SHPEJT DUKE GRABITUR KETO ¨PROJEKTE¨, SE SA ME DROGE?! ————
A kane ndodhur keto situata keshtu katastrofike e a ekzistojne pamje e dokumnte ne vitet 1955, ne 1965, ne 1975, ne 1985, 1995 ?
——-
Sezon shirash, te vazhdueshem, aspak te rrembyeshem, shume graduale, ore pas ore…. e dite pas dite, pra situate e administrueshme nqs vertet PUNOHET e NUK SHKATERROHET, e/o VETESHKATERROHET …..!
…..
Si shpjegohet qe:
1. – permbytemi dhe per me teper ne menyre te perseritur, gati cdo 3-4 muaj?
2. – dy muajt e zjarreve pa kontroll, cdo vit, me deme kolosale, shpeshhere ne zonat me interes per ¨investitoret strategjike¨…..?,
3. – ujerat e zeza mbeten gjithnje te keqadministruara e burim semundjesh deri ne epidemi (VIROZA?!) edhe ne mes te sezonit turistik …..?
4. – plehrat vershojne nga te gjitha anet edhe pse paguajme tarifat me te larta ne mesataren europiane per grumbullimin, inkapsulimin dhe incenerimin e tyre ….?
5. – = GJITHE VITIN KALENDARIK, JETOHET (sidomos ne zonat e perfshira me shume….), E …. PERJETOHET gjithsesi ne gjithe vendin, SITUATA PERMANENTE E EMERGJENCAVE(?!) = me shume e shume KOSTO PER ARKEN E SHTETIT …., POR EDHE ME SHUME PER XHEPAT E QYTETAREVE E ARKAT E BUSSINES-eve, pra per TE GJITHE EKONOMINE E VENDIT ?
6. – KEMI prej datës 20.11.2019, me Vendim të Këshillit të
Ministrave, Nr. 741, Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë
Kombëtare të Mbrojtjes Civile, detyrë të cilën kryen edhe aktualisht, z. Haki Çako, I CILI NUK ESHTE AS INXHIER URBAN, AS INXHINIER NDERTIMI, AS INXHINIER HIDROTEKNIK, AS INXHINIER ELEKTRIK, AS INXHINIER MEKANIK, AS INXHINIER PYJOR, AS INXHINIER GJEOFIZIK, pra, AS ESHTE HIC INXHINIER e/o SPECIALIST PER KURRFARE ‘EMERGJENCE CIVILE’…., sepse NUK ESHTE AS MJEK URGJENCE e/o SPECIALITETESH…., eshte NJE ISH-KRYEPOLIC KARRIERE. —- eshte alucinativ, qe ne hyrje, JETESHKRIMI I TIJ ZYRTAR, NE FAQEN ZYRTARE TE ‘DREJTORISE SE EMERGJENCAVE CIVILE’ = https://akmc.gov.al/wp-content/uploads/2024/03/CV-Haki-Cako.pdf ….,
7. – JETOJME SI NE NJE ‘SPITAL FUSHOR GJIGAND’ = si te gjendemi pas nje LUFTE TE PASHPALLUR e TE PALUFTUAR SI TE TILLE….., KU PER CDO KM KATROR LULEZOJNE NUMERIKISHT E FINANCIARISHT ME SHUME FARMACI SE SA DYQANE USHQIMORE?!
8. – AS NE DYQANET ‘USHQIMORE’ e/o MARKETE/SUPERMARKETE, e AS NE FARMACI NUK SHERBEHEN/SHITEN PRODUKTE TE KONTROLLUARA e/o TE GARANTUARA?!
9. – nderkohe KEMI INSPEKTORATE QEVERITARE, deri edhe NJE KRYEINSPEKTOR (ish-KRYEPROKUROR, z. SHKELQIM HAJDARI) me zyre prane KRYEMINISTRIT EDVIN RAMA, e AGJENSI ¨KONTROLLI¨ PAFUND, me PAGA E SHPENZIME TE PAJUSTIFIKUARA ….?!
10. – per cdo gje Qeveria/Mazhoranca ¨socialiste¨ si dhe ‘gjoja-gogol-OPOZITA’ e vene gishtin teatralisht vetem te SPAK-GJKKO ….., e ne asnje nga keto hallka qe do duhej te funksiononin?!
Kuptoni qe po te ndertosh ne cdo cm betoni s thith uje .duhet toke we ta thithi .kanalet jane 1 pj tjetra eshte stop nderimeve kudo.ose beni kanale si ne Hollande.Imagjino Hollanda e menaxhuar nga Bela😀
Ca shteti ???? Ne dore te Zotit.Rendesi ka qe Bela te japi leje ne gjithe bregdetin te tokes se babes dhe te marri ap ne kembim, si cdo qeveritar nga 90 qe la bregdetin dhe cdo toke bujqesore ne dore te ndertimit per qellime korruptive dhe keqdashese dmth per pushtet personal dhe para.
Kush e ndalon? Si zgjidhet? Mos do ndonje qeveri te huaj? Me lirr na del te marrim ca hollandez te na menaxhojne se sa keto qe kemi