Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrumbullaku firmos urdhrin e rëndësishëm për efektivët: Policët do të lenë punën nëse…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Rrumbullaku firmos urdhrin e rëndësishëm për efektivët: Policët do të lenë punën nëse…
KronikeLajmi i fundit

Rrumbullaku firmos urdhrin e rëndësishëm për efektivët: Policët do të lenë punën nëse…

Published: June 17, 2024
Shpërndaje

Në kuadër të thellimit të procesit të verifikimit të integritetit të punonjësve të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Muhamet Rrumbullaku firmosi urdhrin “Për miratimin e ‘Formularit të vetëdeklarimit’ mbi verifikimin e integritetit të punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit”.

Pas firmosje së urdhrit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, u shpreh se askush që cenon besnikërinë ndaj uniformës së shenjtë të Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend në strukturat e saj.

“Integriteti i shëndoshë i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe pastrimi i strukturave nga elementë brenda nesh, të cilët shkelin ligjin dhe betimin, është një proces prioritar dhe i rëndësishëm. Askush që cenon besnikërinë ndaj uniformës së shenjtë të Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend në strukturat e saj. Kam bindjen e plotë se, organizata e Policisë së Shtetit ka forcën dhe energjinë e duhur pozitive për të izoluar dhe larguar nga radhët e saj çdokënd, që devijon nga misioni i ruajtjes së rendit e sigurisë publike dhe lufta e pakompromis ndaj krimit”, tha Rrumbullaku.

- Publicitet -

Në bazë të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshem procesi i vetëdeklarimit do të zgjasë deri më 30.06.2024 dhe punonjësit e Policisë së Shtetit do të deklarojnë edhe ndërprerjen e marrëdhënieve juridike të punës me Policinë e Shtetit, për plotësim të pasaktë ose të dhëna të pavërteta në formularin e vetëdeklarimit.

Procesi i verifikimit të integritetit do të nisë me vetëdeklarimin e punonjësve të Policisë së Shtetit lidhur me të dhënat për sigurinë si:

  • Dënimi ose jo me vendim gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet gjyqësore shqiptare ose të huaja, apo me vendim gjyqësor jopërfundimtar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  • Shkelja ose jo e rregullave të sigurisë së informacionit të klasifikuar dhe tentimi ose jo i kryerjes së aktivitetit të paautorizuar në sistemet e komunikimit të informacionit të klasifikuar;
  • Qenia ose jo në hetim ose gjykim nga autoritetet shqiptare ose të huaja për vepra penale;
  • Qenia ose jo i ndaluar ose arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare ose të huaja për vepra penale;
  • Caktimi ose jo i ndonjë mase shtrënguese të sigurisë personale;
  • Lëshimi ose jo i një urdhri kërkimi kombëtar ose ndërkombëtar për vepra penale;
  • Pasja ose jo e kontakteve të papërshtatshme, komunikimeve elektronike ose çfarëdolloj mënyre tjetër takimi apo komunikimi të qëllimshëm, me persona të përfshirë në krimin e organizuar
  • Pranimi apo shkëmbimi, ose jo, i parave, favoreve, dhuratave ose pasurive me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • ...e te tjera, e te tjera... says:
    June 17, 2024 at 10:35 am

    Jepi pra rrake-take Rrumbullake,
    firmos urdherat shpejt se na plake,
    te vuri aty ty Drejtor vete Komandanti,
    shtrengo sumen fort mos te futet Prasi,
    se te kerkuar nderkombetarisht ne polici ke plot,
    por jane me certifikate partie dhe nuk i prek dot,
    i ka futur ne Policine e Shtetit minister Taulanti vete,
    ruaju se i prek se e ha ne sume nje goxha Gerrnete /

    Reply
  • Shqiptari USA says:
    June 17, 2024 at 3:23 pm

    Mjaft me budallalleqe ..e te tjera,e te tjera..
    se fjalet e tua te dalin nga veç nga vërra
    mos e harro kurre Liken dhe Salushin
    se Komandantit ti rruash bilbilushin

    Reply
  • ...e te tjera, e te tjera... says:
    June 17, 2024 at 3:43 pm

    Shqiptar gjoja prej USA,
    me rrena me USA te ka dal boja,
    sic ke jetuar do te vdesesh,
    me bilbilush te komandantit te goja.

    Reply
    • Shqiptari USA says:
      June 17, 2024 at 5:05 pm

      …e te tjera, e te tjera.. o tru joprak
      mjaft me pas KRIMINELIT plak
      duhet ta kuptosh njehere e mire
      se USA te gjithe sic jeni ka per tu qire

      Reply
  • mali says:
    June 17, 2024 at 3:44 pm

    Mire se ky kete detyre ka por ku hyn qinezi dhe Enveri sot qe fshati digjet ,kurva krihet.
    Zj.dita mjaft u moret me te vdekurit.
    Kete vetem ne pensionistet na duhet te kalojme kohen kur pime kafe e nje teke vodke (jo me shume se harojme cantat e pazarin ne lokal) .

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 17, 2024 at 3:55 pm

    BRAVO M.RRUMBULLAKU!!
    VAZHDONI RREGULLISHT PROCESIN E VETË PASTRIMIT NË RRADHËT E POLICISË SË SHTETIT.

    Reply
  • Diktatura nuk ka brire! says:
    June 17, 2024 at 6:16 pm

    Rrumbullak nuk je fare per ate pune!
    Nuk mbahet policia me shkresa,por me veprime!
    Policine e kontrollon cdo sekonde vetem qytetari,por diktatori antishqiptar Rama ia ka mbyllur gojen qytetareve qe te ankohen,prandaj ata jane bere indiferente!

    Reply
  • demo says:
    June 17, 2024 at 6:31 pm

    Po durojne si shume keta policet..Bombat molotov ne koket, Turijt e Adriana Rremes.Po ta lene punen fare,se ka nevoje per police Gjermania.Ruani vete huliganet e Mulit,,tu djegin te gjalle me molotova,Kaq kushte nuk u keni vene deputeteve,Hajduter!

    Reply
  • mali says:
    June 17, 2024 at 7:20 pm

    Diktatura.Policia ne te gjithen boten ka shkopin dhe mjetet kundra manifestuesve.
    Ajo eshte e pavarur nga politika sepse ka detyre te ruaje parlamentin ,qeverine ,presidentin.
    Mos shiko keta tanet qe jane mut.Mos u hidh faj sepse ne shqiptaret nje grusht jemi.Mendo tani loqja Noka mer karike e hyn ne parlament nga dritarja.Zoti Bardhi I mban kariken mos bjere. Ne dritare Sali Berisha I jep doren per ta ndihmuar.
    Ka ne bote te tilla komedi?

    Reply
  • capi says:
    June 17, 2024 at 7:56 pm

    Nga ta rrotulloj Rrumbullaku me pare. Aty dhe pastruesja e ka betting me 600 mije euro. Dhe Rrumbullakun dora vet ta kthesh me koke posht. i dalin ndnje mije euro si pare xhepi.
    Po pse duhet bere keto shkresa, Nuk ka kod penal aty qe parashikon cdo akt te denueshem. Pse ky eshte problem, mos pasja e ligjeve, rregullave. Problemi eshte se nuk na pelqen te zbatojme ligjin. Dhe ne kohet primitive, kush shkelte rregullat i denonin ose i largonin komuniteti.

    Reply
  • Demo says:
    June 19, 2024 at 7:32 pm

    Ju lutem mos u shqetesoni sa tendera ka bere shteti ne jemi shum te lumtur me kryyeministrin te vogel te republikes se shqipris Edvin Rama jemi mesuar dhe ne qe te shkaktojme buxhetet e shtetit kjo gje me pelqen pavaresisht ka shum kompetenca dhe njohurive te reja qe praktikohen zvatjen e tenderave dhjetera miliona euro prandaj keshtu qe kryeministri juaj i vogel Edvin Rama duhet marre masa paraprake qe duhet rritur pagat me 3 mije euro ne shqiperi sepse situata do jet shum ndryshe ne shqipri qe shqiptaret te mos kene me shqetesime dhe vijne prap shqiptaret te punojne ne shqipri dhe spaku hap dosje per zvatjen e tenderave do lodhet shum spaku duke u marre me tenderat e vjedhura por e ka te pamundur ti kape te gjith pa pasur prova materjale te nevojshme se edhe ne jemi mbuluar me tendera te fshehura keshtu deshiron drejtesia ka bere qe njerzit le te vjedhin po ashtu dhe ne vjedhim por ligjet gjithmon funksionon te barabart dhe ashtu bejn veprimet njerzit. Dhe tenderat te vjedhura nga buxhetet shteti dhe fshehjen te ardhurave. Pasuri te paluatshme.

    Reply
  • Demo says:
    June 19, 2024 at 7:38 pm

    Ju lutem mos u shqetesoni sa tendera ka bere shteti ne jemi shum te lumtur me kryyeministrin te vogel te republikes se shqipris Edvin Rama jemi mesuar dhe ne qe te shkaktojme buxhetet e shtetit kjo gje me pelqen pavaresisht ka shum kompetenca dhe njohurive te reja qe praktikohen zvatjen e tenderave dhjetera miliona euro prandaj keshtu qe kryeministri juaj i vogel Edvin Rama duhet marre masa paraprake qe duhet rritur pagat me 3 mije euro ne shqiperi sepse situata do jet shum ndryshe ne shqipri qe shqiptaret te mos kene me shqetesime dhe vijne prap shqiptaret te punojne ne shqipri dhe spaku hap dosje per zvatjen e tenderave do lodhet shum spaku duke u marre me tenderat e vjedhura por e ka te pamundur ti kape te gjith pa pasur prova materjale te nevojshme se te gjith jane mbuluar me tendera te fshehura keshtu deshiron drejtesia ka bere qe njerzit le te vjedhin po ashtu dhe ne vjedhim por ligjet gjithmon funksionon te barabart dhe ashtu bejn veprimet njerzit. Dhe tenderat te vjedhura nga buxhetet shteti dhe fshehjen te ardhurave. Pasuri te paluatshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?