Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RTSH përballet me valë të re padish nga punonjësit për vonesa në paga
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > RTSH përballet me valë të re padish nga punonjësit për vonesa në paga
Lajmi i funditopinion

RTSH përballet me valë të re padish nga punonjësit për vonesa në paga

Published: September 6, 2025
Shpërndaje

Shpesh në institucionet publike shqiptare, drejtuesit e rinj hyjnë me shumë zhurmë, me premtime për reformë, transparencë dhe ringritje. Por në realitet, ky entuziazëm zbehet shpejt përballë sfidave reale të menaxhimit. Rasti i RTSH-së është simptomë e një modeli drejtuesish që duken të zotë në retorikë, por dështojnë në përgjegjësitë më minimale

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) po përballet me një situatë të tensionuar financiare dhe institucionale, ndërsa një numër i konsiderueshëm punonjësish dhe bashkëpunëtorësh kanë nisur procedura ligjore për mospagesa të pagave dhe detyrimeve kontraktuale – sipas raportimeve të fundit në media.

Burime nga brenda institucionit bëjnë me dije se në zyrat e drejtoreshës së përgjithshme, znj. Eni Vasili, mbërrijnë çdo ditë padi nga avokatë që përfaqësojnë individë apo ekipe të ndryshme të punësuar në RTSH.

- Publicitet -

Bëhet fjalë për gazetarë, drejtues programesh, muzikantë dhe autorë të emisioneve të ndryshme që pretendojnë se nuk janë paguar për muaj me radhë.

Një nga rastet më të përfolura është ai i emisionit “Ditari i një artisti”, ku gazetarja Kozeta Kurti dhe stafi i saj raportohen të kenë kërkuar zyrtarisht pagesat e mbetura pezull. Pasi nuk ka pasur një zgjidhje me drejtuesit aktualë të RTSH-së, mes të cilëve dhe Anduena Manushi, është paralajmëruar ndjekje gjyqësore.

Edhe emisioni “Mes Nesh”, i drejtuar nga Andri Xhaho dhe Iva Shabani, thuhet se është mbyllur një muaj para përfundimit të kontratës. Megjithëse staf i brendshëm, ata nuk janë paguar për muajin e fundit të punës.

Ndërkohë, edhe analisti Mentor Nazarko mësohet se ka ngritur padi ndaj institucionit për detyrime të papaguara.

RTSH, si media publike, financohet pjesërisht nga taksat e qytetarëve dhe ka përgjegjësi të lartë për transparencë dhe menaxhim korrekt të fondeve.

Premtimi fillestar i drejtueses së re për të sjellë reformë dhe stabilitet, për momentin po sfidohet nga realiteti financiar dhe nga pasiguria e krijuar brenda institucionit.

Zyrtarisht, RTSH nuk ka dhënë ende një reagim publik mbi situatën e pagave apo për paditë në fjalë.

M.Aleksi / Dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • iriqi says:
    September 6, 2025 at 3:42 pm

    “Padish” – shkruhet me “ë” në fund;

    Reply
    • Moderatori Dita Online says:
      September 6, 2025 at 4:52 pm

      Përshëndetje.

      Fjala “padish” në këtë rast shkruhet pa “ë” në fund*, pra “padish”*, jo “padishë”.

      Forma e saktë është:

      “RTSH përballet me valë të re padish.”

      – “Padi” është emër i gjinisë femërore dhe shumohet “padi” / “paditë”*.

      – Por në këtë fjali, “valë padish” është një ndërtim në rasën gjinore (shquar: “valë e padive”, e pashquar: “valë padish”), dhe “padish” mbetet pa “ë”.

      Pra, drejtshkrimi ynë është i saktë.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump
  • Ishte duke punuar me babain, ndërron jetë 15-vjeçari: hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
  • Kanye West e di Tiranën në Turqi

Komentet e Fundit

  1. Datmir on Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  2. 1thundrak on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  3. Sarkazma on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. Dashi on Cinizëm me “5 yje”
  5. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?