Sekretari i Shtetit të SHBA, Marco Rubio, përmes një njoftimi zyrtar në Departamentin e Shtetit të SHBA ka bërë të ditur një ndryshim të madh në mënyrën se si do të menaxhojë ndihmën e huaj, duke i dhënë fund rolit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)
“Gjatë rishikimit të mijëra programeve dhe mbi 715 miliardë dollarëve të shpenzuara gjatë dekadave, u bë e qartë se USAID ka rënë shumë poshtë standardeve për të avancuar interesat e kombit tonë.”-thekson Rubio në deklaratë.
Ai shton se, megjithëse USAID kishte “dekada dhe një buxhet të pafund nga taksapaguesit” për të promovuar ndikimin amerikan dhe zhvillimin ekonomik në botë, rezultatet kanë qenë të dobëta.
Në deklaratë thuhet se:
“Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, objektivat e zhvillimit janë rrallë arritur, paqëndrueshmëria shpesh është përkeqësuar, dhe ndjenja anti-amerikane është rritur. Në vitin 2023, vendet e Afrikës nën-Sahariane votuan me SHBA vetëm 29% të kohës në OKB, pavarësisht se kanë marrë 165 miliardë dollarë ndihma që nga 1991. Shpenzimet prej 9.3 miliardë dollarësh në Gaza dhe Bregun Perëndimor kanë krijuar më shumë ankthe sesa mirënjohje ndaj SHBA.”-thuhet në deklaratë.
Rubio kritikon ashpër mënyrën sesi USAID ka funksionuar, duke thënë se agjencia “shpesh promovonte ide dhe grupe anti-amerikane” dhe e kishte modelin e saj të ndihmës si një “bamirësi” dhe jo si instrument të politikës së jashtme që shërben për interesat amerikane.
Nga ana tjetër Rubio njofton se:
“Nga 1 korriku, USAID do të ndalojë zyrtarisht zbatimin e ndihmave të huaja. Programet që përputhen me politikat e administratës do të administrohen nga Departamenti i Shtetit, ku do të ofrohen me më shumë përgjegjësi, strategji dhe efikasitet. Do të prioritizojmë tregtinë mbi ndihmën, mundësinë mbi varësinë dhe investimet mbi ndihmën.”-
Rubio thekson gjithashtu se shumë vende që kanë marrë ndihma janë bërë të varura dhe duan më shumë investime që i fuqizojnë për zhvillim të qëndrueshëm sesa ndihma të vazhdueshme. Ai citoi shembuj nga Afrika dhe Amerika Latine ku qytetarë kërkojnë “të mësojnë të peshkojnë, jo thjesht të marrin peshq”.
Në fund, Rubio shpreh bindjen se kjo reformë do ta vendosë SHBA-në në një pozicion më të fortë kundër modeleve shfrytëzuese të ndihmës, si ai i Kinës, dhe do të sjellë një “epokë të re partneriteti global, paqeje, investimesh dhe prosperiteti.”
_________________________________________________
Ndihmat duhet te cojne ne ndertime objektesh te
rendesishem qe do prodhojne te ardhura per te
permiresuar jeten e popullit.
__________________________________________________
Kur ndimat shkojne tek persona qe premtojne
se do bejne gjera te medha dhe pervetesojne
nje pjese te madhe te fondeve per veten dhe
klientelen e tyre, por rezultati perfundimtar nuk
zgjidh ndonje problem dhe gjeneron probleme
te medha qe lidhen me krijimin e disa objekteve
ku punesohen perkrahesit e tyre dhe cdo gje qe
behet rezulton me humbje dhe ATA kerkojne nga
dhurusi ndihma te tjera qe kete objekte te deshtuar
qe nuk funksionojne.
Ne raste te tjera projektet mbeten ne letrat e dhe
AUTORET dhe pretendojne se jane mobilizuar
ne maksimum per keto projekte madheshtore ,
por i rezulton se nuk mundet realizohen, sepse
kane dale veshtiresi dhe pengesa te pa parashikuara
e te jashtezakoneshme.
Gabimi qe ka ndodhur, sic arrij ta kuptoj, eshte se ATA
qe kane dhene ndihmen nuk kane ushtruar kontroll se
si po shpenzohet fondet.
Me e keqa eshte se manipuluset qe i shperdorojne
ndihmat , qe gjene shesh e bejne pershesh, fillojne
te besojne ne magjira, se eshte detyra e dhenesit
te kontriboje me teper dhe ne vend te jene mirenjohes
demostrojne pakenaqesi ndaj dhenesit te ndihmave,
dhe mund te arrine te bejne akuza se nje pjese te
ndihmave i ka mare personeli i derguar nga dhenesi,
me te cilin kane pasur lidhje, qe perfaqeson shkallen
me te larte te nje vetmashtrimi pervers.
Nje shembull i tille i takon kohes se Komunizmit ne
Shqiperi kur nje pjese prej Qindra Milione Dollaresh
te ndihmes se Kines per ndertimin e Kombinatit Celiku
i Partise, qe doli me humbje, megjithese eksperte
patriote te ndershem njoftuan:
Se objekti do dale me humbje per
shkak se minerali i hekurir ishte i papershtatshem
dhe do kerkonte importimin e KOKSIT nga Polonia
qe kushtonte me dhjetra milione dollar.
Por kur maredheniet me Kinen u prishen,
Partia e Punes deklaroj:
Shqiperia i ka dhene Kines me shume se
vlera totale e te gjthe ndihmave te mara.
Rubio deklaroj, se ketej e tutje ndihmat
do kalojne nepermjet Departamentit te
Shtetit te Amerikes.
PSE?
Sepse ATJE ku shkojne ndihmat ka ambasada
me personel te madg qe me ekspertet e tyre
ekonomike, mund te kontrollojne hap pas hapi
si po perdoren keto ndihma.