Nga Janusz Bugajski
Botuar në DITA
Një tubim i rëndësishëm i mbajtur në Pragë më 23 korrik nga aktivistët për pavarësi kombëtare prej Rusisë vuri në dukje dobësinë e Federatës Ruse. Forumi i Kombeve të Lira në Rusi bëri bashkë folës nga mbi njëzet kombe dhe rajone të ndryshme që kërkojnë pavarësinë prej shtetit të dështuar rus, përfshi Buriatët, Bashkirët, Tatarët, Çeçenët, Siberianët, Novgorodianët dhe Lindorët e Largët.
Për shekuj me radhë, pavarësisht ideologjisë, politikat e Moskës kanë qenë thelbësisht imperialiste. Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se shtetet jo sovrane janë koloni, duke përfshirë këtu republikat dhe rajonet e shumta të Rusisë. Pushtimi masiv i Ukrainës tregoi se Kremlini nuk i respekton kufijtë ndërkombëtarë të fqinjëve apo ndonjë prej traktateve ndërkombëtare që ndrydh ambiciet e tij. Sidoqoftë, kjo nënkupton se kufijtë ndërkombëtarë dhe të brendshëm të Rusisë tashmë janë, gjithashtu, të diskutueshëm.
Në librin tim të sapobotuar, Failed State: A Guide to Russia’s Rupture (Shteti i dështuar: Udhëzues i shpërbërjes së Rusisë, sjell dëshmi se Federata Ruse nuk ka arritur të transformohet në një shtet kombëtar, një shtet civil, apo qoftë edhe në një shtet të qëndrueshëm perandorak. Dobësitë e shumta të Rusisë po thellohen nga një sërë faktorësh, duke përfshirë varësinë nga eksportet e karburanteve fosile, ekonominë në tkurrje me perspektivë të ulët rritjeje, si dhe intensifikimin e trazirave rajonale dhe etnike. Pushtimi i mirëfilltë i Ukrainës nga Rusia ka përshpejtuar procesin e shpërbërjes së shtetit, pasi ka dështuar të përmbushë qëllimet e Kremlinit dhe ka rezultuar në viktima të konsiderueshme në ushtri dhe në sanksione ndërkombëtare, që po e dëmtojnë atë gjithnjë e më shumë.
Ndonëse Kushtetuta e Rusisë e vitit 1993 e përkufizon vendin si federatë, në realitet ai është një ngrehinë e centralizuar neo-perandorake. Shteti artificial po i afrohet fundit të një cikli regjimi, në të cilin status quo politike po bëhet gjithnjë e më e lëkundur. Që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, vendi nuk ka qenë përballë një numër krizash të njëkohshme kaq të mëdha, ku përfshihen paaftësia e qeverisë për të siguruar zhvillim ekonomik, rritja pabarazisë midis Moskës dhe rajoneve të tjera, thellimi i mosbesimit ndaj qeverisjes së Moskës dhe humbja e mundshme ushtarake në Ukrainë.
Federata Ruse është përballë një paradoksi ekzistencial. Pa pluralizëm politik, reforma ekonomike dhe autonomi rajonale, struktura federale do të bëhet gjithnjë e më pak e menaxhueshme. Megjithatë, edhe nëse reformat demokratike do të ndërmerreshin, disa prej rajoneve mund ta përdorin këtë mundësi për t’u shkëputur. Nëse reforma është sistematike, shanset për konflikte të dhunshme mund të zvogëlohen, ndërkohë, në rast se reformat bllokohen për një kohë të pacaktuar, mundësia e konflikteve të dhunshme do rritej ndjeshëm. Skenarë të ndryshëm të brendshëm do ta çonin vendin drejt copëtimit, si intensifikimi i luftës për pushtet brenda elitës, përshkallëzimi i konflikteve midis Kremlinit dhe qeverive rajonale, apo një rënie e kontrollit qendror në mjaft pjesë të vendit.
Lëvizjet drejt mëvetësisë të ndonjë prej 22 republikave etnike ka të ngjarë të provokojnë kërkesa për vetëvendosje edhe në mesin e disa rajoneve me shumicë etnike ruse. Kjo do ta dobësonte qendrën ndjeshëm dhe do t’i zvogëlonte gjasat për vijimësinë e një shteti autokratik.
Për qartësi, në fillim të viteve 1990, kur Bashkimi Sovjetik filloi të shpërbëhej, 40% e rajoneve me shumicë dominuese etnike ruse bënë presion për autonomi të shtuar, madje shkuan drejt (kërkesës për) sovranitet të ngjashëm me atë të republikave etnike. Lëvizjet separatiste shpesh fillojnë me kërkesa për decentralizim ekonomik dhe, më pas, përshkallëzohen, si përgjigje ndaj veprimtarisë së qeverisë qendrore dhe aspiratave të shtuara të elitës dhe popullit.
Mbijetesa e regjimit nën sundimin e Putinit dhe pajtimi i popullit me të bazohet në një politikë të jashtme agresive, revizionizëm territorial, militarizëm dhe propagandë antiperëndimore. Një vonesë ose ngecje e gjatë në Ukrainë, çfarë do të thotë edhe viktima të konsiderueshme, do të ngjallë kundërshtinë ndaj politikave të Putinit; do të nxisë luftën për pushtet për zëvendësimin e tij; dhe do të stimulojë revolta popullore kundër një lidershipi të diskredituar. Sipas agjencive perëndimore të inteligjencës, mbi 75,000 trupa ruse janë vrarë ose janë bërë paaftë, deri më tani, në Ukrainë.
Kërkesat etnike dhe rajonale do të nxiten nga grumbullimi i pakënaqësisë, prej rritjes së thellë të nivelit të varfërisë, rënies së subvencioneve financiare federale, përkeqësimit të infrastrukturës lokale, mungesës së mbrojtjes së mjedisit, kolapsit në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe korrupsionit zyrtar galopant. Kështu Moska do të perceptohet, gjithnjë e më shumë, si metropoli i shfytëzimit kolonial.
Pjesa më e madhe e Federatës Ruse mund të përballet me “skenarin jugosllav” në shkallë të gjerë, me luftë të drejtpërdrejtë midis qendrës dhe disa prej republikave dhe rajoneve. Moska mund të imitojë Serbinë e viteve 1990 dhe të mobilizojë rusët etnikë që të krijojnë rajone etnikisht homogjene ndër republikat rebele, ndërsa popullsia jo-ruse vritet e terrorizohet. Por kjo nuk do të ndalojë shpërbërjen e shtetit.
Ndërsa Rusia po shkon drejt krizës, NATO është, po ashtu, përballë një sfide urgjente për menaxhimin e ndikimit rajonal të trazirave brenda Rusisë, prej rënies ekonomike dhe humbjes së mundshme ushtarake në Ukrainë. Teksa Rusia merr rrugën drejt shpërbërjes, NATO-s do i duhet të njohë sovranitetin e republikave dhe rajoneve që duan të shkëputen prej saj, të zhvillojnë lidhjet me shtetet që do formohen dhe të koordinohet ngushtë me të gjitha vendet fqinje të Rusisë, nga Finlanda në Japoni, të cilat do të preken drejtpërdrejt nga trazirat e brenda saj.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Zoti Bugajski:
1. Shumica, ne mos te gjitha, zonat dhe krahinat autonome ne Rusi jane territore te “Fiseve te ndryshme Aziatike”, jo “shtete formuse”, pjese e Rusise, qe nga “Koha e Ivanit te Tmershem”, afersisht 500 vjet me pare.
2. Ky nuk eshte nje rast si ai i kolonive ne Afrike, Indi,….,Indokine etj.
3. Deshira e juaj, qe disa nga keto “22 republika etnike” te projektuar nga “Carët e Rusise” te dalin shtete me vehte, krijon tensjone te jashtezakoneshme me pasoja kolosale.
4. Persa i perket konceptit te kolonive, ai nuk aplikohet ne kete rast.
5. Problemi kryesor eshte qe Amerika dhe Rusia mund te bashkepunojne ne Siberi ne perputhje me interesat e tyre reciproke, duke vendosur “raporte miqesore”, per popujve vendeve te tyre, që zvogëlon shumë probalitetin e konfrontimeve ushtarake, me pasoja per te gjithe boten.
6. Mendoj se kjo eshte plotesisht e mundeshme, po te kemi parasysh se, ky bashkepunim po funksjonon midis Rusise dhe Kinës.
7. Politika e Shekulli 21, nuk eshte e perqendruar tek “Ideologjija”, por tek ekonomija dhe mbrojtja e botes nga ndryshimet klimaterike. Pra, “Ajo qe quhej realitet objektiv” ne shekullin e kaluar, sot nuk eshte i njejte.
8. Une besoj se nje bashkepunin “Ruso-Amerikan” eshte nje faktor stabiliteti jo vetem per per Europen, por edhe per lindjen e mesme, Afriken, etj.
9. Me pelqen ideja e nje “konkurence krijuse” kur “xhelozia njerezore” transformohet si “mjet mobilizimi” qe ti shtyj individet te mesojne nga anet me te mira “te njeri tjetrit” dhe jo te kene “inate me njeri tjetrin”.
o bugovski po cfare analize ben ti more kur ne ballance e me gjere vec shtete te deshtuara ke dhe qe politikanet Jane po aq te koruptuar sa dhe ne Rusi! ,fuck off analizes tende
Armiri shkruan: “Ky nuk eshte nje rast si ai i kolonive ne Afrike, Indi,….,Indokine etj.”.
Une nuk shoh asnje ndryshim thelbesor nga ai i ish-kolonive te Afrikes, Azise e te Afrikes”.
Kujto se nje komunist si Lenini e quante perandorine ruse “burg i popujve”, apo ti mendon se gjendja sot ka ndryshuar.
Ti mendon se cecenet, bashkiret, tartaret etj nuk duan te clirohen nga zgjedha ruse. Le te beje Putini sot nje refenrendum dhe do te shohim se cdo te mbetet nga perandoria qe krijuan caret me zjarr e me hekur.
Kujto pak luften heroike te ceceneve kunder zgjedhes ruse ne vitet 90.
Kur kryeministri kanadez Difenbejker tha se ishte heret per te festuar zhdukjen e sistemit kolonial nderkohe qe ekzistonte perandoria koloniale ruse Hrushcovi nuk gjeti pergjigje tjeter por nxori kepucen dhe i ra tavolines ne Kombet e Bashkuara.
Nuk di a ke ti ndonje pergjigje me te mire se ajo e Krushcovit.
Zoti Piro:
1. Ne informacionet e vendit tone, kam lexuar se rreth 30% te ushtrise Ruse ne Ukraine, jane banore nga keto “Republika Etnike”.
Si ta kuptojme kete?
2. Me eshte krijuar pershtypja se popullata me “Etni jo Ruse” eshte integruar me pjesen tjeter te popullsise.
3. Besoj, se aresyeja eshte, se ne zonat e lart permendura popullsia eshe e perzier dhe jane mesuar me njeri tjetrin dhe flasin te njejten gjuhe.
4. Ne qofte se do kishin armiqesi nuk “do shkonin ne Ukraine per te luftuar” ose “do arratiseshin, deseronin, per te shkuar ne Europen Perendimore.
po ku e gjene “konkurencen krijuese” ti armir ?!
kur prona i kalon ish “pronarit” .
kur shperblehet ish i “perndjekuri” .
dhe kur une, inxhinieri i hari fulsit dhe universitetit
te ..mender majkos, me muaren ndermarjen dhe me thane “punesohu”
tek….”bosat” e firmave piramidale ?!?…
Sa per te Ju kujtuar:
1. Zanatçijt, artizanet, pronaret e dyqaneve te ushqimev, veshëbathjes etj kane “konkuruar gjithe jeten” per egzistencen e tyre, si dhe per nje mireqenie me te mire per familjet e tyre.
2. Revolucioni Industrial qe filloj qe ne shekullin 18-të dhe vazhdoj ne shekulline 19-të, e me teje i detyroje nje pjesë te këtyre “konkurenteve” ta ndryshojne “strategjine” e tyre per të egzistuar.
Disa shembuj:
3. Disa nga “dyqanxhijt e vegjel” u bashkuan dhe krijuan “supermarkete” te artikujve ushqimore, artikujve te veshembathjes, artikujve industriale etj.
4. Disa nga “fshataret me pak toke”, u bashkuan dhe krijuan ferma te medha.
5. Me kalimin e kohes, proçesi i integrimit u shtua dhe u krijuan korporata gjigante. te natyrave te ndryshme.
6. Ne kete proçes, ćmimet u ulen, cilesia u rrit, punesimi u shtua.
7. Ato qe deshen te ishin te pavarur u pakesuan, disa falimentuan.
8. Kjo eshte, ajo qe po e quaj, “Konkurence Krijuse” ne luften për egzistencë.
9. Kjo e çon boten perpara, rrit mireqenien, nxjer ne pah njerezit krijuse.
10. Pas shumë përplasjesh, konkurentët arrijne ta kuptoje se kjo lufte ka nje kufi, qe po ta kalojne , çon ne shkaterrimin ekonomik te te gjitheve.
11. Por kjo nuk do te thote se konkurenca ne “kuptimin klasik” u zhduk.
12. Supermarketet vazhdojne te konkurojne me njera tjetren, por me kalimin e kohes edhe ato integrohen.
13. Kur kompanit e medha te çdo natyre “krijojne monopole”, dhe i mbajne çmimet e larta, ne menyre artificiale, pa e “permiresuar teknologjine” qeveria nderhyn dhe i ndan ne kompani me te vogla, qe te konkurojne me njera tjetrën, dhe te detyrojne qe të krijojne teknologji te reja.
14. Pra proçeset integruse, bazuar ne perdorimine e teknologjive te larta, e çojne boten perpara, por shteti apo “shtete te grupuara se bashku” kane krijuar mekanizmat e kontrrollit dhe parandalimit te proceseve degraduse.
E pyeten arushen nese do kishte ate vit gorica me bollek dhe ajo u pergjigj : “sivjet do te jete viti i goricave”. E pyeten se nga e dinte arusha kete gje dhe, pergjigja ishte :”une i deshiroj shume gorricat”.
Keshtu eshte edhe me Bugajskin…
Mbase nje dite edhe Federata Ruse do te shperbehet por jo para Bashkimit Europoan dhe USAs.
Perëndimi duhet të investojë disa miliarda për ta shpërbërë Federatën Ruse dhe do të kushtonte më pak, sesa një luftë kundër saj apo ndihma Ukrainës. Diku 80% e territorit “rus” janë pushtime të popujve të vegjël. Atje fliten mbi 100 gjuhë, por më shumë se gjysma janë në asimilim e sipër. Një superfuqi atomike nuk pushtohet nga jashtë, ajo duhet të shembet nga brenda dhe ky duhet të jetë imperativ kategorik i shërbimeve sekrete perëndimore. Rusisë duhet t’i hiqen diku 16,5 milionë kilometra katrorë…
Pasi te Shperbehet Amerika kurve qe ndertoi nje shtet homoseksual satanik kolonizator me gjajun e indianeve te Amerikes. Mbyllebi gojen bythq… te paradave gay Sorrosiane dhe pergatituni per sallamin rus