Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia i thur ‘elozhe’ Erdoganit: Lider i kalibrit të ndryshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia i thur ‘elozhe’ Erdoganit: Lider i kalibrit të ndryshëm
AktualitetBote

Rusia i thur ‘elozhe’ Erdoganit: Lider i kalibrit të ndryshëm

Published: January 29, 2023
Shpërndaje

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Oleg Syromolotov tha se “Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është një lider i kalibrit të ndryshëm, i cili pavarësisht presionit të jashtëm, me veprimet e tij tregon se është i gatshëm të ndjekë një politikë jo sipas udhëzimeve të vendeve të treta, por në përputhje me aspiratat e popullit të tij”

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve TASS, Syromolotov bëri vlerësime lidhur me punimet për projektin e Moskës dhe Ankarasë për qendrën e shpërndarjes së gazit natyror në Türkiye.

Sulmet në tubacionin e “Rrjedhës Veriore” vitin e kaluar, Syromolotov i cilësoi si “akt terrorist” dhe theksoi se vendet e Bashkimit Evropian (BE) të cilat janë klientë të Rusisë, u privuan nga mundësia për të blerë mallrat bazë që kanë nevojë për aktivitetet e tyre ekonomike.

- Publicitet -

Më tej ai shpjegoi se u është dhënë goditje ekonomisë dhe fuqisë konkurruese të Evropës si dhe mirëqenies së qytetarëve të zakonshëm.

“Pavarësisht të gjitha këtyre, bashkëpunimi Turqi-Rusi zhvillohet në mënyrë dinamike”, tha Syromolotov duke shtuar se dialogu mes dy vendeve bazohet në respekt reciprok të bazuar në interesa dhe që marrin në konsideratë prioritetet kombëtare.

“Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është një lider i kalibrit të ndryshëm i cili pavarësisht presionit të jashtëm, me veprimet e tij tregon se është i gatshëm të ndjekë një politikë jo sipas udhëzimeve të vendeve të treta, por në përputhje me aspiratat e popullit të tij”, theksoi Syromolotov.

Sipas tij, energjia është një prej fushave më të suksesshme të bashkëpunimit Rusi-Turqisë. Syromolotov tha se si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta presidenti rus Vladimir Putin ka ndërmarrë iniciativën për formimin e një qendre të gazit natyror në Turqi.

Pasi ka rikujtuar se vazhdojnë negociatat për ngritjen e kësaj qendre, Syromolotov tha: “Mirëpresim entuziazmin, qasjen konstruktive dhe vendosmërinë e partnerëve tanë turq për të punuar ngushtë së bashku. Besoj se me përpjekje të përbashkëta mund të zgjidhim në mënyrë të suksesshme të gjitha problemet që shfaqen, përfshirë edhe sigurinë e objekteve të energjisë aktuale dhe atyre në të ardhmen”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?