Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia kryen sulmin më të madh ajror në Ukrainë, përdorën 537 armë ajrore, 477 dronë dhe 60 raketa
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia kryen sulmin më të madh ajror në Ukrainë, përdorën 537 armë ajrore, 477 dronë dhe 60 raketa
AktualitetBote

Rusia kryen sulmin më të madh ajror në Ukrainë, përdorën 537 armë ajrore, 477 dronë dhe 60 raketa

Published: June 29, 2025
Shpërndaje

Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror kundër Ukrainës përgjatë natës, ka thënë një zyrtar ukrainas të dielën, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press. Për sulmet raportohet teksa përshkallëzohet fushata e bombardimeve ruse kundër Ukrainës, çka i shuan edhe më tepër shpresat për dhënie fund të luftës trevjeçare.

Rusia i ka nisur 537 armë ajrore kundër Ukrainës, përfshirë 477 dronë dhe 60 raketa, ka thënë forca ajrore ukrainase. Prej tyre, 249 janë rrëzuar. Yuriy Ihnat, shef i komunikimeve në forcën ajrore ukrainase ka thënë se sulmet e natës së mbrëmshme kanë qenë “më masivet” në Ukrainë, duke marrë parasysh se janë nisur dronë dhe disa lloje raketash.

Në sulme janë shënjestruar rajone të ndryshme, përfshirë ato në perëndim të Ukrainës, shumë larg prej vijës së frontit. Forca ajrore polake ka thënë të dielën se Polonia dhe vendet aleate kanë ngritur në ajër avionë për të garantuar sigurinë e hapësirë ajrore të shtetit.

- Publicitet -

Guvernatori rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin ka thënë se një person ka vdekur si pasojë e sulmit me dronë. Në rajonin e Lvivit, në perëndim të Ukrainës, një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër industriale në qytetin Drohobiç, si pasojë e një sulmi me dronë, që ka rezultuar me ndërprerje të energjisë në gjithë qytetin.

Sulmet e reja vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka përsëritur të premten se Moska është e gatshme për një rund të ri të bisedimeve për paqe në Stamboll. Megjithatë, lufta nuk tregon shenja të zbehjes, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare, në krye me Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund konfliktit.

Dy rundet e fundit të negociatave në mes të delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll, kanë qenë të shpejta dhe pa asnjë progres drejt arritjes së një marrëveshjeje. Sulmet me dronë me rreze të gjatë kanë qenë kryefjala e luftës, që ka hyrë në vitin e katërt. Gara në të dyja anët për t’i përsosur dronët dhe për t’i bërë më vdekjeprurës, e ka kthyer konfliktin në zonë testimi të armëve të reja.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?