Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia kryen sulmin më të madh në Ukrainë prej se ka nisur pushtimin e saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia kryen sulmin më të madh në Ukrainë prej se ka nisur pushtimin e saj
AktualitetBote

Rusia kryen sulmin më të madh në Ukrainë prej se ka nisur pushtimin e saj

Published: November 25, 2023
Shpërndaje

Rusia e ka sulmuar Ukrainën me një numër rekord dronësh iranianë më 25 nëntor, duke i plagosur disa njerëz dhe duke shkaktuar dëme, thanë zyrtarët ukrainas, duke e cilësuar këtë si sulmin më të madh rus prej se Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022. Kryeqyteti Kiev ish cak i sulmeve që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cilësoi si “veprime të qëllimshme terroriste”.

“Rusia i lëshoi rreth 70 dronë shahed në Ukrainë pikërisht në prag të ditës së përkujtimit të gjenocidit të Holodomorit”, shkroi Zelensky në rrjetin social X, duke iu referuar përvjetorit të viktimave të urisë së shkaktuar nga dora e njeriut më 1932-33, si pasojë e të cilës vdiqën miliona njerëz në Ukrainë.

Mbrojtja Ajrore e Ukrainës tha se i ka rrëzuar 71 prej 75 dronëve rreth 60 mbi Kievin, me të cilët Rusia e sulmoi të shtunën. “Luftëtarët tanë i rrëzuan shumicën e dronëve, por jo të gjithë”, shkroi Zelensky. “Ne po e vazhdojmë punën për ta forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për ta bashkuar botën në luftë kundër terrorit rus. Shteti terrorist duhet të mposhtet dhe të mbahet përgjegjës për veprimet e veta”, shtoi ai.

- Publicitet -

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, dha hollësi rreth sulmit rus mbi kryeqytetin ukrainas, si pasojë e të cili u plagosën pesë njerëz, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar. Të gjithë prej tyre morën tretman mjekësor, tha ai. “Barbarët rusë kryen sulmin më të madh mbi Kievi dhe alarmi ajror zgjati gjashtë orë”, tha Klitschko.

Ai tregoi se disa rrethina të kryeqytetit u goditën gjatë sulmit, ndërsa më e prekura ishte rrethina Solominaski, ku një zjarr i shkaktuar nga copëzat e dronit të rrëzuar e dëmtuan një çerdhe. “Ky sulm me dronë ishte më i madhi prej se nisi pushtimi i plotë”, tha shefi i administratës ushtarake të Kievit, Mykhaylo Shamanov, për televizionin ukrainas.

Sulmi i dëmtoi linjat e rrymës në kryeqytet, duke i lënë në terr 120 institucione dhe 77 ndërtesa banimi në qendër të kryeqytetit, tha administrata ushtarake e Kievit.

Ukraina është duke u përgatitur për sulme më të shpeshta ruse ndaj infrastrukturës së saj energjetike gjatë sezonit të ftohtë, sepse Moska e kishte kryer një fushatë të ngjashme dimrin e kaluar, duke i lënë miliona ukrainas në terr dhe në të ftohtë, pasi ua kishte shkatërruar infrastrukturën jetike të energjisë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?