Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia në mbështetje të Serbisë: Nuk duam luftë ndaj Kosovës, por populli serb po përpiqet të mbrojë veten
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rusia në mbështetje të Serbisë: Nuk duam luftë ndaj Kosovës, por populli serb po përpiqet të mbrojë veten
BoteKryesore

Rusia në mbështetje të Serbisë: Nuk duam luftë ndaj Kosovës, por populli serb po përpiqet të mbrojë veten

Published: October 4, 2023
Shpërndaje

Rusia mbështetë Serbinë në qëndrimet e saj kundër Kosovës. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova, në një intervistë për versionin ballkanik të “Russia Today”, lëshoi sulmet e zakonshme në drejtim të udhëheqësve në Prishtinë, duke pretenduar se vetëm Beogradi është treguar palë konstruktive dhe se dëshiron një zgjidhje kompromisi paqësore. U përgjigj edhe ndaj akuzave të Kosovës se Serbia, me shtysë nga Rusia, po kërkon luftë.

“Është një gënjeshtër, e cila ka për qëllim diskreditimin e Beogradit dhe largimin e vëmendjes nga spastrimi etnik që po bëhet në Kosovë dhe Metohi. Gjithashtu, është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga Kurti, sjellja e të cilit është bërë normaliteti i ri.”

Sa i përket sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës, zyrtarja ruse tha se nuk habitet që “populli serb po përpiqet të mbrojë veten”, pas atyre që i quajti “fjalë të tmerrshme të Kurtit në Bruksel, se serbët duhet të paguajnë dhe të vuajnë”. Zakharova kritikoi KFOR-in dhe EULEX-in me pretendimin se këto forca paqeruajtëse në Kosovë asnjëherë nuk e kanë bërë punën siç duhet, ndërsa sulmoi edhe ndërmjetësimin e Bashkimit Europian në dialog.

- Publicitet -

“BE-ja ka diskredituar plotësisht veten si ndërmjetës. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me Kosovën. Diçka e ngjashme ndodhi me Armeninë. Ata nuk bënë gjë tjetër veç provokimeve që çuan në shpërthimin e situatës, e cila mund dhe duhej të zgjidhej me mjete juridike dhe politike, duke marrë parasysh të gjithë sfondin historik të situatës”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse akuzoi perëndimin për një sulm hibrid dhe të drejtpërdrejt ndaj Ortodoksisë, në një përgjigje lidhur me dyshimet e ngritura nga deputetja britanike, Alicia Kearns, se Kisha Ortodokse Serbe mund të jetë përfshirë në kontrabandën e armëve në veri të Kosovës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “U zhdukët, menduat iku ky. Votat i kam unë, pa mua jeni një m..t”! Dalin detaje nga Asambleja e PS: “Tirana, e humbur nëse votohet sot”
  • Ose nën thundrën time, ose jashtë Partisë!
  • Si e rrëzuan studentët Vuçiçin
  • U përjashtuan apo jo Ndreca e Spiropali? Klosi del prapë për sqarim

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on VIDEO: Nga vezët në rrugë mbi makinën e Ramës, te përjashtimet nga partia. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit
  2. Fiku on A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?
  3. Oficeri i artilerise on A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?
  4. Ethem Lalaj on VIDEO: Nga vezët në rrugë mbi makinën e Ramës, te përjashtimet nga partia. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit
  5. Arlinda Ymeraj on A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?