Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa projekte strategjike u përzgjodhën në Shqipëri?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sa projekte strategjike u përzgjodhën në Shqipëri?
AktualitetEkonomi

Sa projekte strategjike u përzgjodhën në Shqipëri?

Published: January 25, 2024
Shpërndaje

Ligji i miratuar në vitin 2015 për investimet strategjike, ka krijuar lehtësi dhe më shumë akses për investitorët vendas dhe të huaj në Shqipëri.  Kjo “ofertë” u konceptua si një pakete ligjore pilot, me qëllim qe t’u jepte një nxitje të mëtejshme projekteve te investimit në sektorët e cilësuar strategjikë sipas këtij ligji.

Sipas të dhënave zyrtare, interesi i subjekteve ka rezultuar shumë i lartë, ndërsa vlerësohet se kjo paketë u ka shërbyer edhe vetë institucioneve të përfshira në vlerësimin e projekteve, pasi ndjekja e proceseve te investimeve tashme gëzon një eksperience disa vjeçare dhe krijuar një rrjet komunikimi mes institucioneve ne nivel teknik dhe nivel vendimmarrës.

Por, sa subjekte kanë gëzuar statusin e investitorit strategjik deri më tani? Referuar të dhënave zyrtare,  nga viti 2016 e deri tani janë trajtuar 88 projekte investimi, prej te cilave: 40 kane përfituar status strategjik; 14 projekte janë refuzuar; 34 projekte janë në faze vlerësimi.  Pjesa më e madhe e këtyre projekteve janë në sektorin e turizmit ose turizëm i integruar.

- Publicitet -

Sektorë strategjikë, në zbatim dhe për efekt të këtij ligji, konsiderohen: sektori energjetik dhe minerar;  sektori “Transport, infrastrukturë e komunikimeve elektronike dhe mbetjet urbane” sektori “Turizëm (Strukturat turistike)”; sektori “Bujqësi (Ferma e madhe bujqësore) dhe peshkim”; sektori “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”; zona me përparësi zhvillimi.

Për secilin sektor, ligji ka të parashikuar vlerën e investimit të detyrueshëm që duhet bërë.  Në dispozicion të zhvillimit dhe realizimit të projekteve investuese strategjike, sipas këtij ligji, mund të vihen trojet, pyjet, tokat bujqësore, si dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, në pronësi të shtetit shqiptar.

Mënyra e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme në pronësi të shtetit shqiptar, për zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas legjislacionit në fuqi.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?