DR. JORGJI KOTE
Nga Brukseli për Dita
Pyetja e natyrshme që lind kur sheh titullin e shkrimit është “ Sa dhe çfarë mund të mësojmë dhe përse nga Belgjika kur Italia, Greqia, Slovenia dhe Kroacia janë më afër dhe pak a shumë si ne për nga madhësia gjeografike?”. Pa mohuar përvojën e këtyre vendeve, për disa arsye thelbësore që tregohen më poshtë, ne mund të mësojmë shumë më tepër nga Belgjika në politikë dhe në çdo aspekt tjetër jetik.
Po, ashtu si edhe vende të tjera, Shqipëria ka se ç’të mësojë nga përvoja, vlerat, emri, politika, diplomacia dhe imazhi pozitiv ndërkombëtar që Belgjika ka farkëtuar në Europë dhe në botë; bashkë me shumë tradita dhe thesarë të çmuar në art, letërsi, muzikë dhe në kulinari ku ajo konkuron edhe me “më të mëdhenjtë”.
Në gjerdanin e artë belg shkëlqen bukuria rrezatuese e Audrey Hepburn, super Yllit hollividuan të viteve 50/60 që ka lindur në Komunën Ixelles në Bruksel, ku është shtëpia muze dhe Parku me emrin dhe bustin e saj. Në atë komunë lindi edhe baritoni belg me famë botërore, Joseph Van Dame që nda nda nga jeta këtë shkurt.
Dizenjatori i famshëm i bandave të animuara Hergè me albumin e tij të parë « Tin Tin » me skica e vizatime nga shkenca, fiksioni dhe aventura kanë arritur rekord me mbi 230 milion albume të shitura e të përkthyera në mbi 100 gjuhë të botës.
Për të ardhur te piktori futurist me famë ndërkombëtare Renė Magritte dhe kryearkitekti Victor Horta, i cili ka projektuar shumicën e kryeveprave të Brukselit.
Ndërkohë, Belgjika krenohet dhe “ këndon” me emrat tingëllues të artistëve të magjishëm belgo-francezë; në krye është emblematiku Jacques Brel me këngën himn ” Ne me quitte pas”, super rockstari Jonny Halliday, ”Elvisi i francez” këngëtarja, valltarja dhe artistja me famë ndërkombëtare Anni Cordie, e ndjera Maurane, Laura Fabian, Frederick Françoise, Salvadore Adamo deri te më të rinjtë, Stromae, Angele dhe Hellena Bayli.
Po ashtu futbollistët elitarë të ”Diablat Rouge”, çiklisti legjendë Eddy Merckx, pesë herë fitues i “Tour de France” kampionja e trefishtë olimpike në 7 garësh, Nafissatou Thiam, tenistë dhe teniste të famshme dhe atletë të tjerë të shquar.
Kulinaria belge me pesë kryemarkat e saj – çokollatat, midhjet, vaferat, 800 llojet e birrës së famshme dhe fritet unikale janë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore
Madje, një nga friteritë më të njohura pranë Bursës në Bruksel është pronë e familjes Laçi, emigrantë përpara viteve 90. Zenel Laçi, sikurse ka pohuar media belge e filloi punën në Bruksel si « fritor » dhe tani është « autor » i njohur me teatrin e tij « Fritland » simbol i emrit dhe rrugtimit të lokalit të tyre me emër.
Në këtë drejtim, ne mund dhe duhet të mësojmë nga mënyra si Belgjika i çmon dhe nderon këta artistë dhe sportistë legjendarë, ama qysh për së gjalli dhe pas shuarjes së tyre. Dhe jo vetëm në përvjetorë, por çdo javë, televizionet dhe mediat e tjera japin programe kushtuar jetës së tyre bashkë me pjesë nga krijimet dhe shfaqjet e tyre virtuoze. Ndërsa te ne të merr malli të shohësh programe të tilla për yjet tanë të shquar dhe të pashuar të këngës, muzikës, artit dhe letërsisë që me magjinë dhe mjeshtërinë e tyre kanë lënë gjurmë në vendin tonë si edhe jashtë tij.
Padyshim që rëndësia emblematike e Belgjikës fillon te kryeqyteti i saj dhe i Europës së bashkuar, Brukseli; “Bruxelles, ma belle » ose « Bruksel, e bukura ime » siç thotë kënga e kompozuar në vitin 1974 nga holandezi Dick Annegarn.
Shenja e tij më e lashtë dalluese është« Grand Place » ndër sheshet më të bukura dhe karakteristike të botës i ndërtuar mbi 600 vjet më parë. Aty është selia gotike e Bashkisë dhe pranë saj « burri i vogël » i Brukselit, siç njihet Manneken Pis i vendosur aty në vitin 1450. Krahas legjendave që tregojnë se si Brukseli shpëtoi nga zjarri dhe armiku falë atij vogëlushi që bëri « pipin » mbi kokat e ushtarëve për t’u dhënë alarmin, Manneken Pis simbolizon edhe humorin me shpirtin e pavarur të Brukselit. Është grabitur dhe dëmtuar disa herë; për herë të fundit më 1965, por brukselianët prapë e kanë kërkuar, e kanë gjetur, e kanë « mjekuar » dhe e kanë vendosur në Muzeun, ku janë edhe tre kostumet popullore shqiptare, të cilat ai ka veshur vitet e fundit. Një mësim tjetër i madh për ne që nuk duam t’ia dimë as kur vidhen dhe dëmtohen thesaret tona të paçmuara shpirtërore dhe kulturore.
Pika tjetër tërheqëse është Sheshi « Schuman » me trinomin Europian – Komisioni, Këshilli dhe Shërbimi i Jashtëm. Pak më poshtë, në Place Luxembourg ndodhet Parlamenti Europian. Në atë kuartier ndodhen shumica e rreth 500 ambasadave dhe misioneve diplomatike të BE-së, organizatave të tjera ndërkombëtare me mbi 70.000 punonjës, mbi 2000 gazetarë, 290 firma me 12.000 lobistë, etj. Veç selisë madhështore të NATO-s në hyrje të tij. Ndaj thuhet se « Brussels is the place to be » ose Brukseli është vendi ku duhet të jesh dhe “në do të dëgjohesh, fol në Bruksel»!
Rijkujtojmë me këtë rast se Belgjika është vend me vokacion të hershëm dhe të fuqishëm Euro-Atlantik, një nga gjashtë bashkëthemelueset e NATO-s dhe BE-së. Madje ajo i parapriu BE-së qysh në vitin 1944, kur lideri i saj vizionar Henry Spaak me homologët holandezë/luksemburgas themeluan në azil politik në Londër BENELUX që vazhdon të jetë model referues dhe laborator eksperimental i BE-së.
Shenjë tjetër dalluese e Brukselit është Atomiumi 102 metra i lartë i ndërtuar në vitin 1958, simbol i teknologjisë dhe arkitekturës belge. 9 sfera alumini me diametër 18 m dhe peshë 250 ton përfaqësojnë grimcat e atomit të zmadhuara 165 miliard herë. Konstruksioni metalik prej çeliku inoksidabël peshon 2400 ton!
Kujdesit i njeriut prej nga prapë duhet të mësojmë shihet edhe te lulishtet, parqet dhe pyjet që zenë gjysmën e sipërfaqes së tij; i pari në botë për gjelbërim për frymë të popullsisë. Më tej, krejt ndryshe nga Tirana, në Brukselin e vjetër dhe në qendër të tij nuk ka dhe nuk lejohet as “me ligj dhe as me Maliq” asnjë godinë të lartë, se për kulla as që bëhet fjalë. Ato i gjen, por prapë jo aq gjigande si te ne, te “ Manhatan “ i Brukselit në ish zonat e djerra por në asnjë rast të vetëm në qendër!.
Ndërkohë, krahas mbrojtjes dhe zhvillimit të bukurive natyrore, Belgjika dallohet dhe na mëson shumë për respektimin e diversitetit etnik, gjuhësor, kulturor, etj. Edhe pas atentateve terroriste në Paris dhe Bruksel 10 vjet më parë, ku disa prej terroristëve më të rrezikshëm ishin rritur dhe përgatitur në 2 – 3 komuna të tij, multikulturalizmi nuk ra dhe nuk dështoi. Kështu, Brukseli renditet i dyti në botë pas Dubait për nga numri i shtetasve me origjinë të huaj me 184 nga 200 kombësi që ka bota; në fakt, kjo është një dukuri që përfshin të gjithë Belgjikën Federale.
Akoma edhe më i rëndësishëm është fakti se mbi bazën e vlerave dhe traditave të lartpërmendura, por edhe të sfidave dhe problematikave të nxehta dhe jo të pakta që ajo ka patur dhe vazhdon të ketë si gjithë BE-ja, Belgjika ka ndërtuar politikën bashkë me politikanë vizionarë dhe kurajozë; ata shquhen dhe na mësojnë shumë sidomos për kulturën e kompromisit dhe konsensusit historik; këto të fundit për Belgjikën janë po aq të domosdoshme sa “mobiljet shtëpiake dhe ”buka dhe gjalpi”.
Dhe ky nuk është një llaf goje apo slogan, por realitet unikal belg. Kini parasysh se krahas Parlamentit dhe qeverisë federale, aty ka edhe 6 parlamente dhe qeveri rajonale bashkë me tri komunitete gjuhësore; me sfida, probleme, fërkime dhe përlasje të vazhdueshme; por ndryshe nga politika jonë, me lëshime dhe tolerancë e gjejnë konsensusin/kompromisin, edhe atëhere kur ato duken të pamundura.
Kështu, në vitin 2010 u vu në pikpyetje Presidenca e saj e BE-së, sepse Belgjika ishte në kulmin e një krize të pashembullt qeveritare që vazhdoi 550 ditë! Në atë situatë, për të shmangur një dështim katastrofal për Belgjikën dhe më gjerë, Mbreti dhe liderët politikë përdorën ndërmjetësues me lloj loj emrash nga i gjithë spektri politik dhe partiak – negociatorë, relatorë, formatorë, informatorë, raportues të shquar, të cilët ia dolën të krijonin koalicionin e ri qeveritar; për rrjedhojë, edhe kryesimi belg i BE-së u kthye në histori të vërtetë suksesi! Kjo u përsërit me Presidencën e saj në gjysmën e parë të vitit 2024, e cila ishte periudha e zgjedhjeve europiane dhe belge ( federale, rajonale dhe bashkiake). Kompromisi “alla belg” u bë sërish kyçi i suksesit ashtu si edhe në kapërcimin tani së fundmi të krizës tjetër 600 ditore për krijimin e qeverisë së re Rajonale në Bruksel; përpjekjet dhe negociatat filluan në muajin Qershor 2025 dhe përfunduan më 25 Shkurt 2026!.
Po ashtu, në fushën politike ne mund dhe duhet të mësojmë shumë nga liderët dhe politikanët e Belgjikës nga mënyra se si ata punojnë, qetë, pa zhurmë, pa triumfalizëm, populizëm dhe protagonizëm kryeministror, pa bujë por me shumë bukë dhe brumë. Edhe pse është bashkëthemeluese e BE-së, NATO-s, etj dhe i ka kryesuar dsa herë ato, edhe pse është në majat e farmaceutikës, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, çeliqeve, eksporteve, politika belge nuk vepron me retorikë, refrene, batuta, kunja dhe rezoluta, por me fonde, me armatime moderne dhe me trupa kudo, duke u renditur ndër vendet e para sa i takon ndihmave humanitare dhe për zhvillim dhe 4 vitet e fundit edhe për Ukrainën; e megjithatë, prapë asaj “ nuk i ndihet zëri”; dhe as nuk rreh njeri gjoksin aty; ca më pak kryeministrat, të cilët historikisht drejtojnë koalicione të vështira me disa ngyra partiake, ku atyre, ndryshe nga liderët tanë u duhet të maten mirë kur flasin, se atje ka zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe çdo fjalë peshon; me shenjën më të parë të një afere i largojnë ministrat, ndonëse ata japin menjëherë dorëheqje të parevokueshme.
Më tej, nëse ne u bien borive, derdhim vu shampanjën, hedhim fishekzjarre për 3 – 4 samite simbolike dhe mburremi për Samitin e NATO-s në Tiranë 2027, edhe pse kemi 20 vjet atje, për Belgjikën samitet janë bërë si simitet ose ” bukë e djathë!
Gjatë një bisede me një koleg diplomat belg kur isha në Ambasadë në Bruksel e pyeta se pse Belgjika ”rri aq urtë e butë” dhe ai më tha me qetësi se ne jemi vende të vegjël, nuk bën t’u dalim përpara, as t’u bëjmë lajka dhe ca më pak karshillëk më të mëdhenjve apo edhe të futemi mes sherreve të tyre. Tani, kur këtë e bën Belgjika, mendoni se sa modestë dhe kokëulur duhet të jenë politikanët tanë!
Por jo të vazhdojmë që nga nejra anë nuk “lemë gur pa lëvizur” për t’u anëtarësuar në BE dhe nga ana tjetër qortojmë apo u japîm mend liderëve të Komisionit dhe Parlamentit Europian si edhe liderëve të Vendeve Anëtare të BE-së, ca më pak në publik dhe në media, kur kemi aq shumë formate dhe samite me ta. Kështu, Kryeministri i Belgjikës, Bart de Wever, në Samitin e BE-së në Nikosia më 23 Prill kërkoi sërish që BE-ja të hyjë në bisedime me Rusinë, në kërkim të paqes së vërtetë dhe të qëndrueshme. Por ai thjesht sugjeroi, pa asnjë kritikë ndaj kolegëve për “ gabime të rënda gjeostrategjike” E megjithatë, mendimi i tij i shprehur brenda formatit të BE-së nuk gjeti përkrahje nga shumica me logjikën e drejtë se nuk ka kuptim të zhvillohen bisedime me Moskën, kur kjo e fundit nuk lëviz asnjë centimetër nga pozicionet e saj që edhe e shtynë në agresionin më 22 Shkurt 2022!.
Ndaj, liderët tanë politikë dhe sidomos Kryeminstri Rama do të bënin mirë të shohim e të zgjidhin hallet dhe telashet e panumurta të brendshme, të dëgjojnë më shumë të tjerët, të kursehen në batuta, kritika dhe dhënie leksionesh dhe të përqëndrohen në kryerjen e detyrave të shtëpisë në kohë dhe me frymë europiane. E as të mos abuzojnë me mirësjelljen dhe lëvdatat eufemiste diplomatike, por të qëndrojnë me këmbë në tokë, se kështu bëhen më të besueshëm dhe më efektivë!
Dukuri tjetër pozitive në politikën aktive belge është zgjedhja e shumë shtetasve me origjinë të huaj dhe shqiptaro-belgë të çdo treve në këshillat komunale, rajonale, në Parlamentin Federal, në institucionet evropiane e gjetkë. Ndër politikanët më të njohur janë Ahmet Gjanaj, anëtar i Kryesisë së PS-së frankofone dhe zv.Kryetar i Parë i Komunës së Molenbekut në Bruksel, Kryetar i Shoqatës më të madhe kulturore ” Vatra”. Kristela Bytyçi e pasoi Ahmetin duke u bërë vitin e kaluar deputetja e parë shqiptare femër në Parlamentin e Brukselit dhe e pranishme në strukturat e të djathtës së moderuar.
Këtu ndër politikanët belgë, duhet veçuar me shumë nderim dhe mirënjohje ish Kryebashkiakja e qytetit Huy dhe ish Kryetare e Senatit Belg, e ndjera Anne Marie Lizin; e cila mbahet mend edhe sot, 10 vjet pas ndarjes së parakohshme nga jeta si mikesha më e mirë dhe më e madhe e shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, nga më i thjeshti e deri te liderët më të lartë. Krahas simpatisë personale, ajo ka bërë përpjekje dhe demarshe të panumurta gjatë viteve 9190 – 2010, falë emrit dhe prestigjit ndërkombëtar që gëzonte për reformat demokratike dhe integrimin e tonë në strukturat Euro-Atlantike dhe pavarësinë e Kosovës, si mbështetëse e zjarrtë; me lobime, fjalime, nëpër konferenca dhe vizita pune në Tiranë dhe në Prishtinë.
Në funksion të kësaj fryme dhe praktike të begatë konsensusi dhe kompromisi janë edhe aftësitë, kapacitetet, burimet e bollshme dhe traditat shumëplanëshe elitare belge në politikën e jashtme dhe atë europiane. Belgu i madh Paul – Henri Spaak, është Kryetari i parë i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ( 1946) dhe ndër “Baballarët” e parë bashkëthemelues të BE-së. Gjatë 4 dekadave të fundit, kryeministrat e saj të mirënjohur, i ndjeri Wilfried Martens dhe Luc de Haene dhe më i riu, Guy Verhofstadt kanë qenë përkatësisht president i Partive Popullore Europiane, Nënkryetar i Komisionit Kushtetues të BE-së dhe Kryetar i Grupit Liberal në Parlamentin Europian; Ish Kryeministri Herman van Rompuy dhe Charles Michel kryesuan Këshillin Europian më 2009 – 2014 dhe më 2019- 2024.
Ndërkohë, një ndër ” farkëtuesit” e këtij kompromisi shpëtimtar për Belgjikën është trupa elitare diplomatike e konsoliduar; mendoni, atje konkurset e vërteta për rekrutimin e diplomatëve kanë filluar mbi 1 shekull më parë! Gjatë shërbimit për 10 vjet në në Ambasadën dhe Misionin tonë pranë BE-së në Bruksel kam parë dhe ndjerë nga afër profesionalizmin dhe dashamirësinë e tyre ndaj nesh.
Krahas të tjerash, Belgjika ishte e para që nënshkroi me ne Marrëveshjen mbi Mbrojtjen Sociale dhe njohjen e Pensioneve në vitin 2014; ajo ka shërbyer si model edhe për marrëveshje e tjera me Italinë, Gjermaninë, Rumaninë dhe Greqinë.
Një fushë tjetër ku sidomos ne shqiptarët frymëzohemi dhe mësojmë është bujaria, solidariteti dhe zemërgjerësia e popullit dhe politikanëve belgë ndaj vendit tonë dhe sidomos për pritjen, strehimin dhe integrimin e disa valëve të emigrantëve nga vende të ndryshme të botës, përfshi dhe Shqipërinë, nga viti 1956 dhe në vazhdim. Me nismën e tyre, në një prej shesheve kryesore të ” kryeqytetit” të parë të bashkëatdhetarëtve tanë të Schaerbekut në Bruksel në vitin 1968 u vendos busti i Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu.
Ndërsa 40 vite më parë, autoritet e kluturës në Bruksel mbështetën nismën e patriotit tonë dibran, intelektualit të shquar Sakip Skepi për çeljen e radios në gjuhën shqipe ” Jehona e Shqipes” e cila vazhdon të jetë përherë nën drejtimin e zotit Skepi dhe ekipit të tij të apasionuar zëri shqip në Belgjikë dhe gjetkë.
Në Nëntor 2016, Kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close ftoi Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj për herë të parë si të Ftuar Nderi në Eventin e Kënaqësive të Dimrit dhe Tregun e Krishtlindjeve, ndër më të mëdhenjtë në Europë. Me këtë rast, në Grand Place dhe në pikat e tjera turistike rreth tij u çelën mbi 200 « chaleta» ose shtëpiza» ku u ekspozohen pjesë dhe produkte nga traditat, kultura, arti, muzika, kulinaria, etj; në sheshe të njohura u dhanë shfaqje artistike, çelen ekspozita, etj.
Kryebashkiaku i Brukselit Philippe Close me tre këshilltarët e tij shqiptarë, publicistin e mirënjohur Safet Kryemadhi, Drejtorin teknik të EXPO Bruksel, Emin Luka dhe aktivisten e kudondodhur nga Prishtina Qëndresa Gërlica në Dhjetor 2019 shkoi në Tiranë në solidaritet me të prekurit nga Tërmeti i 26 Nëtorit 2019.
Ja, për këto dhe arsye të tjera, të gjithë, por veçanërisht politikanët tanë mund dhe duhet të mësojnë shumë nga Belgjika, mentaliteti, politika dhe lidershipi i saj..

Pas ketyre levdatave per miqesine shqyptaro-belge dhe dashnine e Belgjikes per popullin shqyptar enveristi Jorgji Kote ka harruar nje lajm trondites qe ka mbushur median nderkombetare dhe ka arritur deri ketu ne SHBA:
BELGJIKA KA DEKLARUAR SE NJE MINISTER BULLGAR I QEVERISE SE RE PRO-RUSE, TE SAPOZGJEDHUR, KA LIDHJE TE NGUSHTA ME MAFIEN E DROGES DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR SHQYPTAR, QE ESHTE ULUR KEMBEKRYQ NE ZYREN E KRYEMINISTRIT EDI RAMA.
Me pelqeu shume ky shkrim i ketij zoterise qe e ka shkruar dhe paska dhe njohje te plot per zhvillimet ne Europa apo Belgjike. megjithate, zoteria nuk e gjeti me vend qe ta thoshte per te gjitha se pse Belgjika i ka te gjitha keto miresi? E verteta eshte se Belgjika ashtu si theksohet , mund te administrohet edhe te funksionoje jeta dhe kete e ka provuar disa here edhe pa qeveri fare dhe kjo duket se vjen nga dy gjera. Ne radhe te pare merite e parlamentit me ndertimin e strukturave te administrates dhe drejtesise. Punonjesit e administrates kane qene korrekt me zbatimin e ligjit dhe si te tille edhe drejtesia belge ka qene ne nivel shume te larte ekzekutimi te ligjeve pa administrate dhe drejtesi nuk ka shtet demokratik. Ne radhe te dyte Belgjika me njerezit e saj ka nje kulture edukative te shprehuri dhe komunikimi qe nga politikanet e deri tek sherbyesit e popullit direkt te jashtezakoneshme dhe kjo ka vazhduar e trasheguar. Ana e fundit eshte se Belgjika ka nje mbrojtje sociale krejt te ndryshme nga Europa e cila i ka dhene njerzeve dy drejtime, nje pozitive dhe nje negative. Mbeshtetje per jeten , por dhe dembelizmin per punen. Kohet e fundit sikur ka levizur nga binaret me qeverine qe ka dhe kjo, ma merr mendja qe do kete kosto. Shqiperia, per mua eshte ne kaos mendimi sepse njerezit, seicili kerkon te duket vete i pari. Ka dhe nje kulture te dobet ne Shqiperi te komunikimit, bile edhe nga disa emigrante qe kane siguruar jeten jashte, si kam pare neper portale, bile, banale fare jashte çdo norme njerezore dhe kjo vjen nga degradimi familjes, shkolles dhe mesuesise. Por gazetaria dhe media ne Shqiperi jane kthyer ne prokurore e gjykates dhe kane humbur rolin e tyre fare. Diktatura e Enver Hoxhes e kishte te konsoliduar aresimin dhe kjo ishte nje kollone e forte sepse pergatiti njerez me kulture, dije dhe shkence qe konkuronin ne Europe, ja psh ç’mund te thuhet per inxhineret e hidrocentraleve, uzinave, hekurudhave apo urave etj etj. Ashtu si i permendi zoteria, Belgjika ka trasheguar kulture, nuk e zhduku si beri Shqiperia nga viti 1990 e deri me sot. Shikoni nivelin e njerzeve se si u zhgarraviten me artistin e madh tonin, nje legjende e artit dhe mendimit, Robert Ndrenika ! KJo tregon se liria eshte kthyer ne çthurje. Shiko se ç’behet me organet drejtuese te prokurorise, katastrofe, apo vendimet e gjykatave. Drejtesia eshte kollone e demokracise dhe pergjejgjesia bie mbi deputetet e parlamentit qe nuk kane palce te mbajne mbi kurriz hartimin e ligjeve per te rrethuar me “tel me gjemb” çthurjen e njerzeve te drejtesise. Duhet qe parlamenti shqiptar te dali ne krye, jo prokurori dhe gjykatesi.
Me sa lexova shkrimin dhe per specialitet nuk eshte i sakte,Belgjika ka fritat e famshme me majoneze nje ushqim shume i demshem per shendet,cokollatat e bardha e per birrat,per te tjerat autori tregon frustim te tepert,urij te kete perfituar ndonje page pensioni e i shikon hajrin Belgjikes.
@fjala BAJGA e Enverit:
BELIGJIKA NUK KA ARTISTE “BAJGA” TE REALIZMIT SOCIALIST, SI ROBERT NDRENIKA QE E SHITI NDERIN TE DJALLI LALI ERI PER NJE PALO APARTANET
Belgjika ishte nga vendet e para qe zbuloi Xibraken e Olsi Rames,sepse Mafia e Rilindjes po zaptonte Portin e Antverpenit me drogen e Mafies shqyptare, Belgjika ishte vendi qe prangosi dhe rasi ne burg avokatin enverist re Rilindjes,kriminelin Idajet Beqiri qe ja shohim fytyren e shemtuar nete gjitha emisionet TV,
prandaj:
Inxhinierat dhe intelektualet dru me pre te Enverit nga Kllasa Puntore tregoja kalamajve para gjumit te nates, per t’i trembur me DORDOLECE komuniste, i ke me shumice edhe ne Kube, edhe ne Korene e Veriut pa breke ne bythe,
sepse:
Po te shkonte ne Belgjike servili Robert Ndrenika nuk do te gjente pune as si halepastrues, ne dallim nga shume shqyptare te ndershem qe punojne dhe jetojne ne kete vend demokratik.
belgjika eshte detante franko hollandeze dhe Europa nuk le zjarr te perhapet ne zemer te saj, njelloj zvicre qe lidh tre shtete, ne na punuan qindin historikisht, shkoi per lume gjithe ajo sakrifice e kontribut per kurven europe nga lashtesia kur u dhame edhe krishterimin qe na shesin dengla sot, skenderbeu qe u garantoi paqe me dekada, LANC ne luften 2 boterore, kufijte na I rrudhen e hajde bej shtet me greqi e serbi me thike ne brez e Europe qe I mbeshteti, prandaj zhvillimi do paqe, shiko grekun serbin qe shesin dengla per shtet se domosdo ua dhuruan shtetin nje shekull para nesh duke masakruar nderkohe tonin qe e mezi e beme e mbajne nen tension prej 100 vjetesh
Z. Kote pas 10 vite si diplomat i Shqiperise ne Belgjike, tashme jeton atje, ndaj shkrimi i tij ngjan si i dikujt te dashuruar me kete vend. Dhe me te drejte, por jo te gjithe shqiptaret, emigrante te hershem apo pas vitit 1991 e kane patur rrugen e tyre kaq te lehte.
Belgjika eshte modeli klasik i kapitalizmi, ndaj Marksi jetoi e punoi ne Grande Place per vepren e tij “Kapitali”. Ky sistem atje nuk u lekund as nga Lufterat Boterore e as pas renies se Murit te Berlinit, ndaj ky vend nuk u dogj e shkaterrua dhe ruajti brez pas brezi vlerat dhe thesaret qe trashegoi.
Pikerisht ky eshte hendeku i madh mes Shqiperise dhe vendeve fqinje apo te zhvilluara. Shqiptaret kane nje histori sa te dhuneshme aq edhe tragjike dhe u eshte dashur te rilindin disa here nga hiri i tyre, ashtu si feniksi, por shpesh te coptuar, dhunuar e shfarosur, te poshteruar e perbuzur.
Vertet ka shume vende ne Europe nga te cilet mund te mesojme dhe aplikojme ato qe i pershtaten kesaj historie dhe realitetit tone, gje qe shqiptaret luftojne ta bejne ne vendin e tyre dhe me sakrificat e bijve ne emigracion, te cilet mbulojne varferine e Shqiperise me remitancat per prinderit, te afermit e te dashurit qe jetojne ketu.
Ore idiot.Krimet me te renda ne afrike i ka bere belgjika kur mbret ishte Leopold.
J
Marta Kos nuk eshte Gjermania.;Eshte ish Jugoslloavia.Garancite per hyrje daljet.STOP- bllokim ne BE i jep Gjermania,jo sportelistja Jugosllave MARTA KOS. Kete neser e nxjerr ne assistence Gjermania..
Meqenese z.Kote jetoka ne Belgjike,a mund te ndaje keto Dekloaratat kontradiktoire per vendimin e KE sot,per bllokimin e Futjes se Edi Rames ne BE??????? Berisha NE KONFERENCE SHTYPI DEKILAROI SOT BLLOKIMIN E EDI RAMES NE BE per shkak te Ballukut,kurse komisjonerja Kos deklaron se Edi Rama futet ne BE brenda mandatit te saj.Mandati i Kosit perfundon pas dy vjetesh.I bie qe ne 2028 Edi Rama behet jo vetem kryeminister i Serbise por edhe Antar i BE.Kush genjen ketru,Marta Kos,apo Berisha? Se keta mkiqte e mikeshat e Rames po dalin me rrenacake se Berisha!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
replike miqsore me komentuesin “fjala”
Me shume se artikulli i kote i Jorgji Kotes me pelqeu komenti juaj por do nenvizoja keto te meta:
E PARA: Pjesa me e madhe e artikullit i kushtohet Historise Belgjikes dhe figurave te saj kryesore se sa gjerat qe na bashkojne si kombe te vegjel…
E DYTA: Deri ne vitet 60 te shekullit kaluar Belgjika ka patur kolonite e saj qe ishin me te medha 100 here se siperfaqja e saj dhe imagjinoni cfare pasuria kane trasheguar per 300 vite rradhasi….dhe te mos flasim me tej per minierat e artit dhe diamantave
E TRETA:Te pakten ne 10 vitet e para te demoNkracise kishte nje fare sensi pranimi i Shqiperise ne Europe kurse tani pas 34 vitesh eshte dukshem nje poshtrim i Shqiperise nga BE…te pakten ne lidhje me konfliktin Rusi-Ukraine
E KATERTA:Zhurma e ndyre per gjoja futjen e Shqiperise ne Europe jo vetem eshte tallje
por nuk do kete asnje impakt pozitiv per Shqiperine sot ne kohen :
-kur politika amerikane eshte tronditur nga Jeffreyepstein Gate…
-kur ne kancelarite e BE eshte eurodeputet terroristi Fredi Beleri dhe
-kur ne Shqiperi Xen Berisha eshte “bossi” i tenderave qindra miljone dollare qe i perfiton nga incesti politik Rama-Berisha…
Keqardhje !
Ja edhe ch(i)p-i qe nuk mungon te na ndriçoje e te vere notat si mesues filloreje artikullshkruesave e komentuesve. Dhe keni parasysh qe ch(i)p-i kenaqet, ose nuk kenaqet, i pelqen apo nuk i pelqen eshte shume e rendesishme t’i pelqeje ketij ch(i)p-it se ketij i ka hyre vetja ne qef aq shume sa qe vetem masturbon dhe kenaqet.
Per 75 vjeçarin Kote eshte normale te shkruaje me nota te shkelqyera per Belgjiken pasi ne kohen e demon-kracise i ra bretku ne trekendeshin Bruksel-Berlin-Vjene duke vazhduar “stafeten” qe mori ne kohen e “rexhimit kamunist” me kualifikimet ne vendet perendimore si dipllomat klasi.Por ketu nuk ka asgje te keqe se vuan nga sindromi “BisnikMustafaj” qe nga servile te atij sistemi u kthyen ne nekro-rame-berishiste te tij.
E PESTA: e keqja e ketyre dipllomateve tip Kote qendron ne faktin se keto i shohin problemet nga “lart poshte” ,se te tille e ka patur pozicjonin dhe eshte i denuar te gaboje…Po jap nje rast real negativ nga Belgjika e veres vitit 1997 qe te shikojme problemet nga “poshte lart” U ndodha per vizite ne Bruksel per nje jave te nje njeri shume i afert i imi rezident ne ate vend. Ai kishte nje problem te madh se kishte “yshtur” nje te afermin e gruas qe te vinte ne Belgjike “me not” se e kishte azilin te siguruar…Mirpo ne shkurt te vitit 1997 kishte ndryshuar legjislacjoni duke kaluar azili klasik i Belgjikes ne monitorim nga kryqi i kuq.Keshtu me ftuan dhe mua te shkonim te takonim mikun e tyre ne nje kamp afer Anverses.(Antwerp) Personi ne fjale kishte ankesa ne lidhje me zvarritjen e pabesueshme (poshtruese) per marrjen e intervistes per azil.Dhe ketu problemi ishte se nga rreth 300 persona ne kamp 200 ishin shqipfoles dhe 100 te tjere jo shqiptare..kishin lehtesi te madhe per marrje azili….kurse nga shqiptaret vetem 1 shkodran e kishte fituar…etj etj…Qelloi qe viziten ne kamp e beme te shtunen pasdite dhe duke ndenjur te holli modest i kampit kam pare nje skene shume poshteruese…
Erdhen disa makina me belge nga rrethinat afer per te marre per “sadaka” ndonje femije per ta mbajtur ne shtepi disa dita dhe nese i pelqente belgut mund dhe ta adaptonte…Per kete pame nja rrjeshtim te disa shqiptareve dhe cifti belg shikonte nga afer femijet….Ne fund zgjidhej fatlumi apo fatlumja…Nuk marr persiper te them se ishte kjo skene per filantropi apo per nuanca negative,,por mu kujtua filmi “Lulkuqet mbi mure” kur ndonje zonje italiane shkonte te shtepia e jetimeve dhe i zgjidhin te gjoret duke i pare dhe dhembet….
–
Sidoqofte,shprehja e Kotes : “”””për Belgjikën samitet janë bërë si simitet””” duhet vlersuar maksimalisht dhe e pergezojme
Ja perseri mesuesi i fillores ch(i)p-i qe i ve nota gjithe dynjase se kujton se i ka nxenesit qe po u meson abetaren
Si gjithnje perfekt
Pikepyetja e madhe kur e lexova kete artikull ne fillim ,mendoj se ka te beje me autorin e ketij artikulli i cili llogjikisht nuk duhet te perdore kete gafe qe ne titull.
Sepse do kishte sens te perdorej me vende si Estonia e cila jo vetem eshte me e ngjashme me Shqiperine se kane qene ne “rexhim kamunist” por dhe se ka bere nje progres te madh pas 1991…Dhe eshte fat per Estonine qe Edi Ramortja dje,kishte cuar diellin ta ndriconte ate vend..Ne kete kuptim dhe Belgjika ka cfare te mesoje nga Lideri yne qe rregullon levizjen e diellit duke shkaktuar pikepyetje per shendetin e tij mental..