Të jesh politikan nuk është një punë edhe aq e lehtë.
Kjo edhe më tepër në rastet kur përgjegjësia është më e madhe, siç mund të jetë të qenit kryeministër apo president.
Shumë prej drejtuesve të shteteve të ndryshme, që u kanë shërbyer vendeve të tyre për vite të tëra me radhë, në kohë të mira dhe të këqija, e kanë ndjerë peshën e pushtetit në lëkurën e tyre.
Por, pavarësisht kësaj, jo të gjithë tregojnë shenja të qarta të plakjes. Shumë prej tyre, duket se nuk janë prekur fizikisht nga stresi.
Jeni kuriozë të dini se si kanë ndryshuar fizikisht udhëheqësit e shteteve të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës? Shikoni fotot në vijim se si pushteti ka ndikuar në shtimin ose jo të rrudhave tek shumë prej liderëve botërorë, gjatë qëndrimit të tyre në detyrë.
Boris Johnson

Kryeministri britanik mori detyrën në vitin 2019 dhe udhëhoqi negociatat e vendit për Brexit pasi Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian.
Vladimir Putin

Ndërmjet viteve 2000 dhe 2022, Putin ka shërbyer si president dhe kryeministër i Rusisë. Dhe duket se ai nuk do të shkojë askund.
Emmanuel Macron

Emmanuel Macron ka shërbyer si president i Francës që nga viti 2017.
Justin Trudeau

Justin Trudeau ka shërbyer si kryeministër i Kanadasë që nga viti 2015
Volodymyr Zelenskyy

Ish-komediani i bërë president i Ukrainës është në pushtet që nga 20 maji 2019.
Jair Bolsonaro

Presidenti brazilian mori detyrën në vitin 2019. Përafërsisht tre vjet i ndajnë këto dy foto.
Jacinda Ardern

Kryeministre e Zelandës së Re ishte në detyrë midis 2017 dhe 2023.
Scott Morrison

Ish-kryeministri australian që mori detyrën në vitin 2018. Katër vite mund të kenë një ndikim të dukshëm në rënien e flokëve tek ai.
Narendra Modi

Kryeministri aktual i Indisë mori detyrën për herë të parë në vitin 2014. Përveç mjekrës më të gjatë, Modi nuk ka ndryshuar shumë nga ana vizuale.
António Costa

Kryeministri portugez është në detyrë që nga viti 2015. Duket se koha dhe pesha e politikës nuk e prek shumë për sa i përket pamjes.
Pedro Sánchez

Pedro Sánchez ka shërbyer si kryeministër i Spanjës që nga qershori 2018.
Mark Rutte

Politikani holandez ka qenë kryeministër i Holandës që nga viti 2010. Mbi 10 vite ndajnë këto dy foto.
Nicolás Maduro

Presidenti kontrovers i Venezuelës është në pushtet që nga viti 2013.
Kim Jong-un

Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut ka komanduar vendin që nga viti 2011. Kim Jong-un tani duket më i pjekur dhe ka ndryshuar modelin e flokëve.
Marcelo Rebelo de Sousa

Presidenti portugez është në pushtet që nga viti 2016 dhe vitet duket se kanë bërë të vetën.
Angela Merkel

Angela Merkel shërbeu si kancelare e Gjermanisë nga 2005 deri në 2021. Numri i viteve të politikës mund të shihet në fytyrën e Merkelit.
Barack Obama

Obama ishte presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara. Ai ishte në detyrë nga viti 2009 deri në vitin 2017. Është e mundur të shihet se si ndikuan këto vite tek ai.
Silvio Berluskoni

I ndjeri Silvio Berlusconi ishte kryeministër i Italisë nga viti 1994 në 1995, nga 2001 në 2006 dhe më pas nga 2008 në 2011. A mund ta besoni se këto foto janë realizuar me 17 vjet diferencë?
Theresa May

Politikania britanike shërbeu si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar nga viti 2016 deri sa dha dorëheqjen, në vitin 2019.
Donald Trump

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte në detyrë nga viti 2017 deri në vitin 2021.
Nicolas Sarkozy

Nicolas Sarkozy ishte president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012, respektivisht datat e këtyre fotove
Zhak Shirak

Shirak është një nga politikanët më ikonë francezë. Ai ishte president i Francës nga viti 1995 deri në vitin 2007.
Lula

Lula shërbeu si president i Brazilit nga viti 2003 deri në vitin 2010. Është e mundur të shihen disa ndryshime në pamjen e tij në fillim dhe në fund të mandatit të tij. Si do të jetë ai tani që po shërben si president për herë të dytë?
Bill Klinton

Bill Clinton ishte president i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001. Tetë vjet i ndajnë këto dy foto.
Nelson Mandela

Udhëheqësi politik anti-aparteid bëri histori duke u bërë presidenti i parë me ngjyrë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Afrikës së Jugut, nga viti 1994 deri në 1999.
Margaret Thatcher

“Zonja e Hekurt” ishte kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1979 deri në vitin 1990, kur dha dorëheqjen.
