Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa zgjat një djegie nga dielli dhe çfarë të bëni për të qetësuar djegiet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Sa zgjat një djegie nga dielli dhe çfarë të bëni për të qetësuar djegiet
Lifestyle

Sa zgjat një djegie nga dielli dhe çfarë të bëni për të qetësuar djegiet

Published: July 29, 2022
Shpërndaje

Nëse keni harruar të aplikoni krem ? kundër diellit përpara se të kaloni ditën jashtë ose nuk e keni riaplikuar SPF-në shpesh gjatë një dite në plazh, mund të përfundoni duke paguar çmimin me një djegie nga dielli. Sa kohë do të zgjasë djegia nga dielli dhe kur do të zhduken më në fund skuqja, dhimbja dhe lëkura e rrjepur?

“Një djegie nga dielli, si nxirja nga dielli, është mekanizmi mbrojtës i trupit kundër rrezeve të dëmshme ultravjollcë (UV) të diellit,” tha për Health dermatologia Debra Jaliman.

Kur lëkura ekspozohet ndaj dritës ultravjollcë, trupi prodhon melaninë, një pigment i errët i prodhuar nga qelizat e lëkurës të quajtur melanocitet. Melanina është projektuar për të mbrojtur lëkurën dhe se sa prodhon një person varet nga gjenetika. Kur njerëzit që prodhojnë më pak melaninë janë të mbiekspozuar ndaj rrezeve UV, kjo shkakton dëmtim të ADN-së në shtresat e sipërme të qelizave të lëkurës – duke rezultuar në djegie nga dielli.

- Publicitet -

Sa kohë zgjat një djegie nga dielli varet nga sa e rëndë është djegia, tha për Health dermatologia Rhonda Q. Klein. “Tre deri në pesë ditë mund të përfundojë skuqja dhe dhimbja. Por nëse keni një djegie më të rëndë, me flluska, kjo mund të zgjasë deri në 10 ditë,” thotë ajo.

Dhimbja nga djegia nga dielli zakonisht fillon dy deri në gjashtë orë pas ekspozimit të tepërt në diell dhe arrin kulmin në 24 orë. Nëse keni një djegie më serioze nga dielli, lëkura mund të krijojë flluska dhe të rripet. Flluskat zakonisht shfaqen midis 6 dhe 24 orëve pas ekspozimit në diell, por ndonjëherë duhet më shumë kohë.

Lëkura e rrjepur është pjesë e procesit të shërimit pas një djegie nga dielli dhe ka tendencë të fillojë pas rreth tre ditësh. Ky proces përfundon kur lëkura shërohet plotësisht, gjë që mund të zgjasë disa javë në rastet e djegies së rëndë nga dielli. Rezistojini tundimit për ta prekur zonën e dëmtuar.

Djegiet nga dielli ju dehidratojnë, kështu që është e rëndësishme të pini shumë ujë. Lëkura e hidratuar do të shërohet më shpejt.

Fillimisht bëni mirë të dini që duhet:

– të investoni në një krem mbrojtës kundër diellit, ku minimumi i faktorëve mbrojtës (SPF) duhet të jetë 30;

– të lyheni me krem 20-30 minuta përpara se të ekspozoheni në diell;

– të aplikohni krem mbrojtës çdo 2 orë;

– te shmangni qëndrimin në diell në orët e nxehta;

– të mbuloheni me shall, kapele dhe syze.

Nëse nuk i ndoqët këshillat e mësipërme dhe përfundoni me lëkurë të skuqur, e cila djeg tmerrësisht shumë, qetësoni dhimbjet me një anti-inflamator që lehtëson djegien dhe kruajtje. Qëndroni larg diellit derisa lëkura të qetësohet.

Mund të përdorni edhe produkte që ju gjenden në shtëpi si kos ose qumësht i ftohtë, aloe, vera, e bardhë e vezës + mjaltë, patate (ndajeni në feta të holla dhe me to lyeni lëkurën e djegur), bustinat e çajit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?