Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sami Vinçani, kontribut real në LANÇ e në ushtrinë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Sami Vinçani, kontribut real në LANÇ e në ushtrinë shqiptare
Histori

Sami Vinçani, kontribut real në LANÇ e në ushtrinë shqiptare

Published: October 11, 2022
Shpërndaje

Në 100-vjetorin e lindjes

Halil RAMA

 

- Publicitet -

Në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë është i njohur kontributi i Familjes “Vinçani” për çështjen kombëtare shqiptare e veçanërisht gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ndoshta, si në asnjë familje tjetër është rast unikal që dy vëllezër: Nexhip e Sami Vinçani të ishin drejtues të strukturave kryesore të LANÇ. Por nëse për gjeneralin Nexhip Vinçani, njërin nga drejtuesit kryesorë të LANÇ që u anetemua e ndëshkua nga diktatura është shkruar shumë, vëllai i tij Samiu, ndër kontributorët e njohur si gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare edhe në Ushtrinë Shqiptare të pasluftës është lënë disi në hije. Dje ai do të mbushte 100-vjetorin e lindjes.

 

FAMILJE ME KONTRIBUTE PATRIOTIKE NË QARKUN E KORÇËS

Sami Vinçani ka lindur 100 vjet me parë, më 10 tetor 1922 në fshatin Vinçan-Korçë . Ai ishte  i katërti ndër pesë djemtë e Kareman Sali Dervishit. Familja e Karemanit dhe vëllezërve të tij ka qenë një familje e dëgjuar dhe me kontribute patriotike në Qarkun e Korçës. Në konakun e miqve të families, ku ishin varur pushkët dhe portreti i Skënderbeut, vite me rradhë bëheshin biseda me karakter shoqëror e patriotik. Gjyshi i vëllazërisë Vinçani, Sali Dervishi, rreth vitit 1860 kishte kryer në Manastir shkollën fetare, ku veç mësimeve teologjike mori dhe njohuri të shkencave bashkëkohore. Në ato kohë ai ishte ndikuar nga idetë iluministe që kishin filluar të depërtonin në Perandorinë Osmane e ishin ndier deri në ato zona, si në Voskopojë e Korçë. Mbas dezertimit nga ushtria, ai mbështeti, bashkëpunoi e mori pjesë në çetat e Ismail Dërdushës, Kajo Babjenjit e Shahin Matrakut. Djemtë e tij u edukuan e u influencuan nga i ati dhe vazhduan rrugën e tij duke marrë pjesë aktive në Lëvizjen Kombëtare. Njëri nga këta, Kareman Dervishi (babai i Samiut), i njohur si Kareman Vinçani, spikati  në mënyrë të veçantë  dhe e ngriti më lart veprimtarinë patriotike të familjes. Në fillimet e shekullit XX, ai bashkë me vëllezërit dhe kushërinjtë e tij, bashkëpunoi ngushtë për çështjen kombëtare me figura përparimtare e patriote të kohës si: Çerçiz e Bajo Topulli, Mihal Grameno, Sali Butka, Themistokli Gërmenji, Fan Noli etj, duke qënë vetë vazhdimisht Kapedan në krye të një “trume vullnetare”… Në shtëpinë e tyre, në netët e gjata të dimrit në dhomën e burrave ku mblidheshin edhe mjaft bashkëfshatarë, tregohej e këndohej për vepra e ngjarje historike e patriotike, të vjetra e të reja. Recitoheshin vargje të rilindasve e bëheshin biseda me karakter shoqëror, edukativ dhe patriotik.

Në këto ambiente u rritën dhe u edukuan djemtë dhe nipërit e kësaj familjeje të madhe… Samiu pasi kreu filloren në shkollën e fshatit me mësues xhaxhain e tij Feimin, vazhdoi mësimet në qytetin e Korçës duke udhëtuar çdo ditë më këmbë (Vinçani është 8 km nga Korça). Në vazhdim, iu përkushtua punëve të families në bujqësi. Gjatë gjithë kohës nuk rreshti së lexuari çdo libër apo revistë që i binte në dorë. Ёndrrat rinore për krijimin e njësive moderne në bujqësi e blegtori, i mbetën përgjysëm. Pushtimi i vendit solli në plan të parë të tjera përparësi. Ky brez i fisit, i brumosur me vlerat kombëtare, patriotike e shoqërore të trashëguara nga të parët e tyre, nuk mundej ndryshe veçse, jo vetëm të ishte pjesë e zhvillimeve, por dhe të merrte përsipër përgjegjësitë e të kryente ndaj atdheut detyrën që i takonte…

 

 E GJITHË FAMILJA VINÇANI U PËRFSHI ENERGJIKISHT NË LANÇ

Samiu së bashku me gjithë familjen kontribuoi duke u përfshirë energjikisht në Lëvizjen Nacionalçlirimtare qysh në fillimet e saj. Ai u bë krahu i djathtë i vëllait  të tij Gjeneralit “Nderi i Kombit” Nexhip Vinçani, udhëheqësit ushtarak kryesor, për ato kohë, të UNÇl të Qarkut të Korçës. Samiun e gjejmë qysh fillimet e vitit 1942 si zv. sekretar e më pas si sekretar të celules së 12 fshatrave te Rrëzës, celula e parë e  Qarkut të Korçës. Më vonë përgjegjës për njësitet e armatosura të Rrëzës. Në vazhdim, i ngarkuar me detyra të ndryshme në formacionet luftarake deri komisar batalioni në Br. XV-të.

Mbas luftës shërbeu në detyra të ndryshme në ushtri deri në drejtues brigade me gradën kolonel, si në Gjirokastër, Korçë, Durrës, Elbasan, Berat, Tiranë dhe prap Elbasan deri sa doli në pension në vitin 1982.

Nuk e rreshti asnjëherë pasionin për arsimimin. Mbas shkollës së mesme pa shkëputje nga puna, Samiu vazhdoi studimet pa u shkëputur nga detyra, duke kryer me rezultate të shkëlqyera fakultetin histori-filologji Tiranë 1958-1963 e më pas,1970-1971 kursin e lartë  të Akademisë Ushtarake.

Që në fillimet e tranzicionit ai mbështeti publikisht, pa rezerva dhe në mënyrë aktive proçeset e ndryshimeve demokratike. E spikatur dhe shumë domethënëse është letra e tij, e guximëshme për  kohën, drejtur R. Alisë dhe KQPPSH në mars 1991, ku shprehej haptazi për zhgënjimin e anëtarëve të thjeshtë të partisë dhe të popullit nga politikat e kaluara të Partisë së Punës, sidomos me qëndrimin e gabuar të saj në procesin e ndryshimeve, duke deklaruar në fund se për të gjitha këto: “me keqardhje, po i le rradhët e partisë”.

Nga viti 1991 e deri 1997 ka kryer detyrën e  kryetarit të  Organizatës së  Ushtarakëve në Pension (OUPL) Elbasan.

Samiu luajti një rol të rëndësishëm si pjesë e grupit nismëtar për formimin dhe organizimin e OBVL. Është zgjedhur antar i kryesisë së përgjithëshme të OBVL përkrah Dr.Ymer Dishnicës, gjeneral Rrahman Parllakut, Liri Belishovës, Edip Ohrit, Skënder Malindit dhe Kryetar i Degës së kësaj organizate në Elbasan. Qytetarët e Elbasanit edhe sot kujtojnë  kontributin e tij me thirrjet drejtuar popullit për ruajtjen e rendit dhe gjakftohtësisë në situatat e trazuara të vitit ’97…

Samiu, veçanërisht, iu përkushtua shkruarjes me vërtetësi të historisë së Luftës N.Çl.  Autor i disa shkrimeve dhe kumtesave për problemet politike të kohës, sidomos në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

 

SAMIU, AUTOR I HISTORISË SË LANÇ TË RRËZËS SË KORÇËS DHE I LIBRIT “VINÇANËT”

Është autori kryesor i Historikut te Fshatit të lindjes dhe autor i Historisë së LANÇ  të Rrëzës së Korçës… Samiu me bashkëautor z.Albert Kotini me realizimin e librit “Vinçanët” në dy volume, la trashëgim për brezat, testamentin e tij atdhetar-intelektual duke kurorëzuar kështu veprën e tij patriotike për të cilën punoi për një kohë shumë të gjatë. Në këtë libër duke vendosur historinë e families në kontekstin e zhvillimeve politike shoqërore që nga fillimi i shekullit XX, na jepet një tabllo me material shumë të vyer, veçanërisht të periudhës 1942-1944 në qarkun e Korçës. Materiale, dokumenta e dëshmi me vlera të mëdha, sidomos kujtimet e vëllait të tij Nexhipit, si një nga protagonistët kryesorë të LNÇl  të qarkut Korçë, mund të përdoren nga studiues të  interesuar për shkrimin me vërtetësi historike të Luftës NÇl në qarkun e Korçës. Deri në  ditët e fundit të  jetës, edhe pse i sëmurë, nuk e rreshti asnjëherë punën dhe pasionin e tij për historinë, duke pasur në krah e në ndihmë bashkëshorten e tij të vyer, Nedon. Vitet e fundit, i rrethuar dhe nën kujdesin e fëmijëve dhe mbesave, i kaloi në Capua-Itali ku dhe mbylli sytë në 25 dhjetor 2007, duke lënë kujtim veprën e tij dhe duke marrë respektin dhe vlerësimin e families, farefisit dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • tekniku says:
    October 13, 2022 at 3:04 pm

    Njeri i nderuar,bashkeluftetar i tim eti ne brigaden e 15S dhe me vone ne Elbasan ne ushtri.Mik i familjes qe nuk e uli koken kurre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Matura Shtetërore, mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Matematikës
  • I lindur në Irlandë me mbiemër latin, kush është mbrojtësi që u grumbullua me Kepin e Gjelbër nëpërmjet LinkedIn
  • “Dokumenti është firmosur, por detajet mbeten sekret” çfarë ndryshon tani për Iranin dhe Izraelin?
  • “Ç’kërkojnë në Shqipëri Jared Kushner dhe Ivanka Trump”, BBC reportazh për ngjarjet në vend
  • Mjekësia shqiptare në zi, shuhet neonatologu i njohur Edi Tushe

Komentet e Fundit

  1. Horri i bulevardit on Askush nuk mund të japë atë që nuk e ka
  2. Konfuzion on Revolucioni i Flamingove shkon përtej Kushnerit dhe zogjve
  3. Konfuzion on Revolucioni i Flamingove shkon përtej Kushnerit dhe zogjve
  4. 1thundrak on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  5. 1thundrak on VIDEO: Përplasje fizike në ambjentet e GJKKO, vëllezërit gjakosin të pandehurin brenda kafazit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?