Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Kosova përfaqësohet nga Vjosa Osmani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Kosova përfaqësohet nga Vjosa Osmani
AktualitetKosovë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Kosova përfaqësohet nga Vjosa Osmani

Published: December 3, 2022
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në samitin midis Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Gjatë një takimi në Prishtinë, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Sznunyog, i dorëzojë Osmanit kopjen fizike të ftesës nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha zyra e presidentes së Kosovës.

“Në takim u vlerësua fakti që për herë të parë, ky samit do të mbahet pikërisht në Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar gatishmërinë e vendeve të BE-së për një angazhim më të madh drejt bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet e rajonit”, u tha në njoftimin.

- Publicitet -

Samiti në Tiranë do të jetë i pari midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në BE.

Në këtë takim udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të zotohen për mbështetje dhe përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së, me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ata, po ashtu, pritet të kërkojnë nga vendet e rajonit që të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave të përbashkëta.

Këto porosi do të jenë pjesë e së ashtuquajturës “Deklaratë e Tiranës“, draftin e së cilës e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

Draft-deklarata mirëpret edhe zbatimin e marrëveshjes për heqjen e romingut për telefoninë mobile në nivel të rajonit, ndërsa kërkon që të reduktohen edhe tarifat e romingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2023, me synimin që ato të hiqen tërësisht më vonë.

Teksti përmban edhe përkushtimin ndaj sektorit të energjisë, infrastrukturës digjitale, infrastrukturës dhe projekteve të mbrojtjes së mjedisit.

Ky samit vjen në kohën kur lufta e Rusisë në Ukrainë ka sjellë ndryshime të mëdha në rendin ndërkombëtar.

Për pasojat e saj pritet të flitet edhe në samitin e Tiranës. /REL

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Masar. Ajazaj says:
    December 3, 2022 at 12:41 pm

    Po te shtyhej protesta e PD per dat tjeter, do te kishte qenë hera e parë qe Shqiperia eshte nje hap më perpara Serbis…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik

Komentet e Fundit

  1. demo on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?