Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sarkozy rrëfen ‘të palarat’ e Berluskonit dhe Papandreut: Unë dhe Merkel e shpëtuam Italinë nga falimentimi!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sarkozy rrëfen ‘të palarat’ e Berluskonit dhe Papandreut: Unë dhe Merkel e shpëtuam Italinë nga falimentimi!
BoteEkonomiKryesore

Sarkozy rrëfen ‘të palarat’ e Berluskonit dhe Papandreut: Unë dhe Merkel e shpëtuam Italinë nga falimentimi!

Published: August 22, 2023
Shpërndaje
French President Nicolas Sarkozy (C), flanked by (From L) German chancellor Angela Merkel, Italian Prime Minister Silvio Berlusconi and British Prime Minister Gordon Brown, participates in a final press conference at the end of working meeting to devise their own bailout packages for ailing banks and financial groups, on October 4, 2008 at the presidential Elysee Palace in Paris. As US President George W. Bush signed off on a 700-billion-dollar handout to Wall Street, the financial world's eyes turned to Europe in the hope of further generous measures to free up capital and reassure jumpy markets. AFP PHOTO / GERARD CERLES (Photo by GERARD CERLES / AFP)

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka botuar këtë të martë autobiografinë e tij të titulluar “Le temps des combats” (Koha e betejave), ku mes episodeve më interesant bën pjesë një, ku protagonist është ish-kryeministri i ndjerë italian Silvio Berlusconi. Ngjarjet kanë ndodhur në Kanë, më nëntor 2011, ditën kur është zhvilluar samiti i G20.

Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel në këtë samit janë përpjekur të bindin Silvio Berlusconin të largohet nga udhëheqja e qeverisë, vendim që do të komunikohej prej tij vetëm 12 ditë më vonë. Sarkozy e kishte rrëfyer tashmë këtë hap vendimtar, por jo në termat dhe me detajet e hedhura në rreshta në librin e tij, “Koha e betejave”.

Ish-presidenti thotë se është ” i pikëlluar për vdekjen e Berlusconit”, ndërsa më tej rindërton ngjarjet, duke filluar nga 26 prilli 2011, kur ai mbërrin në Romë për një takim dypalësh franko-italian. Me atë udhëtim në kryeqytetin italian, mendimet e tij për Berlusconin dhe Mario Draghin kanë qenë të përziera.

- Publicitet -

Sarkozy shkruan: “Marrëdhëniet tona kishin filluar të përkeqësoheshin. Berluskoni po bëhej një karikaturë e vetvetes. Sipërmarrësi brilant, politikani me energji të paepur, nuk ishte veçse një kujtim i largët. Episodi i trishtë i “Bunga-Bungës” kishte paralajmëruar një fund të palavdishëm. Përfitova nga ai udhëtim romak për të mbështetur kandidaturën e Mario Draghit në presidencën e Bankës Qendrore Evropiane. Draghi ishte kompetent, i hapur dhe i pëlqyeshëm. Bashkëpunimi i tij i gjatë me Goldman Sachs do të na kishte garantuar një qasje më shumë “amerikane” sesa “gjermane”. Një aspekt vendimtar në sytë e mi”.

Sarkozy kujton po ashtu krizën “vdekjeprurëse” financiare të nxitur nga mosbesimi ndaj bursave. Alarmi në Evropë ishte i përgjithshëm asokohe dhe me këtë klimë liderët mbërritën në nëntor, në G20 e Kanës. Edhe presidenti amerikan Barack Obama dhe udhëheqësi kinez Hu Jintao ishin shumë të shqetësuar. “Samiti trajtoi kolapsin grek”, por – vëren Sarkozy – “në këtë pikë çështja primare ishte shpëtimi i ekonomisë së tretë më të madhe në eurozonë: Italia“.

Normat e interesit të borxhit publik nga qeveria në Romë ishin arritur në 6.4%, një nivel që konsiderohet i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm për qëndrueshmërinë financiare. “Angela Merkel dhe unë vendosëm të thërrisnim Berlusconin për ta bindur atë të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të provuar të qetësojë stuhinë në vazhdim”, rrëfen Sarkozy në librin e tij.

“Kryeministri italian filloi të shpjegonte se ne nuk e kishim kuptuar që nuk kishte rreziqe në tregjet ndërkombëtare, sepse borxhi publik italian ishte në duart e italianëve. Ai donte të krijonte më shumë borxhe që ta mbanin mbi supe vetëm bashkatdhetarët e tij. E gjithë kjo ishte mjaft delirante”, shton ish-presidenti francez.

Takimi më pas sipas rrëfimit është bërë gjithnjë e më i hidhur, pavarësisht se Berlusconi u përpoq të zbuste atmosferën me disa batuta klasike të tijat, të cilat Sarkozy i gjykon si “krejtësisht pavend“. “Kishte një moment tensioni të madh mes nesh, kur më duhej t’i shpjegoja se ai ishte problemi i Italisë! Unë dhe Angela ishim të bindur se ai ishte bërë primi i rrezikut që vendi duhej t’u paguante zotëruesve të bonove të thesarit. Menduam sinqerisht se situata do të ishte më pak dramatike pa të dhe qëndrimin e tij patetik.

Orët ishin kritike. Ne duhej të sakrifikonim Papandreun (kryeministrin e Greqisë në atë kohë) dhe Berlusconin për të frenuar cunamin. Tregjet e kuptuan se ne donim dorëheqjen e Berlusconit. Ishte mizore, por e nevojshme”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?