Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Sazan, tonelata municionesh të pashpërthyera
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Në Sazan, tonelata municionesh të pashpërthyera
KronikeKryesore

Në Sazan, tonelata municionesh të pashpërthyera

Published: May 15, 2026
Shpërndaje

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur, ndodhet një zonë që njerëzit e detit e kanë pagëzuar si “Gryka e Xhehenemit” apo porta për në ferr.

Në sipërfaqe, ujërat transparente të ofrojnë një pamje përrallore, gati idilike të Mesdheut, pikërisht ajo lloj bukurie natyrore që mendohet se do të tërheqë elitën e turizmit botëror. Por nëse zhytesh vetëm 5 deri në 30 metra në thellësi, kartolina turistike kthehet në një skenë lufte të ngrirë në kohë.

Aty, në një hapësirë detare prej 5 mijë metrash, pushojnë në heshtje mes florës detare predha artilerie 200 milimetra të Luftës së Dytë Botërore, mina kundër nëndetëseve dhe tonelata eksplozivi të gatshme për të shpërthyer.

- Publicitet -

Dokumentet zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe dëshmi nga njohës të ishullit thonë se fusha të ngjashme “të minuara” ka thuajse në çdo anë të ishullit. Municionet e pashpërthyera nuk i kanë ndaluar planet e qeverisë dhe investitorëve të huaj për të ndërtuar një resort në dhe port turistik në Sazan.

Në fund të vitit 2024, qeveria e kryeministrit Edi Rama i dha statusin e “Investitorit Strategjik” kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC, të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump. Investimi i premtuar, në të cilin shteti shqiptar është ortak pasi vendos në dispozicion pronën dhe lehtësi të tjera, kap vlerën e 1.4 miliardë eurove. Përpos Kushner, i cili e bëri publike idenë, në projekt janë të përfshirë tashmë edhe miliarderë nga Katari.

Planet, që ende mbeten teorike dhe janë vetëm në letër, ndryshuan sërish në fund të vitit që shkoi kur Komiteti i Investimeve Strategjike, KIS, shtyu afatet për projektin, i cili parashikon transformimin e 45 hektarëve të ishullit në një rrjet vilash e resortesh luksoze, dhe shtoi përfitimet për investitorin.

Kështu, për të mundësuar këtë investim, qeveria shqiptare bëri lëshime të reja legjislative. Përveç ndryshimeve të mëparshme e të debatuara në ligjin për “Zonat e Mbrojtura” në kundërshtim me rekomandimet e Bashkimit Evropian, u miratuan ndryshime ekskluzive në ligjin për portet turistike për të lejuar kontrata pa garë për investitorët strategjikë. Mbi të gjitha, KIS tani ia ngarkon Ministrisë së Mbrojtjes pastrimin e ishullit dhe detit rreth tij nga municionet e paplasura.

Por ndërkohë që qeveria ka shtruar tapetin e kuq legjislativ në sipërfaqe, nënujë realiteti mbetet kokëfortë.

Të dhënat nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi nga BIRN, dëshmitë e ekspertëve të marinës, peshkatarëve dhe biologëve, zbulojnë se Sazani dhe ujërat janë një fushë e minuar. Asgjësimi i kësaj trashëgimie e cila mund të jetë vdekjeprurëse kërkon shpenzime të mëdha, palombarë të specializuar, dhe një operacion pastrimi të madh.

Artur Meçollari, ish-zyrtar i lartë i Forcave Detare dhe ekspert i marinës, thekson se prania e municioneve e bën ishullin të rrezikshëm për civilët dhe turistët, çka sipas tij vë në pikëpyetje gjithë planin për zhvillimin e turizmit, pasi ky i fundit mbështetet te liria e njerëzve për të lëvizur, notuar dhe lundruar të sigurt në ujërat përreth.

“Problemi është: pasi të bësh ndërtimin, a janë turistët të sigurt?” pyet ai. “Në momentin që pastron vetëm zonën ku do të ndërtohet, pjesa tjetër përbën problem për të ardhmen,” shtoi Meçollari.

Katër zonat e rrezikut në det

whatsapp image 2026 04 16 at 11.39.24 am
Predha te pashpërthyera në Sazan

Ishulli i Sazanit shërbeu si bazë ushtarake detare gjatë regjimit komunist dhe administrohet ende nga Ministria e Mbrojtjes. Për t’i hapur rrugën përfitimit të statusit të investitorit strategjik, presidenti i Republikës, Bajram Begaj firmosi me urgjencë më parë një dekret për nxjerrjen e një zone të stërvitjes jashtë planit të përhapjes së Forcave të Armatosura.

Megjithatë, trashëgimia shekullore e ishullit si zonë ushtarake ka lënë gjurmët e saj.

“Në ishullin e Sazanit dhe në ujërat përreth tij, pavarësisht punës së kryer për identifikimin dhe pastrimin e municioneve të paplasura… ekziston mundësia dhe rreziku i pranisë së municioneve të pashpërthyera në territorin tokësor, vijën bregdetare, si dhe ujërat detare përreth ishullit”, shkruan Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në një përgjigje për BIRN.

Shtabi i Përgjithshëm shkruan se ka identifikuar katër zona me prani masive të municioneve të paplasura në ujërat detare përreth ishullit.

Sipas SHPFA në vitet 2013-2015 u kryen disa operacione ushtarake pastrimi në tre prej këtyre zonave, por sasia e eksplozivëve mbetet e frikshme. Vetëm në Zonën 3, në verilindje të ishullit, e cila konsiderohet më e kontaminuara, u nxorën dhe demoluan rreth 30 tonë municione të kalibrave të ndryshëm.

“Në këtë zonë janë konstatuar municione të kalibrave të ndryshëm si dhe barut, të shpërndara në një hapësirë rreth 7000 m² me dhe pa diegore. Në këtë zonë, janë nxjerrë dhe demoluar rreth 30 tonë municione të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në përgjigje.

Në zonat e tjera, 1 dhe 2, ku po ashtu u identifikuan disa mijëra metra katrorë të kontaminuar, Shtabi nuk përmend sasi të municioneve të nxjerra nga deti, por tregohet i kujdesshëm të thotë se aty mund të ketë ende prani të municioneve.

“Pavarësisht operacioneve të kryera për pastrimin e zonave 1, 2 dhe 3, ekziston mundësia që rrymat detare të kenë zbuluar dhe spostuar municione të tjera të paplasura, të cilat gjatë periudhës së kryerjes së operacioneve mund të kenë qenë të mbuluara nga rëra dhe sedimente të fundit të detit”, thuhet në përgjigje, ku theksohet se edhe në këto zona ku është ndërhyrë ekziston mundësia që të ketë municione të paplasura.

Megjithatë, sipas SHPFA problemi kryesor vjen nga zona e katërt apo “Gryka e Xhehenemit”.

Të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se në këtë zonë në perëndim të Sazanit, në një hapësirë prej 5000 metrash katrorë dhe në thellësi 5 deri në 30 metra, ka prani municionesh të paplasura.

“Në këtë zonë nuk janë kryer operacione pastrimi”, thekson Shtabi.

Kjo gjendje konfirmohet në terren nga peshkatarë e vizitorë të tjerë të zonës.

Një zhytës 60-vjeçar, i cili kërkoi të mbetet anonim, rrëfen se thellësitë e Sazanit mbeten një depo e hapur armatimesh dhe se operacionet e pjesshme të ushtrisë shpesh nuk i rezistojnë forcës së natyrës.

“Deti është i vështirë për t’u pastruar,” thotë ai. “U bë një operacion, por deti nxjerr të reja, nuk është kollaj të pastrohet”.

Ai dëshmon se pikërisht në “Grykën e Xhehenemit”, ku zhytej për oktapodë ka parë me sytë e tij mbi 50 predha artilerie italiane të kalibrit 200 milimetra.

Peshkatari thotë se i njeh mirë këto armatime, pasi ka shërbyer në marinë në vitet 1985–1987, pikërisht në anijet dragaminë për pastrimin e minave detare.

“Në afërsi të plazhit, zonës që njihet si plazhi i Sazanit, ka mina kundër nëndetëseve. Ka edhe predha të mëdha,” tregon ai, duke kujtuar vitet e shërbimit në marinë.

“Ne nuk zhyteshim për municionet, kështu që nuk mund t’ju them sa janë, por janë shumë,” shton ish-marinari.

Sipas tij, rreziku që paraqesin këto armatime është i heshtur, por potencialisht vdekjeprurës.

“Këto, sidomos minat kundër nëndetëseve, teorikisht i kanë mekanizmat shpërthyes jashtë funksioni, por eksplozivi mbetet aty. Nëse nuk i ngacmon, nuk ka rrezik. Por nëse preken apo lëvizen, pasojat mund të jenë fatale,” tha ai.

Kostot e larta të çminimit

fsdfsdf
Muncione te pashpërthyera në shkëmbinjtë e Sazanit

Planet për ishullin e Sazanit dhe kthimin e tij në një ‘parajsë turistike’ nuk janë të reja.

Ish-baza ushtarake e braktisur është bërë shpeshherë objekt i ëndrrave multimilardëshe në Shqipëri, duke përfshirë ngritjen atje të një kazinoje apo formave të tjera të shfrytëzimit.

Në përgjigjen për BIRN as SHPFA dhe as Ministria e Mbrojtjes nuk iu përgjigjën pyetjes se sa do të kushtonte operacioni i pastrimit në tokë dhe në det i Sazanit.

“Forcat e Armatosura gjatë vitit 2025 kanë kryer rikonicion për vlerësimin e terrenit dhe llogaritjen e aseteve të nevojshme dhe mënyrat e ndërhyrjes për kryerjen e operacioneve të pastrimit të territorit të ishullit nga municionet e paplasura”, tha SHPFA.

Por ndërsa Shtabi shprehet me gjuhën e kujdesshme burokratike, ekspertët vizatojnë një peizazh shumë më dramatik të situatës që i pret investitorët dhe shtetin.

Për Artur Meçollarin, ngërçi nuk është thjesht teknik, por mbi të gjitha financiar dhe logjistik.

“Problemi qëndron jo se nuk e bëjmë dot, por do lekë të madh dhe nuk dihet ku do të demontohen,” tha ai. “Ky është problemi i madh, se që të pastrosh aty, municionet duhet të çohen në poligon, do t’i vendosësh diku tjetër,” shtoi Meçollari.

Ai kujton operacionet e mëparshme të Flotës Detare, sidomos rreth viteve 1999-2002, ku u hoqën 37 tonë municione nga sipërfaqe të evidentuara qartë.

“E pagoi flota, e bëri ajo operacionin,” kujtoi ai. “U desh 1 muaj kohë, 60 veta të angazhuar vetëm për këtë, përfshirë 4-5 palombarë për thellësi deri në 10 metra”, shpjegoi ai.

Sipas tij, operacionet nënujore asgjësimit të mjeteve shpërthyese (EOD), janë jashtëzakonisht komplekse, ndërsa Forcat e Armatosura përballen me mungesë kapacitetesh njerëzore për realizimin e tyre.

“Kërkon një angazhim shumë të madh kohor, duhen kapacitete palombarësh të specializuar”, tha Meçollari, ndërsa shton se operacioni i kontrollit pas pastrimit është hapi më kompleks.

Sipas Meçollarit, municionet në Sazan nuk rrezikojnë operacionet portuale apo lundrimin e madh, por ekuacioni ndryshon kryekëput kur zona kthehet në fshat turistik.

Për rrezikun nga municionet e pashpërthyera në Sazan dëshmon edhe Simo Ribaj, biolog i cili kryen shpesh ekspedita zhytjeje në atë zonë për studimin e florës dhe faunës, ndërsa thotë se vizitorët shpesh u tremben këtyre pirgjeve me eksplozivë.

Megjithatë sipas tij rreziku nuk kufizohet vetëm nënuje.

“Ndërsa në ishull ka qenë shumë keq, para 10-15 vitesh, u pastrua, por ama prania është, sepse mbulohen e zbulohen dhe janë potencialisht të rrezikshme,” thotë ai.

Sipas tij ishulli ka nevojë për një kontroll me pajisje të specializuara, pasi shumë prej municioneve mund të jenë mbuluar nga koha, por mund të zbulohen nga erozioni apo punimet e reja.

“Ato të detit janë më stabël, janë më lehtë për t’u gjetur se të tokës,” thekson ai, duke konfirmuar se i ka parë në det edhe para një viti.

Prania e municioneve vë në pikëpyetje planet për plazhe dhe turistë elitarë. Ribaj dëshmon se ka parë predha thuajse në të gjithë perimetrin e ishullit, por edhe në afërsi të portit, duke theksuar se pastrimi i një terreni kaq të vështirë nënujor “do një punë të madhe që t’i futesh saktë” dhe se ky proces “bëhet vetëm me ekspertë të fushës”.

Për biologun, prania e këtyre mbetjeve të luftës është e papajtueshme me industrinë e mikpritjes dhe flukset njerëzore.

“Ato janë absolutisht të rrezikshme dhe kjo nuk shkon me turizmin”, përfundoi ai.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Arbeni says:
    May 15, 2026 at 5:46 pm

    Tmerr i vërtetë….!Turistët nqse mësojnë se deti dhe toka e ishullit të Sazanit janë të mbushura me predha të paplasura nuk afrohen aty edhe sikur t’i paguash.

    Reply
  • lumpen says:
    May 15, 2026 at 7:42 pm

    Pa merak, do ti pastrojme ne shqiptaret me parate e pensioneve. Vetem te ndertoje dhenderri Trampit apo dhe ndonje “miku” tjeter.

    Reply
  • demo says:
    May 16, 2026 at 12:53 am

    Sazani ka qene dhe mbetet fortese ushtarake qe Natyra i fali Popullit shqiptar per te mbrojtur territorin.Nuk eshte nevoja ti kthehem edi Rames per planet ogurzeza qe po i mynxyros ketij vendi,duke falur tek Mafia Boterore dhe Mafia Oligarke te gjithe Territoret ushtarake,Te gjitha bazat detare luftarake,duke e lene vendin krejt pa mbrojtje.
    Jemi ne pike te Hallit.
    Degjova nje oficer te larte qe kishte sherbyer nje Jete ne Sazan te lavderonte turistizimnin e Ishullit.Cfare oficer paske qene ti more?Ti paske qene Tradhetar.Jua paska bere mire Enver Hoxha qe ju pushkatonte juve! Si mund ti falet cifuti,Harabit,serbit ishulli i vetem i Shqiprisew,qe kontrollon Adriatikun.Si mund te hidhen ne gremine 50 vjet investime ne godina,armatime,Infrastrukture ushjtarake ne Sazan?Keshtui ju ka mesuar Ajo shkolla :Partise juve?
    Paskeshit qene hypokriter,per te torturuar ushtaret pa kambale me pune te detyruar.Tani ne vend qe te mblidhemi te gjithe atdhetaret pensioniste,te kerkojme largimin urgjent te pushtuesve oligarke nga Baza ushtarake detare e Limjonit,e Sazanit,e Pasha Limanit,e Porto Palermos,e Shngjinit,e Durresit,,dalin oficeret e Sazanit pershendesin pushtiminj Ediramist me Felliqsirat e mafias boterore,

    Reply
    • Supaxhiu 300 evro says:
      May 16, 2026 at 7:52 am

      Duke ndjekur me vemendje perpjekjet e trapit per investime,rastesisht keto dit vezhgova nje vidjo rreth gjermanis per 100 miljard investime ne ushtri.Meqense gjermania ka nje pozicion te veshtir per dalje ne det te vetmin ishull te madh qe ju a mori danezve ne luften e ll menjeher e blindoj ishullin me armatime.Sazani i vetmi ishull perball kanalit te Otrantos,ne rast provokacioni osé lufte si do te mbrohemi? E njoh pellemb per pellemb Sazanin qysh ne femijri e vizitoja e me mbas sherbimin ushtarake,do te ishte mir qe kundra ajroret dhe batteria bregdetare nga veriu e jugu si dhe tynelet te rivendoset ushtria me armatimi dhe mirmbahen,pjesa e lindjes te lejohet per turizem,duke shtruar edhe vendqendrimin e anijeve luftarake e marines.Vetem nje jave me par greqia firmosi kontrat me francezet per te derguar trupa ushtarake,anije lufte ne Qipro,sepse ndjehen te rrezikuar nga turqia.Lind pyetja,po ne si shtet nuk kemi rrezik nga greqia ,Serbia?Trapet vene e vijn ndersa shqiperia duhet te armatoset sa me shpejt,cdo shtet ne Europe po investojn miljona per armatimi,ndersa ne nje Sazan qe e kemi e kthejm ne turizem,e turizmin kush e mbron ne rast lufte??

      Reply
  • demo says:
    May 16, 2026 at 7:51 am

    Keta klyshte e Bllokut e kane kuptuar Kapitalizmin,vidh te vjedhim,vend pa shtetr e pa ushtri,se Ushtri,Ekonomi,Industri ka vetem KOMUNIZMI,.Kapitalizmi borgjez ka Turizem,.Hajduti,kontrabandisti,krimineli,drogaxhiu jane herojt e Kapitalizmit.Keta shperblehen me Toka,Porte,Rezorte,ne vendet Turistike.Kush kerkon te prodhoje,falimentohet nga Shteti hajdut turistik.
    Vetem Hotele,Motele,bysnes cadra,karrekla plazhi,,Linja Prodhimi,Prodhime bujqesore kishte Komunizmi.Arme ka te drejte te mbaje vetem hajduti,kriminele,i licencuar nga shteti. Burg per Hajdutet Qeverriotare nuk ka.Edhe per kriminelet qe kapen burgu behet kovaleshence me 3 yje.

    Reply
  • Katiu says:
    May 16, 2026 at 9:59 am

    Demo !

    Unë lexoj rregullisht komentet që boton DITA dhe ti je aktiv në keto komente .
    Disa thonë se ti je i së djathtes dhe je tendecioz . Unë nuk mendoj keshtu.
    Pastajë , e kam përmendur jo nje here , në Shqiperi nuk ka te majtë e të djathte .
    Kjo ndarje mbahet gjallë nga politikanët maskarenj , na perçajnë per të na sunduar .

    Qelbesira kryeminister , fashist gjenetik , kryeson te majtën. Kuje me ulërimë !

    Demo , ka shumë gjera që dua të them por s’harrij dot . Bollë per sot .

    Me ato që ke thënë ketu sot , jam 1000 % dakort .

    Po vure kanditaturen per deputet, votën time e ke të sigurtë ,

    Reply
  • [email protected] says:
    May 16, 2026 at 11:39 am

    Nuk eshte problem pastrimi , problem eshte propaganda qe i beni vendit tuaj per pak leke te paguara nga ata qe nuk ja dojne te miren Shqiperise

    Reply
  • Aldrin says:
    May 16, 2026 at 1:32 pm

    a nuk te kam thene o demo, se me luften kunder KOmunizmit te Hoxhes e shkaterruat Shqiperine?
    Ja perfundimi!!
    ….
    Tmerr i vertete per kete cope Shqiperi qe po e shqyejne maskarenjte

    Reply
  • Katiu says:
    May 16, 2026 at 4:43 pm

    Aldrin i nderuar !
    Pa ma kerkuar ti po ndërhyj edhe unë siç e mendoj .
    Ti i paske thënë Demos se lufta e tyre kunder komunizmit të Hoxhes shkaterroi Shqiperinë .
    Unë mendoj kret ndryshe , është pikerisht komunizmi i Hoxhes që shkaterroi Shqiperinë .

    Komunizmi i Hoxhës është karikatura e komunizmit në formen më te shemtuar te tij . Enveri është shoku i Pol Potit te Kamboxhias që pushkatoi disa milionë kamboxhiane për ta berë Kamboxhian komuniste !!
    Shqiperia nuk ka qenë dhe s’mund te qe komuniste , me ato halle që kishte shqipetari në shekuj — analfabetizmi total, “ Legjenda e miserit “” , malarja etj etj etj që s’kanë fund .

    Enveri zhduku , pushkatoi e burgosi, njerëzit me fisnikë e më të ditur , me prirje komuniste e jo komuniste.Enveri s’ishte i denjë për te qenë ne krye ose të pakten në vitin ‘ 60 , ky bandit duhej qeruar nga partia .

    Udhëheqja injorante e frikacake e PPSH në vitin ‘90 e la shtetin në dorë të banditeve , krimineleve e hajduteve që vune në krye Saliun , servilin dhe enveristin më te pështirë , njeriun me te pabesë .

    Pushtetin duhet ta merrnin te burgosurit politikë të burgut Burrel , atyre u takonte deri sa ne deshtuam , por jo , udheheqja jone debile ia la rruges dhe rruga si rruga ……..!

    Sot e majta ka në krye fashistin gjenetik , Rama ,që na turperon para botes, pa le qënka edhe hajdut palaçua.

    Vu- vu si u katandisëm , te quash komunist – marksist ,udhëheqes trim e gjenial ,kriminelin Enver Hoxha ! Këtë e thonë ata që duan të zhyejne Marksin .
    Marksit s’ja kanë dalë dot folozofë të shquar te futen thellë në teorine e tij , e jo te quhet marksist demagogu i peshtire, llapaqeni Enver !

    Reply
  • demo says:
    May 16, 2026 at 5:25 pm

    Nderime Katiu!Brezi jone ka mllef!
    Aldrin!Atdhetarizmi nuk ka qene dhe nuk eshte prone e komunizmit.Sekretari me i terbuar i organizates baze te Spitaleve Sali Berisha vajti shiti 380kim katror det Greqise dhe Aty po rreh edhe i biri Antarit te Presidiumit kuvendit popullor.
    Injektohet ne gjak,merret ne djep,ne Familje,,As ne Parti,as ne Xhami.

    Reply
  • Aldrin says:
    May 17, 2026 at 3:17 pm

    KAtiu dhe demo, me gjithe respektin personal qe kam per juve.
    Faktet jane kokeforte. Me ato duhet te gjykojme, jo me mllefet.
    Enver Hoxha, me te mirat dhe te keqiat e tij, ishte i vetmi qe beri shtet.
    Sa here mburret demo me dijet dhe punen e inxhiniereve shqiptare, i referohet Hoxhes,
    Sa here ankohet demo per shkaterrimin qe i behet mbrojtjes shqiptare, i referohet Mbrojtjes se Hoxhes.
    Hoxha iku ne 85en, i semure,
    Faji i tij i vetem ishte qe nuk vajti te pushtone Greqine dhe Jugosllavine.
    Vetem ajo i kish ngelur, se kufijte e Shqiperise i cimentoi.
    Shkaterrimi i Komunizmit eshte proces historik.
    Ishte i pashmangshem nga Mbyllja.
    Ishte Mbyllja e Drejte?
    Jo!
    Por kishte disa kushte hapja. Dhe, nje nder to, ishte negocijimi i Pavaresise dhe Sovranitetit territorial.
    Keto qe po ben Ramuti, dhe qe i bene Ballistet dhe Kolaboracionistet, qe nga Mitat Frashesheri me shoke.
    Shkoni pak me thelle ne Histori se qelbesirat e Bllokut. Zogu, Esat Pasha..
    Keto qelbesira kopjuan Zogun, Kopjuan Mitatin. I cituan dhe i nderuan keta tradhtare.
    Ketu lindi teoria e Hapjes dhe modernizimit.
    Me shitjen e Shqiperise.
    Ndaj Nuk e fajesoj Hoxhen per Mizorine, se kane qene gati corbat e tradhetareve per tu servirur ne mendesine e karrieristeve pushtetare.
    DHe, per Katiun.
    Pushtetin e moren te burgosurit Politike. A nuk e kishte Pjeter Arbnorin nje te tille.
    Po cfare bene keta?
    I sherbyen me besnikerine e langojve Berishes dhe krimineleve te Kombit.
    Ketij klani i sherbeu dhe Rama.
    Jo komunistet
    E majta shqiptare e derrmoi Berishen me vote, dhe i dha te drejten Rames qe te mbronte Kufijte shqiptare.
    Po ky, Antikomunist i terbuar, lakuriq dhe pusht i ndyre, adhuroi Mitatin.
    I solli eshtrat ne Shqiperi
    Ngriti Bustin e Zogut, dhe shkaterroi Sheshin e Flamurit.
    I vuri shqelmin cdo gjeje qe bene Komunistet
    Dhe, nuk mundet akoma ta quani si “komunist”
    Jo! Komunistet shqitpare u shkallmuan dhe u shkaterruan nga Balli dhe falanga Kriminale e Antishqiptarizmit qe luftoi nen masken e Antikomunizmit.
    Komunistet shqiptare jane vetem velloja e hakmarrjes se antishqiptareve
    Shqiperia e sotme, e shitur dhe e copetuar eshte Vepra e Antikomunizmit.
    E te burgosurve politke, qe u kthyen ne sherbetore te Armiqve te Shqiperise.
    Ky eshte realiteti i Shqiperise.
    I pamundur te kthehet ne gjendjen e Komunizmit.
    Nuk eshte Komunizmi qe solli gjendjen katrahure. Por maskaralleku njerezor qe, me dashje, lejoi shkaterrimin dhe shperfytyrimin njerezor.
    Nuk ishin keta komunistet qe nuk donin te linin Shqiperine ne duart e Berishes dhe te lukunise kriminale PDiste
    Ishin ballistet dhe zogistet
    Ata e dalldisen kete vend, pa ide dhe pa dashuri per Atheun.
    Pa besim per Luften, dhe pa shprese qe te kene force te ndertojne vete nje te ardhme.
    E xhveshet kete rini nga Kurajoja dhe vetebesimi.
    Ky eshte efekti i Antikomizmit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?