Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Scholz del kundër thirrjeve për një armëpushim të gjatë në Gaza. Nëse ndodh, Hamasi do të…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Scholz del kundër thirrjeve për një armëpushim të gjatë në Gaza. Nëse ndodh, Hamasi do të…
Bote

Scholz del kundër thirrjeve për një armëpushim të gjatë në Gaza. Nëse ndodh, Hamasi do të…

Published: November 13, 2023
Shpërndaje

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka hedhur poshtë thirrjet e disa shteteve arabe dhe myslimane për një armëpushim më të gjatë nga ana e Izraelit.

Scholz tha se mbështet pauzat për arsye humanitare në mënyrë që në Rripin e Gazës të mund të arrijnë ndihma ose që shtetasit e huaj të mund të largohen nga vendi, tha ai gjatë një eventi të gazetës “Heilbronner Stimme”.

Në samitin e tyre në fund të tetorit, vendet e BE-së u shprehën pro ofrimit të ndihmës humanitare për njerëzit në Rripin e Gazës dhe nxjerrjen e të huajve dhe të plagosurve nga territori i rrethuar palestinez. “Dhe sigurisht që ne të gjithë po luftojmë që pengjet të lirohen,” tha Scholz. “Dhe kjo është arsyeja pse – dhe formulimi është mjaft i qëllimshëm – se armëpushimet humanitare mund të kenë kuptim.”

- Publicitet -

Kancelari tha se kërkesa për një armëpushim të menjëhershëm ose për një ndërprerje më të gjatë të luftimeve nuk i duket e drejtë, “sepse kjo në fund të fundit do të thotë që Izraeli duhet ta lejojë Hamasin të rimëkëmbet, të blejë raketa të reja për t’i përdorur përsëri ato,” tha Scholz. “Prandaj ne nuk do të mund ta pranojmë këtë.”

Scholz: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Kërkesa e shteteve islamike nuk është ajo e qeverisë federale, e cila qëndron në anën e Izraelit. Izraeli ka të drejtë të mbrohet, tha kancelari Scholz. Ai tha se mendon se Izraeli e respekton të drejtën ndërkombëtare. Nga ana tjetër ai tha se në të njëjtën kohë, qeveria izraelite duhet të sigurojë që të mos ketë sulme nga kolonët hebrenj kundër popullsisë palestineze në Bregun Perëndimor. Kancelari gjerman u shpreh edhe një herë për perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete.

Pesë javë pas sulmit brutal të Hamasit ndaj Izraelit që shkaktoi luftën në Rripin e Gazës, po shtohen gjithnjë e më shumë thirrjet për armëpushim. Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) bënë thirrje për t’i dhënë fund “agresionit brutal” të Izraelit në Rripin e Gazës gjatë një samiti të fundit në Arabinë Saudite. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje të dielën (12.11) Shteteve të Bashkuara që të detyrojnë Izraelin të ndalojë ofensivën e tij në Rripin e Gazës. “Është jetike që ne të arrijmë një armëpushim”, tha Erdogani.    \Dw\

 

 

p.k\dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Cilët janë civilët me maska që shfaqen mes policëve e më pas përhapen në turmë?
  • ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  • FLASIN JURISTË / Pushteti i mbetet PS-së edhe pa zgjedhje: Çfarë ndodh sipas Kushtetutës nëse jep dorëheqjen Rama
  • Monopoli që fshihet pas kioskave të Tiranës
  • 2500 euro policëve, Ramës i vjen kundëroferta: 5 mijë euro kush hedh një deputet në koshin e plehrave

Komentet e Fundit

  1. info analitike on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  2. Popull i veremosur on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  3. Mollosi on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  4. Anonymous on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  5. Fgg on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?