Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Scholz firmos marrëveshjen, Gjermania do marrë 250,000 punëtorë kenianë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Scholz firmos marrëveshjen, Gjermania do marrë 250,000 punëtorë kenianë
AktualitetBote

Scholz firmos marrëveshjen, Gjermania do marrë 250,000 punëtorë kenianë

Published: September 14, 2024
Shpërndaje

Gjermania ka rënë dakord të hapë dyert për 250,000 punëtorë kenianë të kualifikuar dhe gjysmë të kualifikuar në një marrëveshje të kontrolluar për migracionin për motive punësimi.

Kenia po përballet me vështirësi në rritje për të siguruar punë dhe të ardhura të mjaftueshme për profesionistët e saj të rinj, ndërsa Gjermania po përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Pesë shoferë autobusësh kenianë janë mirëpritur tashmë në Flensburg, në veri të Gjermanisë, në një projekt pilot.

- Publicitet -

Marrëveshjet e migracionit janë një shtyllë qendrore në përpjekjet e qeverisë gjermane për të frenuar imigracionin.

Marrëveshja do të thjeshtojë gjithashtu riatdhesimin e kenianëve që ndodhen në Gjermani pa leje ligjore.

Emigracioni është një problem i madh në Gjermani për momentin, pas rritjes së popullaritetit të partisë së ekstremit të djathtë anti-emigracion, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Qeveritë e njëpasnjëshme në Berlin kanë lejuar një numër relativisht të madh azilkërkuesish të vendosen në vend vitet e fundit.

Gjermania pranoi më shumë se një milion njerëz, kryesisht të arratisur nga lufta në vende të tilla si Siria, gjatë krizës së emigrantëve 2015-2016 dhe ka pranuar 1.2 milionë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022.

Marrëveshja e punës u nënshkrua në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Kenias, William Ruto.

Gjermania ra dakord të lehtësojë disa nga ligjet e saj të imigracionit për t’u mundësuar kenianëve të gjejnë punë në ekonominë më të madhe të Evropës.

Autoritetet në Berlin do të konsiderojnë gjithashtu zgjatjen e lejeve të përkohshme të qëndrimit për punëtorët kenianë që kanë siguruar një punë të miratuar.

Keniasve do t’u jepen gjithashtu viza afatgjata për të studiuar ose kryer trajnime profesionale në Gjermani.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?