Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Scholz: Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Scholz: Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën
AktualitetBote

Scholz: Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Published: September 4, 2024
Shpërndaje

Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas druajtjeve se Berlini mund ta zhgënjejë Kievin si pasojë e buxhetit të kufizuar dhe raportimeve se do ta ngrijë ndihmën e re ushtarake për të.

“Përkrahja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë. Ne kemi bërë provizione, kemi nënshkruar marrëveshje [për mbrojtjen] dhe e kemi siguruar financimin në kohë të mira, në mënyrë që Ukraina mund të vazhdojë të mbështetet plotësisht tek ne në të ardhmen”, tha Scholz.

Në gusht, gazeta Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung (FAS) raportoi se Ministria e Financave e Gjermanisë nuk do t’i aprovonte kërkesat shtesë për ndihmë ushtarake për Ukrainën, për shkak të kufizimeve buxhetore.

- Publicitet -

Megjithatë, një zëdhënës i Qeverisë gjermane tha më vonë se ky raportim ishte i pasaktë dhe përsëriti se Berlini do ta mbështeste Ukrainën aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Scholz foli të mërkurën në një bazë ushtarake afër qytezës veriore Todendorf, ku sistemi i parë kundërajror me rreze të mesme veprimi i Gjermanisë, IRIS-T SLM, u vu në funksion. Edhe para se Forcat Ajrore të Gjermanisë (Luftwaffe) ta pranonin njësitin e parë të këtij kundërajror, Gjermania i financoi disa sisteme IRIS-T SLM për Ukrainën, ku ato përdorën kryesisht për ta mbrojtur Kievin kundër sulmeve raketore ruse.

Deri tani, Gjermania ia ka dhuruar Kievit katër prej 12 kundërajrorëve të premtuar IRIS-T SLM.

“Në Ukrainë, IRIS-t i ka rrëzuar më shumë se 250 raketa, dronë dhe raketa lundruese deri tani, si dhe ka shpëtuar jetë të panumërta njerëzish, me një saktësi mesatare mahnitëse prej 95 për qind apo më shumë”, tha Scholz.

Me një gamë prej 40 kilometrash dhe me pamje 360 shkallë, ky sistem i ndërtuar nga prodhuesi gjerman i armëve, Diehl, është përdorur për t’i rrëzuar raketat lundruese – që përdoren nga Rusia për t’i sulmuar termocentralet dhe gjithashtu avionët luftarakë, përfshirë dronët e prodhimit iranian, Shahed.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?