Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë
AktualitetBote

Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë

Published: September 24, 2024
Shpërndaje

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka ngulur këmbë se vendi i tij nuk do t’i heqë kufizimet ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve gjermane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, pavarësisht lutjeve të Kievit.

Qeveria ka marrë “disa vendime” në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, të cilat “janë shumë të qarta për mua”, tha Scholz të hënën mbrëma në Nju Jork, ku do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Scholz theksoi se në mesin e atyre vendimeve janë edhe kufizimet që ia ndalojnë Ukrainës të hedhë raketa gjermane thellë brenda territorit të Rusisë.

- Publicitet -

“Kjo nuk është në përputhje me qëndrimin tim personal… Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe kemi arsye të mirë për këtë”, shtoi Scholz, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zelensky u është lutur vazhdimisht partnerëve perëndimorë ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi për t’i goditur shënjestrat thellë brenda tokës ruse, përfshirë fushat ajrore dhe depot e naftës të përdorura nga ushtria.

Arma me rreze më të gjatë veprimi që Gjermania ia ka dhuruar deri tani Kievit është raketahedhësi MARS II, i cili mund ta godasë shënjestrën 84 kilometra larg.

Berlini i ka dhënë leje Kievit ta përdorë këtë raketahedhës vetëm në hapësirë të kufizuar brenda tokës ruse, në afërsi të qytetit kufitar ukrainas, Harkiv.

Scholz nuk ka pranuar ta furnizojë Kievin me armë precize me rreze të gjatë veprimi, pavarësisht vendimeve të aleatëve të Gjermanisë në NATO.

Gjermania nuk dëshiron t’i japë Ukrainës raketa lundruese Taurus, e cila mund të godasë rreth 500 kilometra larg, duke argumentuar se “kjo do ta rriste dukshëm rrezikun për përshkallëzimin e luftës”.

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca e kanë furnizuar Kievin me raketa lundruese të cilat mund ta godasin shënjestrën deri në 300 kilometra larg. Ato janë duke shqyrtuar vendimin se a ta lejojnë apo jo Kievin t’i përdorë këto raketa për sulme ndaj shënjestrave thellë brenda Rusisë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se përdorimi i armëve të tilla nga Kievi do ta zhyste NATO-n në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?