Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Scholz hedh poshtë çështjen e votëbesimit: S’ka zgjedhje të parakohshme në Gjermani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Scholz hedh poshtë çështjen e votëbesimit: S’ka zgjedhje të parakohshme në Gjermani
AktualitetBote

Scholz hedh poshtë çështjen e votëbesimit: S’ka zgjedhje të parakohshme në Gjermani

Published: September 9, 2024
Shpërndaje

Kancelari Olaf Scholz nuk do të përballet me votëbesimin në Bundestag (parlament) e kësisoj as nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme. Qeveria ka shumicën për të kryer detyrat, që ka përpara, tha politikani socialdemokrat për ZDF-në. “Është një idezkë e opozitës, që çdo dy tri javë e thotë këtë fjalë”, tha Scholz.

Kancelari mendon, se krijimi i qeverisë në Gjermani edhe për disa kohë do të vazhdojë të mbetet i vështirë. “Nëse më lejohet të ndaj me ju se ku më dhemb: Druaj se çfarëdo që të ndodhë në vitet e ardhëshme, edhe për shumë shumë vite në Gjermani do të kemi konstelacione, në të cilat do të jetë mjaft e ndërlikuar të krijohet qeveria. “Këtë do ta shohim në federatë si edhe në lande”.

Si rrjedhojë, thekson kancelari, “do të varet, se si ne do të arrijmë bashkarisht një stil, që të qeverisin bashkë parti, të cilat në themelimin e tyre as që e kishin menduar të bashkëpunojnë, e megjithatë qeverisja të funksionojë duke pasur arritje.” Në këtë nivel koalicioni aktual ka arritur shumë.

- Publicitet -

Scholz: “Ne nuk e kemi nënvleftësuar migracionin”

Kancelari u shpreh i gatshëm për kompromise në bisedimet e reja të mundshme lidhur me temën e migracionit midis qeverisë, opozitës dhe landeve. “Ne kemi kthime në kufi, kemi kontrolle kufitare, dhe një menaxhim efikas kufiri, gjë që duam ta zgjerojmë edhe më tej edhe me mbështetjen e opozitës”, tha Scholz. Do të ketë, sipas tij, propozime të mira, “që të gjitha i përmbahen kuadrit të ligjeve europiane, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ligjit tonë themeltar.” Scholz e hodhi poshtë energjekisht çështjen, nëse koalicioni qeverisës e ka nënvleftësuar temën e migracionit. Eshtë gabim, të krijosh përshtypjen, se qeveria po vepron pikërisht tani. “Unë kam sjellë kthesën më të madhe në raport me migracionin në historinë e 20 viteve të fundit”, tha ai. “Ne jemi kujdesur, që të vemë në jetë vendime që për dekada nuk kanë qenë të lehta për t’u zbatuar, sa ka të bëjë me çështjen e menaxhimit të migracionit të parregullt.”

Scholz: SPD është një “parti e stërvitur në beteja”

Duke iu referuar rezultatit të dobët të socialdemokratëve (SPD) në zgjedhet për parlamentet e dy landeve në fillim të shtatorit në Saksonidhe Tyringji, Scholz tha, se të tilla rezultate “nuk justifikohen”. Veçanërisht rezultati i zgjedhjeve për partinë AfD (Alternativa për Gjermaninë) është “shqetësues”. “T’i përvishemi punës, kjo është e rëndësishme”, tha Scholz. “Do të luftojmë për të arritur një mandat të fuqishëm në zgjedhjet e ardhëshme për Bundestagun”, tha Scholz. “Ne ia kemi dalë edhe herë të tjera.” Partia Socialdemokrate është një “parti e stërvitur në beteja “.

Scholz do një konferencë paqeje me Ukrainën dhe Rusinë

I pyetur për luftën sulmuese të Rusisë kundër Ukrainës, Scholz insistoi, që duhet më intensivisht se deri më sot të bëhen përpjekje për zgjidhje paqësore në luftën e Ukrainës. “Unë besoj, se tani ka ardhur momenti, kur edhe duhet të diskutojmë, se si të dalim sa më shpejt nga sa krijohet përshtypja tani prej kësaj situate lufte në një paqe”, tha politikani socialdemokrat. “Eshtë e rëndësishme, që ne të përparojmë në këtë drejtim. Në çdo rast do të ketë një tjetër konferencë paqeje”, thekson kancelari. Ai tha, se sapo ka pasur një bisedë shumë në besim me presidentin ukrainas Volodymyr Selenskyj. Të dy janë dakord, që edhe Rusia duhet të marrë pjesë në konferencën e ardhëshme për paqen.

Scholz do të vazhdojë ta ndihmojë edhe më tej Ukrainën

Scholz iu shmang pyetjes, nëse ka ende besim tek presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj, pasi u bë e ditur, që një ukrainas ka qenë i involvuar në sabotimin e linjës së gazsjellësit Nord-Stream në Detin Baltik. “Unë kam raport të mirë me Volodymyr Selenskyj”, tha kancelari. “Dhe njëkohësisht për mua është krejt e qartë, që kjo çështje duhet sqaruar.” Jam i kënaqur, që prokuroria e përgjithshme dhe autoritetet e sigurisë kanë avancuar me hetimet deri aty, për sa njoftohet tani. Kancelari pranoi, që rezultatet e fundit të zgjedhjeve kanë të bëjnë edhe me faktin, se “qytetaret dhe qytetarët nuk janë dakord që ne ta ndihmojmë Ukrainën”. Por ai mendon, se është e drejtë që t’i përmbahemi ndihmës.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?