Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Scholz mbështeti Shqipërinë, mediat greke kërkojnë arsyet: Nuk e kupton që SPAK mund të përdoret politikisht
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Scholz mbështeti Shqipërinë, mediat greke kërkojnë arsyet: Nuk e kupton që SPAK mund të përdoret politikisht
Lajmi i funditPolitike

Scholz mbështeti Shqipërinë, mediat greke kërkojnë arsyet: Nuk e kupton që SPAK mund të përdoret politikisht

Published: December 15, 2023
Shpërndaje

Të lënduar në ego nga qëndrimi gjerman kundër vetos së tyre për Shqipërinë, në Athinë kanë nisur të kërkojnë arsyet e këtij pozicionimi pro Tiranës nga ana e kancelarit Scholz.

Në gazetën “Kathirimi” bëhet një analizë përse kreu i qeverisë gjermane po deklarohet kaq hapur kundër Greqisë dhe kushtëzimit që po i bëjnë hapjes së kapitujeve me një çështje krejtësisht bilateriale që nuk ka lidhje me Bashkimin Europian.

Sipas të përditshmes, një nga arsyet kryesore lidhet me faktin se për ngritjen e SPAK-ut ka një kontribut të madh, veç SHBA dhe nga vetë Gjermania.

- Publicitet -

Duke evidentuar se për SHBA-në dhe Gjermaninë, kjo strukturë është shembulli më i suksesshëm i reformës në Ballkanin Perëndimor me prokurorë të trajnuar në akademinë e FBI-së dhe Zyrën e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, autori i këtij artikulli thekson se “në të vërtetë ndërkombëtarët as nuk e kuptojnë se mund të bëhet një mjet shfrytëzimi politik që nxjerr në pah kryesisht naivitetin perëndimor për situatën në Shqipëri”.

Arsyen e dytë e shohin më pak teknike dhe më shumë politike dhe që lidhet me qëndrimin e ri që Gjermania po mban për zgjerimin, qëndrim që sipas gazetarit nuk është autentik i Gjermanisë, por një reflektim që ekzekutivi gjerman ka bërë mbi këndvështrimin gjeostrategjik të dy ish-shefave të diplomacisë greke, Kocias dhe Dendias.

Kathirimi: “Kur Gjermania, por dhe Franca e Hollanda kërkonin të vendoseshin kushte shtesë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë argumentuar mbi rëndësinë që ka për vete BE, të antarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.”

E pikërisht pas kësaj kthese të marrë, të ndikuar nga qëndrimi pro antarësimit i diplomacisë greke, Scholz, tani është një përkrahës i zgjerimit duke u poziconuar kundër vetos greke e duke mbështetur tezën që vendime të kësaj natyre, siç është hapja e kapitujeve apo dhe antarësimi të merret me shumicë të cilësuar nga Këshilli Europian duke anashkaluar vetot e ndonjë prej vendeve anëtare.

Në shkrim citohet dhe qëndrimi i kryeministrit Rama në konferencën për shtyp ku e cilësoi mik Micotaqisin dhe çështja mes dy shteteve të zgjidhet në mënyrë dypalëshe dhe jo përmes BE-së, që për gazetarin është një qëndrim me tone të ulëta që përdor pala shqiptare, por vetëm në nivelin retorik.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?