Në rast se partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje apo kompromis për votimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve të tij, ato rrezikojnë ta bllokojnë konstituimin e këtij institucionit ligjvënës dhe ta fusin vendin në ngërç institucional, thonë njohësit e çështjeve politike dhe kushtetuese.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila nisi më 15 prill, këtë të hëne u ndërpre për herë të katërt dhe për pasojë është shtyrë për të mërkurën në orën 10:00. Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, si dhe tri partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e kanë fajësuar njëra-tjetrën për bllokim të konstituimit të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila këmbëngul në propozimin që deputetja e saj, Albulena Haxhiu, të jetë kryetare e Kuvendit, ka kërkuar marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje, si dhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të legjislativit. Propozimi i LVV-së është kundërshtuar në vazhdimësi nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.
Kompromisi i mundshëm
Albert Krasniqi nga Demokraci Plus (D+) në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se në aspektin politik, konstituimi i Kuvendit gjendet në një bllokadë, për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nuk ka rritur t’i sigurojë 61 votat e domosdoshme nga deputetët, për ta miratuar propozimin e saj.
“Kur nuk i ke numrat, duket kompromis dhe nuk mund të imponosh kandidatë [për kryetar të Kuvendit]”, thekson Krasniqi.
Ai shton se, marrë parasysh refuzimin kategorik të propozimit të LVV-së nga tri partitë tjera, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, partia fituese do të duhej të lëshonte pe.
“Do të duhej që Lëvizja Vetëvendosje të bënte përpjekje për të dialoguar me partitë politike, në mënyrë që të ketë një kandidat të përshtatshëm – së paku për shumicën e deputetëve – në mënyrë që ta zhbllokojë situatën”, thotë Krasniqi.
Mendim të ngjashëm ka edhe profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu. Ai thekson se deri të mërkurën, kur pritet vazhdimi i seancës, partitë politike duhet ta gjejnë një kompromis, i cili do ta zhbllokonte ngërçin, në të cilin ka ngecur konstituimi i Kuvendit. Kompromisi, sipas tij, nënkupton një marrëveshje që përfshin propozimet në pako, për kryetarin e Kuvendit dhe për pesë nënkryetarët, nga partitë shqiptare dhe të komuniteteve pakicë joserbe dhe serbe.
“Gjatë këtyre 48 orëve, të merren vesh [partitë politike] që në pako të gjejnë kompromis. Pra, nëse jo me këtë kandidat – që tri here i ka dështuar partisë apo koalicionit fitues – atëherë me ndonjë kandidat tjetër, i cili mund të jetë më i pranueshëm për partitë e tjera, si kryetar Kuvendi, si dhe për kandidatët për nënkryetarë”, thekson Baraliu.
Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, çdo ndërprerje e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, nuk mund të zgjasë më shumë se 48 ore. Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë sugjeruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta propozojë një kandidat tjetër të pranueshëm për partitë politike, LDK-ka ka theksuar se nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryeparlamentar.
Çfarë në rast se nuk ka kompromis ndërmjet partive politike?
Mungesa e marrëveshjeje eventuale ndërmjet partive politike që do ta zgjidhte situatën për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, do ta thellonte edhe më tej ngërçin institucional.
Të këtij mendimi janë Krasniqi dhe Baraliu. Siç thonë ata, në rast se nuk ka pajtim ndërmjet partive politike për zgjedhjen e kryetarit i Kuvendit edhe të mërkurën, nuk ka ndonjë kufizim ligjor që seanca konstituive të vazhdojë çdo 48 orë pas secilës ndërprerje, “deri në pafundësi”. Krasniqi shpreh mendimin se Lëvizja Vetëvendosje mund të vazhdojë të mos propozojë një emër tjetër për kryetar Kuvendi.
“Nëse LVV-ja nuk propozon emër, atëherë kjo mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se e drejta për të propozuar nuk nënkupton edhe të drejtën për të imponuar kandidat dhe, aq më pak, për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, thotë Krasniqi.
Por, të drejtën për t’iu drejtuar për çështje të caktuara Gjykatës Kushtetuese e kanë vetëm presidentja e Kosovës, avokati i popullit dhe Kuvendi i Kosovës. Profesor Baraliu shpreh mendimin se para se ndonjëri nga institucionet eventualisht t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për çështjen e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit, mund të ndërhyjë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai thekson se presidentja Osmani ka kompetencë kushtetuese që të garantojë mbarëvajtjen dhe “funksionimin kushtetues të institucioneve”.
“Në këtë rast mbarëvajtja nënkupton – edhe proceduralisht – fillimi dhe vazhdimi i konstituimit të Kuvendit. Mbi këtë bazë, ajo mund të intervenojë në çdo kohë”, theksoi Baraliu.
Megjithatë, ndërhyrja e presidentes në këtë rast është vetëm një lloj ndërmjetësimi ose ftese për partitë politike që të merren vesh për ta çuar në fund procesin e konstituimit të Kuvendit. Në të kundërtën, sipas Baraliut, presidentja Osmani, Avokati i Popullit ose një grup deputetësh të Kuvendit, mund ta dërgojnë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, “për vlerësim lidhur me kufizimin e afateve për konstituimin e Kuvendit, e sidomos për atë se a ka kufizime lidhur me përsëritjen e vazhdimit të seancës për çdo 48 orë”.
“Çfarë duhet bërë në këtë situatë? Gjykata [Kushtetuese] e ka pasur edhe një deklarim më herët që të mos bëhen pyetje të tilla ‘çka dhe si”. Por, duhet gjetur një formulim i duhur, në mënyrë që ta detyrojë Gjykatën që të japë një mendim adekuat dhe kompetent”, u shpreh Baraliu.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Presidencës së Kosovës lidhur me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje. Javën e kaluar, Osmani kishte shprehur gatishmërinë e saj për të biseduar me partitë politike për rrugën përpara, nëse ato e shohin këtë të nevojshme. Duke marrë për bazë mospajtimet ndërmjet partive politike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga Lëvizja Vetëvendosje, të hënën është thënë se duhet të thirren grupet politike, të konstituohet Kuvendi dhe më pas, të arrihet pajtimi që ai të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
REL
Shkohet ne votime. Kosova duhet te zgjedhe rrugen nga ku do eci, drejt Europes apo islami? Me VV, fale Kurtit, jane prekur caqet fundore te armiqesise me Republiken e Shqiperise, tregues ky qe pasqyron me se miri pse nuk konstituohet kryetari i parlamentit. Por dhe nese, ska gjasa qe nje qeveri te drejtoje me shume se 6 muaj.
Se si do të dilni nga situata ? Është fare e thjeshtë , kërkoni ndihmen e demos në Shqipëri, po jo me telegrame , thërriteni në parlament të jetë prezent . E more demo që asgjë nuk të del nga ato që thua . E shikon se ku e shpunë telegramet e tua Albinin ? Ha ha ha ha , na shkrive gazit o demo .
I tere ky kaos,tregon dashurine,ndergjegjen e te gjitha partive politike se ; nuk u ben pershtypje liria,ruajtja dhe krijimi i keti institucioni kaq shume te rendesishem,por karrikja ,egoja e semure.Fatkeqesisht qe edhe pas kater seancave ,pattite politike duken shume larg njera tjetres,te ftohura te armiqesuara plote urrejtje per individe te caktuar nga njera ose tjeter parti.Kjo i gezon armiqet tane ,ata keshtu na duan te jemi.Po a ka turp me te madh qe me kete cmenduri arrogance alla shqiptarce te mbesim nje njolle e zeze te miqet dhe armiqet?armiqet kenaqen,miqet aleatet habiten..Kush duhet te nderhyje rreth zjarrit te keti vullkani? .Mbetet kuadrot e Atdheut tone akademiket e Tiranes ,aleatet si te SHBA,ANGLISE ,HJERMANISE ,ngase ashtu deshirojme ne me kete mentalitet turko arab,vellain nuk e vlerrsojme…kesaj i thone rruge tradhetie.Albini ,pos puneve te mira te cilat ja vlerrson populli,ka bere dhe disa gabime,tani qe eshte interesi i institucioit kryesor,duhet te mndoj se eshte Republika e Kosoves mbi te gjitha…beju men Albin dhe jo qershi te te shkundin dhe lekundin. Zgjuaresia dashuria per Republiken e Kosoves ,duhet te zgjedhi kete kontekst nga njerezit e keti Kuvendi….
Deren kokes Open Balkanit Albin! Mes Jush le te zgjidhet si te jete me mire.Kosova vlen me shume se Vervendosja,o Opozite! Ramush,,e bere si lopa!Po i bie me shqelm Kosoves,jo Albin Kurtit. Open Ballkani te hodhi ne gjyq per ate qenef pa burre,kur donte te falte Mitrovicen.Kaq shpejt i harrove?
Ke ndonjë dokument ti demo , që ai “qenef pa burrë” donte të falte Mitrovicën ? Sa i lehtë je nga trutë o demo , po pse ai ” pa burrë” e paska në dorë të falë toka edhe në Kosovë , se për në Shqipëri e ke akuzuar që ka falur ishuj e gadishuj (!! ) , ndonse asgjë nuk ka lëvizur nga vendi , edhe ishujt edhe gadishujt atje janë siç ishin , gjithmonë të Shqipërisë . Po pse o demo , për atë që nuk e do , duhet të shpifësh pa tjetër ? Apo meqë nuk e do ti , duhet të mos e duam dhe neve të tjerët ? Kush je ti që i imponohesh shumicës ? Po rri rehat o demo , mblidh kockat , mjeko reumatizmin e sidomos konsumumin mendor .
Sa te keni Ramen Vuçiçin dhe Dashin lunder nuk fiton as Albini dhe as ti demo prandaj demo “bej kthese ” dhe “bashkohu” me Dashon dhe Open Ballkan. Leri dhe partite e reja dhe bashkohu me PS-en po deshe te jesh i respektuar nga Dasho dhe Rama.
Të kam thënë edhe herë të tjera , ti nuk je vlonjat , nuk ka vlonjat të shajë Ramën për atë që ka bërë ai dhe PS për Vlorën .
Po e pa Shqipria Kosova,gjithe Bota live Videon me zonjen Merkel,me kryeministrin e athershem Ramush Haradinaj,,si i bente presion Ramushit te firmoste dhurimin e Mitrovices:-Firmose Ramush!Firmose Ramush! Ky ju kthye dhe i tha ato llafet e mesiperme,per te cilat Kryeministri Rama e hodhi ne Gjykate.Kete s`e mbaj mend o Dashi:U be ,apo nuk u be Ay Gjyqi,se tani jane miq?????