Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekuestrohen një milion dollarë në kriptovaluta në Serbi, 15 të arrestuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sekuestrohen një milion dollarë në kriptovaluta në Serbi, 15 të arrestuar
BoteKryesore

Sekuestrohen një milion dollarë në kriptovaluta në Serbi, 15 të arrestuar

Published: January 13, 2023
Shpërndaje

Europoli ka njoftuar se autoritetet policore dhe gjyqësore nga Serbia, Bullgaria, Qiproja dhe Gjermania, me mbështetjen e Europol-it (Agjencia Evropiane e Policisë) dhe Eurojust-it (Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale) kanë nisur një hetim kundër grupeve të krimit të organizuar për mashtrimet që kanë të bëjnë me investimet përmes internetit.

Ky rrjet kriminal, i cili përbëhet nga disa grupe të ndryshme kriminale që operojnë përmes qendrave të thirrjeve (“Call Center”) ka joshur viktimat, kryesisht nga Gjermania, për të investuar shuma të mëdha parash në skema të rreme të kriptovalutave.

Për këtë arsye, Europoli ka krijuar një Grup punues operues për të mbështetur hetimin ndërkufitar, thuhet në një njoftim të Europolit.

- Publicitet -

Në kuadër të aksionit janë arrestuar 15 persona, 14 prej tyre në Serbi dhe një në Gjermani, si dhe janë pyetur 261 persona, disa prej të cilëve janë ndjekur penalisht (42 në Bullgari, dy në Qipro, tre në Gjermani dhe 214 në Serbi).

Gjithashtu, janë kontrolluar 22 lokacione (pesë në Bullgari, dy në Qipro, 15 në Serbi), duke përfshirë katër qendra të thirrjeve dhe 11 zyra në Serbi, dy zyra në Qipro, dy kompani dhe tre zyra në Bullgari.

Janë sekuestruar tre vend-deponime online me rreth një milion dollarë në kriptovaluta dhe rreth 50 mijë euro të gatshme, tre automjete, pajisje elektronike dhe kopje rezervë e të dhënave, si dhe dokumentacioni.

Aktualisht vlerësohet se dëmi financiar i viktimave gjermane është mbi dy milionë euro, ndërsa viktima ka edhe në vende të tjera si Zvicër, Australi dhe Kanada.

Hetimi sugjeron se numri i rasteve që nuk janë raportuar është shumë më i lartë, që do të thotë se fitimet e paligjshme të realizuara nga grupet kriminale mund të jenë në qindra miliona euro, tha Europoli. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • intelektuali says:
    January 14, 2023 at 3:53 pm

    Gazeta DITA:

    Njoftimi eshte i pasakte, fjala eshte per firmen nderkombetare te kriptovalutave NEXO qe ka patur xhiro 93 miliarde dollare qe ka vjedhur miliarda para nga klientet dhe qe ka financuar terrorizmin nga Dubai.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?