Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbët e Kosovës themelojnë parti të re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Serbët e Kosovës themelojnë parti të re
AktualitetKosovë

Serbët e Kosovës themelojnë parti të re

Published: October 23, 2023
Shpërndaje

Një parti e re politike do të përfaqësojë serbët e Kosovës. Lëvizja Popullore Serbe do të veprojë në zonat e banuara me shumicë serbe në veri dhe jug të lumit Ibër. Partia e re është themeluar nga Branimir Stojanoviç dhe Millia Bishevac dhe synon të jetë një alternativë e Listës Serbe, i vetmi formacion politik që ka përfaqësuar deri tani komunitetin serb në Kosovë.

“Ne duam të ndërtojmë një organizim të ri politik që do të përfaqësojë interesat e njerëzve nga të gjitha komunitetet serbe në mënyrë të arsyeshme dhe racionale”, tha Branimir Stojanoviç në një deklaratë për Radion  Evropa e Lirë (REL). Stojanoviç është vetë një nga themeluesit e dikurshëm të Listës Serbe. Ai është larguar nga kjo parti pasi deklaroi se nuk pajtohej më me politikat e saj.

Edhe Bishevac është një i pakënaqur me mënyrën si Lista Serbe i ka përfaqësuar qytetarët serbë të veriut të Kosovës. Në zgjedhjet lokale të Kosovës në vitin 2021, ai ishte kandidat i pavarur për kryetar të Graçanicës, komunë me shumicë serbe afër Prishtinës. Ndërsa në Zubin Potok, me Iniciativën e tij Qytetare për Zubin Potokun, hyri në Kuvendin Komunal si këshilltar. Partia e re e serbëve lind në një moment kur pakënaqësitë me Listën Serbe, të varur nga Beogradi, janë shtuar. Politikanët serbë në opozitë me të kanë deklaruar së fundmi se ajo e ka humbur legjitimitetin tek populli që ka përfaqësuar.

- Publicitet -

Ideja e pluralizmit në përfaqësimin e minoritetit serb në Kosovë është hedhur sidomos pas sulmit në Banjskë më 24 shtator. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pak ditë pas sulmit se serbët kanë vetëm një parti politike, Listën Serbe, të cilën e kontrollon nënkryetari i saj, Milan Radoiçiç, i cili luajti rol kryesor në sulm.

“Shqetësimet për të drejtat e serbëve të Kosovës nuk janë të bazuara nëse ata injorojnë të drejtën për pluralitet politik dhe nevojën për përfaqësim të lirë nga kriminelët e sanksionuar nga Perëndimi, të cilët kanë qenë të përfshirë në vrasjen e policëve dhe terrorizimin e njerëzve që duhet të përfaqësojnë”, tha Kurti. /Respublica

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?