Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbët nisin protestat në veri të Kosovës, KFOR blindon selitë. Borrell: Mos përshkallëzoni situatën!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Serbët nisin protestat në veri të Kosovës, KFOR blindon selitë. Borrell: Mos përshkallëzoni situatën!
KosovëKryesore

Serbët nisin protestat në veri të Kosovës, KFOR blindon selitë. Borrell: Mos përshkallëzoni situatën!

Published: May 30, 2023
Shpërndaje

Ka nisur dita e tretë e protestave në veri të Kosovës, ku serbët kërkojnë tërheqjen e Policisë dhe kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.

Rrugët janë të mbushura me mbeturina, të cilat u hodhën një ditë më parë nga protestuesit. Policia dhe KFOR-i kanë nisur pozicionet për të ruajtur sigurinë.

Ushtarët e KFOR-it ngritën një barrikadë të re disa qindra metra larg ndërtesës së vetëqeverisjes lokale në Zveçan. Në kordon janë 20 policë me mburoja. Po ashtu, u mbyllën edhe afrimet e tjera në godinën e pushtetit vendor.

- Publicitet -

Punëtorët e Komunës së Zveçanit sot në mëngjes janë mbledhur para objektit të atij institucioni për të kërkuar kthimin në vendet e tyre të punës. Aktualisht janë rreth 100 prej tyre dhe më shumë po vijnë.

Anëtarët e KFOR-it ngritën një gardh rreth pesëdhjetë metra larg komunës dhe formuan një kordon. Situata në Zveçan tani për tani është e qetë, fëmijët edhe sot në mëngjes nuk janë në shkollë, ndërsa janë hapur disa dyqane me ushqime elementare.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar për situatën në veri të Kosovës duke i kërkuar Kosovës që të shtensionojë menjëherë situatën. Borrell deklaron se aktet janë të papranueshme.

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme.

BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të ndalin përshkallëzimin e situatës. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkroi Borrell në Twitter.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Cilët janë civilët me maska që shfaqen mes policëve e më pas përhapen në turmë?
  • ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  • FLASIN JURISTË / Pushteti i mbetet PS-së edhe pa zgjedhje: Çfarë ndodh sipas Kushtetutës nëse jep dorëheqjen Rama
  • Monopoli që fshihet pas kioskave të Tiranës
  • 2500 euro policëve, Ramës i vjen kundëroferta: 5 mijë euro kush hedh një deputet në koshin e plehrave

Komentet e Fundit

  1. info analitike on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  2. Popull i veremosur on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  3. Mollosi on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  4. Anonymous on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  5. Fgg on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?