Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbia i dorëzon Francës avionët rusë? Vulin: Gënjeshtër e poshtër, nuk e tradhtojmë Moskën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Serbia i dorëzon Francës avionët rusë? Vulin: Gënjeshtër e poshtër, nuk e tradhtojmë Moskën
AktualitetBote

Serbia i dorëzon Francës avionët rusë? Vulin: Gënjeshtër e poshtër, nuk e tradhtojmë Moskën

Published: September 3, 2024
Shpërndaje

Në prag të takimit me presidenti rus Valdimir Putin më 4 shtator, zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin përpiqet të japë garanci të reja për aleancën e palëkundur. Disa politikanë në rusi, po aludojnë se Serbia po ja dorëzon flamujt e saj, Francës pas kontratës për blerjen e 12 avionëve Rafal.

Ish-zvkryetarja e Dumës Ruse, Elena Vladimirovna Panina, shkroi në Telegram se marrëveshja mes Francës dhe Serbisë përmban një klauzolë mbi transferimin e avionëve luftarakë serbë MiG-29 në Francë, për t’i ridërguar më pas në Ukrainë.

Për Vulin kjo është vetëm një gënjeshtër e poshtër, që synon të prishë takimin me Putinin. “Armiqtë e vëllazërisë së Rusisë dhe Serbisë nuk ekzistojnë vetëm në Perëndim por edhe në Rusi. Jemi mësuar me gënjeshtrat që kanë për qëllim të na bëjnë të grindemi me Rusinë, dhe ato vijnë nga Bashkimi Evropian dhe NATO.

- Publicitet -

Por kur vijnë nga Rusia, ne habitemi nga poshtërsia dhe marrëzia e tyre. Gënjeshtra se Serbia po ia lëshon avionët Francës është e poshtër dhe budallaqe dhe u trillua për të prishur takimin me presidentin Putin”, tha Vulin.

Zv.kryeministri serb, i cili po merr pjesë në forumin ekonomik lindor të Vladivostokut, ku do të takohet edhe me Putini, i kujtoi Moskës besnikërinë e treguar ndaj saj, teksa prej dy vitesh refuzon t’i bashkohet sanksioneve dhe premton se kështu do të vazhdojë.

“Nëse presidenti Vuçiç do të donte të tradhtonte vëllazërinë shekullore, do të mjaftonte të bënte diçka nga këto dhe ai do të ishte i preferuari i Perëndimit, por nuk është. Ne kemi mbetur mik dhe aleat konsistent i Rusisë”, tha Vulin.

Sipas tij, Serbia ka flotën më të madhe të tankeve me origjinë apo teknologji sovjetike në Evropë dhe asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në Ukrainë. Serbët që u udhëhiqen nga lideri i fundit i lirë në Europë, nuk tradhtojnë, tha Vulin.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
  • Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  • Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
  • 10 nëntor 2026

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  2. Skypion on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  3. George on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  4. Torsten on I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndoqi hajdutin me Porsche deri në Austri
  5. cuckold.lululu.win on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?