Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kapni çfarë të mundni?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Kapni çfarë të mundni?
InvestigimKryesore

Kapni çfarë të mundni?

Published: July 23, 2026
Shpërndaje

Ndërsa negociatat me Bashkimin Evropian po e detyrojnë Shqipërinë të mbyllë mekanizmin e “Investimeve Strategjike” dhe të shfuqizojë ndryshimet lehtësuese në ligjin për Zonat e Mbrojtura, qeveria duket se po hap një dritare të fundit kohore për investitorët. Përmes një vendimi të marrë më 22 korrik, ekzekutivi ka ndryshuar rregullat e dhënies me qira të pronës shtetërore, duke përfshirë zyrtarisht edhe zonat mjedisore të mbrojtura dhe ato me përparësi turizmin në skemën e dhënies me tarifë simbolike 1 Euro.

A po përgatit qeveria terrenin për një sprint të fundit investimesh, përpara se të detyrohet të mbyllë dy prej mekanizmave që kanë lehtësuar ndërhyrjet në zonat e mbrojtura?

Ligji për Investimet Strategjike i lejon subjektet të paraqesin kërkesa deri më 31 dhjetor 2026. Ndërkohë, në kuadër të negociatave për anëtarësim, Shqipëria ka marrë përsipër përpara Bashkimit Evropian t’i japë fund këtij ligji dhe të shfuqizojë dispozitat e papajtueshme të ligjit nr. 21/2024 për Zonat e Mbrojtura. Bashkimi Evropian i ka lidhur të dyja çështjet me rrezikun e investimeve të mëdha turistike dhe industriale në territore me vlera të ndjeshme ekologjike.

- Publicitet -

Pikërisht në këtë periudhë kalimtare, më 22 korrik, qeveria ndryshoi rregullat për dhënien me qira, enfiteozë ose forma të tjera kontraktimi të pronës shtetërore. Vendimi lejon që pasuritë shtetërore të ndodhura në zona me përparësi për zhvillimin e turizmit apo në zona të mbrojtura mjedisore të propozohen për kontrata me tarifë simbolike prej 1 euro.

Në të njëjtën kohë, ai shkurton rrugën drejt privatizimit për qiramarrësit që kanë investuar mbi 750% të vlerës së truallit. Për pasuritë me sipërfaqe trualli mbi 500 metra katrorë, këto subjekte mund të kërkojnë nisjen e procedurës pa pritur kalimin e afatit trevjeçar nga nënshkrimi i kontratës.

Vendimi nuk ia kalon automatikisht pronën investitorit për 1 euro dhe as nuk e privatizon atë menjëherë. Megjithatë, ai zgjeron instrumentet për vënien e pronës shtetërore në dispozicion të investitorëve dhe shkurton një pjesë të rrugës drejt kalimit të saj në pronësi private.

Koha e miratimit e bën ndryshimin veçanërisht të rëndësishëm. Afati për aplikimet sipas ligjit për Investimet Strategjike po hyn në muajt e fundit, ndërsa Shqipëria duhet të rikthejë ligjin për Zonat e Mbrojtura në përputhje me standardet evropiane dhe t’i japë fund mekanizmit të investimeve strategjike, si pjesë e piketave të negociatave.

Në hapësirën mes rregullave që ende janë në fuqi dhe detyrimeve që pritet t’i kufizojnë ato, qeveria nuk po i frenon procedurat. Përkundrazi, po i lehtëson.

Kjo ngre një pyetje: a po krijohet një dritare e fundit për investitorët, përpara se negociatat me Bashkimin Evropian ta detyrojnë qeverinë të mbyllë ose kufizojë rrugët që vetë ka hapur?

Çfarë ndryshon vendimi?
Vendimi i 22 korrikut ndërhyn në VKM-në nr. 54, datë 5 shkurt 2014, që përcakton kriteret dhe procedurat për dhënien me qira, enfiteozë apo forma të tjera kontraktimi të pasurisë shtetërore.

Sipas shtesës së re, kur pasuritë shtetërore ndodhen në zona me përparësi për zhvillimin e turizmit ose në zona të mbrojtura mjedisore, propozimi për lidhjen e një kontrate me tarifë simbolike prej 1 euro i paraqitet Këshillit të Ministrave me bashkëpropozimin e institucionit që përfaqëson shtetin si pronar dhe atij përgjegjës për administrimin e zonës përkatëse.

“Kur pasuritë shtetërore përfshihen në zona me përparësi zhvillimin e turizmit apo në zona të mbrojtura mjedisore, propozimi i kontratës me tarifë simbolike 1 euro/kontrata, pranë Këshillit të Ministrave, bëhet me bashkëpropozim ndërmjet institucionit që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore dhe institucionit që ushtron veprimtarinë shtetërore përgjegjëse për këto zona, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në vendim.

Pra, pronat brenda zonave të mbrojtura nuk përjashtohen nga mekanizmi i kontratave 1 euro. Vendimi përcakton procedurën përmes së cilës mund të propozohet dhënia e tyre në përdorim.

Përpara lidhjes së kontratës, investitori duhet të vendosë një garanci bankare ose nga një shoqëri sigurimi në masën 2% të vlerës së investimit të marrë përsipër.

Parashikohen gjithashtu penalitete për mosrealizimin e angazhimeve: 50 mijë lekë për çdo vend pune të pahapur dhe 10% e vlerës së investimit të parealizuar. Nëse investimi nuk realizohet brenda gjashtë muajve për kontratat e qirasë ose brenda 12 muajve për kontratat e enfiteozës, institucioni shtetëror mund ta zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe të mbajë garancinë.

Një tjetër ndryshim prek privatizimin e pronave të marra me qira ose enfiteozë. Për pasuritë me sipërfaqe trualli mbi 500 metra katrorë, rregulli parashikon se subjekti mund të hyjë në procedurën e privatizimit pasi të ketë investuar mbi 150% të vlerës së truallit, të ketë respektuar kushtet e kontratës dhe të kenë kaluar të paktën tre vjet nga nënshkrimi i saj.

Vendimi krijon një përjashtim nga pritja trevjeçare. Kur investimi kalon 750% të vlerës së truallit, qiramarrësi mund të kërkojë nisjen e procedurës pa pritur përfundimin e këtij afati.

Investimi duhet të verifikohet dhe, nëse plotësohen kriteret, subjektit i lind e drejta të hyjë në procedurën e privatizimit me të drejtë parablerjeje. Pra, nuk kemi të bëjmë me privatizim automatik, por me heqjen e një pengese kohore që e shkurton ndjeshëm procedurën.

Ky ndryshim merr peshë tjetër kur shihet së bashku me afatet politike dhe ligjore që ka përpara qeveria. Ligji për Investimet Strategjike, i miratuar fillimisht si instrument i përkohshëm dhe i shtyrë disa herë, pranon aplikime deri më 31 dhjetor 2026.

Në dokumentin e pozicionit të përbashkët për Kapitullin 27, Bashkimi Evropian shprehet se ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe zgjatja e legjislacionit për investimet strategjike kanë ngritur shqetësime, pasi mundësojnë investime të mëdha turistike dhe industriale në zona të mbrojtura dhe rrezikojnë vlerat ekologjike dhe biodiversitetin e vendit.

Mes piketave mbyllëse është përfshirë si shfuqizimi i dispozitave të papajtueshme të ligjit nr. 21/2024, ashtu edhe përfundimi i legjislacionit të vitit 2015 për investimet strategjike.

Ministria e Mjedisit i ka përcjellë Komisionit Evropian draftin e parë për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura. Sipas një kopjeje të siguruar më herët nga Citizens.al, dokumenti nuk prekte dispozitat kryesore që hapën rrugën për struktura turistike dhe aktivitete ekonomike brenda këtyre zonave. Ekspertët e Komisionit Evropian e refuzuan draftin dhe kërkuan hartimin e një versioni të dytë.

Kështu, ndërsa një pjesë e legjislacionit pritet të përfundojë dhe një pjesë tjetër duhet të rikthehet në përputhje me standardet evropiane, qeveria po lehtëson mekanizmat për vënien e pronës shtetërore në dispozicion të investitorëve.

Në mungesë të transparencës mbi pronat dhe projektet që mund të përfitojnë, nuk mund të thuhet se vendimi është miratuar për një investim të caktuar. Por koha e miratimit, përfshirja e zonave të mbrojtura dhe përshpejtimi i procedurave e bëjnë të vështirë që ai të lexohet vetëm si një ndryshim teknik.

Analizë e përditësuar

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
43 Comments
  • Shqiptar says:
    July 23, 2026 at 12:17 pm

    Shkojme prapa ne histori domethene drejt Feudalizmit nen drejtimin e Partise Socialiste! Po a ka intelektuale apo historiane ne kete parti qe kuptojne se me keto privatizime te zonave te mbrojtura shoqeria shqiptare shkon nje shekull prapa. Si eshte e mundur qe nje Parti Socialiste zhduk pronat publike!

    Reply
    • xxx says:
      July 23, 2026 at 8:13 pm

      Arsyet jane shume por mes tyre eshte llogjika e PiSave se po mos ti vjelin ata keto pasuri tani, ne te ardhmen do vilen nga PD.

      Reply
      • Anonymous says:
        July 24, 2026 at 6:13 am

        Partia Socialiste ne pushtet eshte nje parti antikombetare.Kjo parti , ky pushtet duhet te largohet.Ligjet e prones publike duhet te jene ne perputhje me kushtetuten.Ramsi ben ligje sipas interesave dhe vazhdon taborin e propagandes.

        Reply
      • Ai çuni says:
        July 24, 2026 at 10:02 am

        Rama qenka bër si Robert alia nga temu😝😝😝

        Reply
  • Gani USA says:
    July 23, 2026 at 12:18 pm

    Tjetërsimi dhe betonizimi i pasurisë bregdetare me Ramën po ndjek të njëjtën logjikë absurde që ka ndodhur me burimet tona natyrore me Berishën.

    Paradoksi është i njëjtë: jemi një vend me pasuri të jashtëzakonshme, por që qytetari i thjeshtë nuk i gëzon dot ato.
    ​
    Shqipëria nxjerr naftë nga nëntoka e saj, e megjithatë shqiptarët paguajnë karburantin më të shtrenjtë në rajon.

    Nesër, me të njëjtën ritëm të grabitjes dhe rrethimit të hapësirave publike, një familje e zakonshme do ta ketë të pamundur të çojë fëmijët në det. Plazhi publik po kthehet në një luks të papërballueshëm, ku rëra u falet privatëve dhe qytetarit i mbetet vetëm tabela “Pronë e Privatizuar”.
    ​
    Kjo nuk është cështje turizmi apo zhvillimi ekonomik; është çështje e të drejtës elementare mbi pasurinë kombëtare.

    Kujdes o njerez. Ju shqiptare te thjeshte qe genjeheni nga propaganda

    Kur bregdeti tjetërsohet dhe kthehet në ekskluzivitet të pak pakicave, qytetari si ne mbetet i huaj në vendin e vet — si me naftën në serbator, ashtu edhe me rërën nën këmbë.

    Trishtim i madh per kete qe po ndodh:(

    Reply
    • K R says:
      July 23, 2026 at 12:19 pm

      Ca neser thua ti???
      Qe sot nuk shkel dot ne gjysmen e plazheve te jugut

      Parkim, shezlong, ushqim TE PAPERBALLUESHME

      Reply
    • Noc troku nga zvarrNocit.. says:
      July 24, 2026 at 1:19 pm

      O ganio !!!;ku rron ti n’honë ???? Shqiptarët kanë 36 vjet nuk ju lejohet me nejt në Shqipëri , joo me PAS pron , me shku ndet n’mal…veç I’interrnim jasht veni ju lejohet, me shku, ene po shike…..t’a gallxojn venin…

      Reply
  • Vlora 97 says:
    July 23, 2026 at 12:31 pm

    Pse po nxiton kaq shume ky?
    Ça ka?

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      July 23, 2026 at 1:35 pm

      PO E KA THËN KAPITAL,BILD GJETMAN..KA MARR FUND..EDI PO DEL KUNDËR BE KËSHTU DO EDHE PPE (BELERI GREK).. ÇDO GJË SIÇ KËRKON NON GRATA FATKEQSI KOMBI(SHQIPËRI-KOSOVË).!
      EC PËRPARA EDI RAMA PËR BE 2028..QËNT LE TË LEHIN.

      Reply
      • Goni says:
        July 24, 2026 at 7:45 am

        ik ore pleher

        Reply
    • Shkodrani says:
      July 23, 2026 at 2:45 pm

      Ka sepse tashmë këta e kanë thyer çdo ligj dhe thonë se deri sa ju nuk përdorni dhunë për largimin tonë, ne do të vazhdojmë t’ju dhunojmë sepse mundemi.

      Reply
      • Shkodra says:
        July 24, 2026 at 7:51 am

        E vertete eshte.po kur njeriu nuk merre vesh me te mire atehere jepi dajak
        Keshtu e meritojne edi me shoke

        Reply
  • Fshatar pa fshat says:
    July 23, 2026 at 12:32 pm

    Ne plazhet tona sot degjon vetem.kosovarce

    Nuk kam.asgje me ta perkundrazi

    Por ata kan fuwi financiare qe ne shqiptarwt e shqiperis nuk e kemi

    Kush do mendoj per ne?

    Reply
    • Anonymous says:
      July 23, 2026 at 2:04 pm

      @Fshatar hileqar. Nuk e di nga cila rrézé je dhe nése je shqiptar (shqipen e shkruan si kémbét e pulés) por meqé flet mufka, ja njé „sqarim“ pér ty.
      Késhtu e kemi ne shqiptarét. Njéri flet korçarçe, tjetri shkodrançe, ca mé larg vlonjatçe apo pejançe apo gjakovarçe. Njé gjuhé kemi, ajo na bén shqiptaré.
      E sa pér ato „konkluzionet“ se ATA PASKAN MÉ SHUMÉ SE NE,,,,,ik ore fshatar, dhe mos dérdéllis idiotizma mé,,,bén llogarité e botés ti?
      Si paska mé shumé se ne dikush,, kur Edvini thoté qé paga mé e ulét né Shqipéri, éshté 900 mijé leké té vjetra.

      Reply
  • Koment. says:
    July 23, 2026 at 12:37 pm

    Tashmë është e qartë që Rama nuk është më kryeministër në shërbim të popullit. Këtu duhet sezbën ndërhyrja e BE se Rama nuk ndalet me betonizimin dhe ndërtimin në zonat e mbrojtura. Edhe kur ishte në Bruksel herën e fundit Marta Kos tha që duhet shfuqizuar ligji i 2024 për zona e mbrojtura. Kurse Rama thoshte që kemi ligjin më të mirë të mumdshëm për këto zona. Pra, dy janë alternativat: Ose Rama ka marrëveshje të fshehtë me oligarkët dhe ndërtuesit (apo mafien e ndërtimit) dhe nuk tërhiqet dot se është “peng” i tyre e nuk jep dot dorëheqjen, se nuk e lënë, ose ka lajthitur dhe i duket vetja si zot i Shqipërisë e mund të bëjë ç’të dojë me pasuritë publike.

    Reply
    • Ela says:
      July 23, 2026 at 1:19 pm

      Po pershpejtohet ti bej keto sepse Kur te jemi ne BE nuk do te mund dot

      Reply
      • info analitike says:
        July 23, 2026 at 5:16 pm

        Më shumë se ndërhyrja e BE duhet ndërhyrja e psikiatërve! Në një shtet ku Kryeministri sillet si beu i fshatit e ku drejtësia është katansisur qëllimisht në kolaps do të mbizotërojnë veç dhuna, të fortit, droga dhe krimi.

        Reply
      • Shkodra says:
        July 24, 2026 at 7:55 am

        E drejte ajo qe thu

        Reply
  • demo says:
    July 23, 2026 at 1:20 pm

    Pas 4 vitesh kur te behen zgjedhjet,Shqiperia ka mbaruar,.Jo vetem ne plazhe,por do duhet vize te hysh ne Sarande,Vlore,Shkoder,Valbone, Do PRIVATIZOHEN TE TERA…Ata maloket e Thethit mos shurrohen ne breket,te gezohen para kohe,se ju shkoi Rama per vizite.Nuk do ti gezojne Kullat ne Theth,se Atje do ngrehen Resortet e Horrave te Edsi Rames,Mafia Arubes,,kolonet Izraelite,drogaxhijte e Sinaloas.Per Ata i ka Paqetat e malve dhe Zonat e Mbrojtura,,prandaj po nxiton.

    Reply
  • ANA says:
    July 23, 2026 at 2:16 pm

    Kete here,duket se sfiden e ka me veten dhe pavaresisht perpjekjeve per te qendruar dhe per t’i cuar deri ne fund planet e tij-me te akuzuarit per korrupsion ne kuvend nen mbrojtjen e tij dhe njerezit ne rrruge t’i kerkojne doreheqjen -eshte e veshtire ta arrije,pa kerkuar serish besimin e popullit dhe rinovimin e mandatit,vetem populli mund t’i jap nje zgjidhje ketij ekuacioni.

    Reply
  • Five company says:
    July 23, 2026 at 3:05 pm

    Emfiteoze ne fjalorin akademik, per ” problemet legale te prones” kishte disa lloj interpretimesh:
    1- per anglezet ishte ligji 19-63, pra ne njefare menyre, problemi i sotshem edhe Burnham te prones qe duhet te legalizoher ne menyre perpetuale…njeso si Oret perpetuale, por pronar me te drejte ligjore eshte e veshtire, nheso si te kurdisesh oret..
    2 – Per francezet, emfiteoze, problemet legale ishin afersisht te njejta me revolucionin w Kromwellit qe e coi ne gijotine, pra nese e perkthej drejt ne shqip, eshte thike me 2 presa.
    3- Per amerikanet eshte ligji shkurt, qarte dhe sakte dmth Shkurt 1997..Perseri, per ne shqiptaret traumatike kjo kohe eshte e lidhur me probleme legale financiare, pra amerikanet thone ” Nqs. me ben budalla geren e pare shame on you, heren e dyte shame on me ” qe te trust you again…Thote USA…
    4- Per gjermanet kjo fjale, per problemet legale eshte si te thuash duhet nje kohe perpetuale qe “te arbeit dhe te nxjerresh mesim..!”.

    Reply
  • Investitori jostrategjik says:
    July 23, 2026 at 3:12 pm

    Investitoret strategjike duhet mos te befasohen nqse investment e tyre mund te shkojne per lesh se po investojne ne zonat e mbrojtura dhe nje dite
    SHQIPERIA E RE MUND TJA RRAFSHOJE SE KY ESHTE VULLNETI I 90% TE SHQIPTAREVE.
    MUNDET TUA RIMBURSOJE BOJAXHIU I SURRELIT PASI TI SEKUESTROHET PASURIA E TIJ

    Reply
  • Merati says:
    July 23, 2026 at 3:19 pm

    O Ram a ke dike qe te keshillon per veshjen per paraqitjen tende qe dukesh sikur je vella m Robert Aliajn o njeri je kryeminister me i afte nga para ardhsit e tu por po paraqitesh nje zhele beju me i rregullt se na u neverite

    Reply
    • xxx says:
      July 23, 2026 at 8:18 pm

      Vishet per provokim

      Reply
  • TIRONA says:
    July 23, 2026 at 3:30 pm

    Cfare pret nga nje njeri qe ka goditur baban e vet

    Reply
    • I lari says:
      July 23, 2026 at 4:56 pm

      Te later thuaj se vjen ere

      Reply
  • Detari says:
    July 23, 2026 at 4:05 pm

    Rama do e shesi gjithe vendin para se ti vi rradha kapitulli i prones per BE. pra 30 kapituj, hiq 3 = 27, do e shtyje ca vite me 20 kapituj dhe deri atehere do jet shitur komplet gjithe deti, mali, tokat. Pra edhe si kur BE-ja ta mos pranoje ne kemi humbur.

    Reply
    • Shkodra says:
      July 24, 2026 at 8:04 am

      E drejte ajo qe thu

      Reply
  • Liria says:
    July 23, 2026 at 4:17 pm

    Edi Rama e njeh mire psikologjine e popullit shqiptar, i cili u grabit, u vodh, u dogj, u vra, u shkretua e u mallkua nga kryekrimineli dhe kryehajduti miliarderi ndekombetar Salih Berisha. Te pakten Edi vetem ka mbushur llogarite ne bankat offshore dhe do te ike ne parajseat fiskale si sheik.

    Reply
  • shqiptar says:
    July 23, 2026 at 4:18 pm

    Berisha dhe Rama, te dy servile te Amerikes.

    Reply
  • Toni Buloni says:
    July 23, 2026 at 4:43 pm

    Gazeta e Fari Balliut ju tregon perralla lexuesve

    Reply
  • Aldrin says:
    July 23, 2026 at 4:51 pm

    Jo Ana, ky palaco kriminel i ndyre antishqiptar nuk ka sfide me veten.
    Ky i ka shpallur Lufte Popullit Shqiptar.
    Shqiperia eshte ne lufte me banden kriminale te Pushtetit.
    Kaq duhet ta kuptojne njerezit qe jane ne kohe lufte.
    Eshte gjendje Lufte
    Ky plere do beje te pamunderen ta paralizoje jeten e popullit deri ne ate pike sa ata qe do ngelen do jene skllever te detyruar ti perrulen krimit dhe krimineleve kontrabandiste dhe hajdute te Ramutit.
    Prognoza eshte qarte.
    Po e vjedhin gjithe Territorin shqiptar, qe neser ti e une, e gjithe shqiptaret te jene te huaj dhe te mos kene asnje te drejte ne Token e Tyre.
    Ky eshte Alarm
    Kjo eshte Thirrje per Lufte qe Rama i ka shpallur Shqiperise
    Shqiperia ne rrezik per zhdukje.
    Te gjithe ne protesta per te rrezuar kete maskara antishqiptar

    Reply
    • xxx says:
      July 24, 2026 at 12:45 pm

      100% sakte

      Reply
  • Kristaq says:
    July 23, 2026 at 5:25 pm

    Njé „té miré“ e ka degjenerimi i kétij gjysmaku me def. Gjithçka qé ky bén tani, né ikje e sipér, DO KETÉ VLERÉN E LETRÉS HIGJENIKE nesér. Asnjé investitor serioz, nuk béhet pjesé e lojrave té tilla. Kontigjenti kriminal, ata té miellit apo té semaforit té Milanos, mbase mund té joshen por edhe ata, e diné tashmé qé mund té humbin gjithçka nesér. Kéta „mbretérit“ e néntokés shqiptare, jané shembull i qarté i asaj qé nuk duhej té ndodhé,,,njéri „privatizonte“ lagunén e Karavastasé,,,tjetri até té Patokut,,,,,,ku jané sot? IKE PLAKU MERE, IKE,,,ME GJITHÉ TESPIJE E TOSUM BAÇ. Lagunat,,,u kthyen aty ku duhet té ishin.
    Edvin Rama, duhet té ndalet nga SPAK,,,,nése kjo hallké egziston mé. Çdo vonesé né kété drehtim, rrit mundésiné e gjakderdhjes né Shqipéri. Pér njé té degjeneruar si Edvin Rama, nuk ia vlen té japé jetén as edhe njé qen endacak, e lére pastaj njé njeri.

    Reply
    • xxx says:
      July 24, 2026 at 12:49 pm

      Te ishte vetem, Ramuti, vertet nuk e vlen. Por Ramuti eshte thjesht Koka. Pas tij jane interesa. kasta e vendit, dhe nderkombetaret sidomos BE.

      Reply
  • Asd says:
    July 23, 2026 at 7:07 pm

    Veprime te tilla ngrene dyshime per gjendjen mendore te Km.

    Reply
  • Kombi says:
    July 24, 2026 at 6:57 am

    Edi Rma eshte me keq se Hitleri.
    , sepse hitleri nuk shiste atdheun e vet si ky. Dil Avni Rustem ku je

    Reply
  • tom says:
    July 24, 2026 at 10:15 am

    Ky eshte nje pervers qe do marr zvarre

    Reply
  • Ardiani says:
    July 25, 2026 at 6:13 am

    BE e ka ndare mendjen, do ta anetaresoje Shqiperine. Dhe sado te nxitoje e vrapoje Rama per ti dhene c’te mundet oligarkeve te tij para atij anetaresimi e ka kot. Atje ne BE nuk te durojne me rracen e Bac Ulajve si investitore nen sqetull
    Anetaresimi ne BE do jete dhe c’pronesimi per ate rrace qelbesirash qe i rrijne Rames si mizat rreth mutit.

    Reply
  • Oficeri i artilerise says:
    July 25, 2026 at 6:25 am

    E mor Rame u bere si plaku Mere. Mere Fizi domethene.

    Reply
  • Dudumi says:
    July 25, 2026 at 6:29 am

    Kështu I ndanin turqit tokat e pushtuara. Ua jepnin pashallarëve si shpërblim për pushtimet. Plaçkë ore plaçkë. Të japësh tokë shteti me 1 euro është shpërblim alla turka. Kushedi çfarë e dinim këtë kokemadhin e Tranzicionit. Njeri pa ideale. Veç për të futur duart ku ka prona dhe para. Si arixhi I pangopur që e perdori këtë vend si kalë të stolisur me xhingla-minglave. Shume nga rezortet e ideuara nga ky arkitekt i madh i pazareve nuk do funksionojne gjatë. Do mbyllen. Njësoj si moda e dikurshme e bilardove dhe bingove e tani kafeneve. Pashallarëve të favorizuar të këtij arixhiu që vishet si kali i stolisur me xhingla – mingla arixheshkash do u mbeten tokat e privatizuara me 1 euro. Mbetet një reformë e re si e ’46 we ti sheshoje gjërat. Por duhet të vijë një si Enver Hoxha ama,

    Reply
    • Aldrin says:
      July 25, 2026 at 2:27 pm

      Jo jo, nuk do mbyllen Rezortet, e mendon komplet gabim.
      Do shkaterrohen qytetet ekzistuese.
      Shiko ca behet ne Gaza..do e bej me arme apo jo, nuk dihet, sepse eshte ne mes te Evropes.
      Po dhe Genocidi serb ndodhin ne periudhen me demokratike te Evropes…ne mes te dites.
      Vlora prane Zvernecit eshte Fushe e Hapur Lufte.
      Lagjet e Vlores afer Zvernecit rrezikojne shkaterrimin dhe grabitjen per kolonet e rinj cifute qe dikur perbenin 90% te Vlores.
      Nuk kuptoni akoma, ose beni sikur nuk kuptoni
      Keto jane kembana Alarmi
      Shqipot zhgerryhen lokaleve ne Lungomare.. cudi e madhe
      E shikojne gjemen ne sy, dhe rrine e bejne sehir si vdesin ngadale
      Ndoshta eshte popull i destinuar te zhduket ky popull leshi ku burrat merren me perversitete
      Kete solli dhjerokracia
      Dhe, kete e di mire Rama. Ndaj i quan burrat shqiptare gjysmake

      Reply
  • Phoenix says:
    July 26, 2026 at 11:16 am

    Zonat te mbrojtura, do te thote thjesht rezervim per te ” Zgjedhurit ” e Zotit. Besoj e dini se kush jane, se per ta punon BE-ja dhe Rama bashke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjendet i vdekur ish-profesori i Cambridge i akuzuar për plagjiaturë
  • Ndalimi i rrjeteve sociale nën 15 vjeç, pezullohet ligji në Francë
  • Tunelet në Bjellorusi që migrantët i përdorin për të hyrë në BE
  • Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca në terren
  • Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror
  2. Anonymous on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Devolli on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  4. Zyx on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. Dashi on Në 51 bashki të vendit numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?