Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “SHARE Albania 2023”, Veliaj në forumin me arkitektë vendas dhe të huaj: “Shkollat e reja kanë rritur performancën e mire të nxënësve”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > “SHARE Albania 2023”, Veliaj në forumin me arkitektë vendas dhe të huaj: “Shkollat e reja kanë rritur performancën e mire të nxënësve”
Uncategorized

“SHARE Albania 2023”, Veliaj në forumin me arkitektë vendas dhe të huaj: “Shkollat e reja kanë rritur performancën e mire të nxënësve”

Published: March 7, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në Forumin Ndërkombëtar të Inovacionit të Arkitekturës dhe Teknologjisë – “SHARE Albania 2023” – në praninë e arkitektëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, novatorë në arkitekturë dhe teknologji ndërtimi, personalitete të mëdha në arkitekturë.

Në forum i diskutua për mundësi të reja bashkëpunimi në fushën e arkitekturës dhe teknologjisë. Fokusi i këtij forumi ishin tema si “Fasadat e qëndrueshme: Dizajni dhe teknologjia”, “Arkitektura e jetesës dhe e punës” dhe “Projektet e zhvillimit në shkallë të gjerë”.

Veliaj tha se dita dhe tema e zgjedhur për këtë forum janë të veçanta, duke theksuar faktin se në shkollat e reja në kryeqytet nxënësit kanë performancë më të mirë dhe rezultate më të larta.

- Publicitet -

“Ajo që kemi vënë re në disa prej projekteve tona është se nxënësit që mësojnë në shkollat e reja kanë një performancë më të mirë. E teksa shikoj rezultatet e nxënësve dhe faktin si ka ndryshuar infrastruktura e shkollave ka ndryshuar, vë re se edhe arkitektura ka rëndësi. Nuk është vetëm estetikë, por ka të bëjë shumë mënyra se si kemi investuar në shkolla. Ka një raport të drejtë mes rezultateve të nxënësve dhe shkollave që kanë një dizajn bashkëkohor. Madje, edhe në shkollat e vjetra, ku ka pasur rinovime apo ndërhyrje në infrastrukturë, kanë ndikuar për mirë tek fëmijët”, sqaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë foli edhe për Piramidën, e cila shumë shpejt do hapë dyert për t’u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë, jo vetëm në Tiranë e në Shqipëri, por në gjithë Rajonin.

“Në thelb, Piramida është një shkollë. Dikur e quanim ‘Pallati i Pionerëve’, kurse tani në kapitalizëm është ‘Pallati i Pionerëve’ për IT, teknologjitë e reja dhe botën digjitale. Sot gjithmonë e më shume, edhe arkitektura, duhet të mbajë hapin e teknologjisë, kështu që pyetja është: Si të ndërtojmë një shkollë ku flitet gjithmonë e më shumë për inteligjencën artificiale? Piramida është një projekt i Vinny Mass, ku duket qartazi se si kemi konceptuar një shkollë moderne, ku secila klasë është si një kub lego i hedhur nëpër oborr, për të dhënë një ide të një shkolle ndoshta ‘avantgarde’, ose të një shkolle të së ardhmes, ku praktikisht të mësuarit si në formë loje, është kthyer sot në një standard”, u shpreh Veliaj.

Në fund kryebashkiaku bëri thirrje që të dëgjohen më shumë profesionistët se sa gjithologët që thonë se dinë gjithçka për çdo temë. “Pavarësisht si i keni bindjet, ne duhet të ruajmë industrinë ku jemi anëtarë vetë sepse kjo nuk mund të kthehet në një histeri ku një njeri flet edhe për arkitekturë, edhe pandemi, edhe për tërmetin si inxhinier, dhe ndërkohë ka mbaruar gazetarinë me notën pesë. S’mund të jetë keshtu! Forume të tilla duhet të kemi përditë për profesionistët që duhet të dëgjohen përditë. Ne kemi vetëm një ditë për 7 Marsin, një ditë për gruan, kemi vetëm një ditë për arkitektët dhe 360 e ca ditë të tjera i kemi për gjithologët që flasin për gjithë këto tema. Prandaj, do të doja të ishim të zëshëm, sepse besoj që profesionistët meritojnë spot-light, meritojnë këto dritat në skenë”, përfundoi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?