Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA bllokoi fondet, BE: Nuk e braktisim SPAK, është “institucion me rol kyç”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SHBA bllokoi fondet, BE: Nuk e braktisim SPAK, është “institucion me rol kyç”
KronikeLajmi i fundit

SHBA bllokoi fondet, BE: Nuk e braktisim SPAK, është “institucion me rol kyç”

Published: February 6, 2025
Shpërndaje

Më 29 janar, një notë diplomatike iu dërgua të gjitha institucioneve më të larta në Shqipëri nga Ambasada Amerikane në Tiranë, siç raportoi ekskluzivisht Albanian Post.

Aty njoftohej ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë, pas Urdhrit Ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.

Vendimi i Trump-it prekte edhe Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila gëzonte një mbështetje shumë të gjerë dhe të fortë nga administrata amerikane prej krijimit të saj, duke marrë ndihma si financiare ashtu edhe logjistike.

- Publicitet -

Përtej ndihmës amerikane, SPAK është mbështetur që në krijimin e saj me kontribut direkt edhe nga Bashkimi Evropian përmes programit të ashtuquajtur Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (EURALIUS V) përgjatë viteve 2018 dhe 2021.

Ky bashkëpunim i frytshëm mes institucionit të drejtësisë dhe Unionit do të vazhdojë edhe në mungesën (e përkohshme ose jo) të programeve të SHBA-ve.

“Ne jemi vënë në dijeni për njoftimin e bërë nga Presidenti Trump për të pezulluar përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj të SHBA-ve për 90 ditë në pritje të rishikimeve nga administrata e re. Reforma e sektorit të drejtësisë në Shqipëri dhe forcimi i shtetit të së drejtës janë vendimtare për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, deklaroi fillimisht një zëdhënës i Komisionit Evropian për Albania Post.

Bashkimi Evropian është “i përkushtuar të mbështesë këto përpjekje”, pranoi përfaqësuesi i BE-së.

Zyrtari evropian theksoi gjithashtu se “roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe”.

Në reagimin e saj, pas ndërprerjes së përkohshme të fondeve dhe ndihmës amerikane, Prokuroria e Posaçme do të shpjegonte se ka bashkëpunuar edhe me agjencitë e huaja të hetimit dhe inteligjencës.

“Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI”.

Sipas institucionit të drejtësisë, mbështetja e autoriteteve amerikane ka qenë “tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve”.

Për vitin 2024, Shqipëria mori një mbështetje financiare prej 18 milionë e 470 mijë e 118 dollarësh nga agjencitë amerikane.

Sipas të dhënave nga SHBA-të, ky është një financim dukshëm më i ulët krahasuar me vitin 2023, kur Shqipëria mori 38 milionë e 540 mijë e 120 dollarë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?