Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e pavarësisë, ndërsa të shumta kanë qenë edhe urimet në lidhje me këtë ngjarje.
Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë urimet e saj për 250-vjetorin e pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se SHBA-të festojnë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara. Postimin e ka shoqëruar me një video, e cila tregon copëza nga Amerika.
“Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook.
j.l./ dita
