Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA, Kina, Rusia, ku janë, ku po shkojnë dhe si duhet të sillen vendet e vogla
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > SHBA, Kina, Rusia, ku janë, ku po shkojnë dhe si duhet të sillen vendet e vogla
Kryesoreopinion

SHBA, Kina, Rusia, ku janë, ku po shkojnë dhe si duhet të sillen vendet e vogla

Published: August 25, 2023
Shpërndaje

Me zgjerimin e vendeve të BRICS me gjashtë shtete të reja, duke e cuar numrin në 11, tashmë ato përfaqësojnë rreth 30 përqind të ekonomisë botërore, ose mbi 30 trilionë dollarë nga të cilat 2/3 i takojnë vetëm Kinës. Gjithashtu tregon që partneriteti strategjik Kino-Rus vazhdon i fokusuar në vizionin e tyre revizionist të rendit aktual ndërkombëtar, duke zgjeruar sferën e ndikimit të tyre.

Kjo përforcohet edhe në bashkëpunimet e tyre të tjera strategjike mes tyre, nga Traktati i Bashkëpunimit të Shangait, te furnizimi i ushtrisë ruse me armatim kinez ao zgjerimi i eksporteve ruse të gazit dhe naftës drejt Kinës apo edhe Indisë.

Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

- Publicitet -

Ana tjetër është që Rusia është partneri inferior në një marrëdhënie përherë dhe më asimetrike me Kinën ku aktualisht kjo e fundit ka një ekonomi 10 herë më të madhe. Kina pritet të hyjë në recesion të fortë ekonomik për vitet dhe ndoshta dekadat në vijim.

Tajvani mund të shndërrohet në Ukrainën e Kinës në rast ndërhyrje ushtarake. Rivaliteti kino-rus është ende i fortë dhe shtrihet nga shpopullimi rus i Siberisë dhe një demografi në rënie e Rusisë te beteja për kontrollin e Azisë Qëndrore dhe kontrollin e rrugëve energjetike.

Gjithashtu BRICS i zgjeruar që përfshiu njëkohësisht A. Saudite dhe Iran të cilat janë në një detantë të përkohshme mundësuar nga ndërmjetësimi kinez, nuk do të thotë që ka një platformë kohezive, një vizion të mbështetur në politika, një ideologji të përbashkët apo edhe një monedhë rivalizuese ndaj dollarit.

Për më tepër rivaliteti i ashpër iraniano-saudit që varion nga kontrolli i gjirit persik dhe ngushticës së Homuzit deri te përdorimi i burimeve të naftës për të shtrirë ndikimin në Lindjen e Mesme apo Afrikën e Veriut ka gjasa të vazhdojë.

Shumëcka do të varet dhe nga fati i luftës Rusi-Ukrainë, përforcimi dhe vendosmëria e NATOs, detanta apo rivaliteti strategjik SHBA-Kinë, asimetritë ekonomike, luhatja e tregjeve financiare dhe gara në hapësirë, inteligjencë artificiale dhe zhvillimi i tregjeve të reja.

Gjithashtu është tunduese të flasësh për cikël perandorish, madje dhe kur këto e ruajnë në mos hegjemonitetin të paktën primacinë falë kombinimit të fuqisë së ashpër (ushtarake & ekonomike) me atë të butë (vlerore, ideologjike & kulturore) sic është rasti i SHBA–së.

Por nuk duhet harruar që alternativat janë vetëm të dyllojshme. Ose zëvendësohet nga një perandori e re të cilën edhe ndjekësja me e afërt Kina nuk e ka takatin të paktën dhe për nje shekull ose i lë vendin një sistemi të mirëfilltë anarkik i ngjashëm me atë që pasoi rënien e Perandorisë Romake.

Jetojmë në kohëra interesante ku aleancat janë më fluide se kurrë, mundësitë dhe sfidat që varen sa nga shfrytëzimi i burimeve aq edhe nga burimet njerëzore dhe kapitali i fuqisë së butë, si dhe shanset për maksimizim të interesave kombëtare me rreshtimin e duhur gjeopolitik mund të përforcohen me diplomacinë e duhur proaktive (jo reaktive) edhe për vendet e vogla si Shqipëria.

—–

Ilir Kalemaj, zv.rektor i Universitetit të Nju Jorkut Tiranë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Fjale me vend says:
    August 25, 2023 at 7:27 pm

    sa vend i vockel qe jemi more….e kemi qindra politikane parazite shushunja

    Reply
  • demo says:
    August 25, 2023 at 8:04 pm

    Me kte proaktive(jo reaktive),ktu e ke dhi or Kalem.
    Ne qytetaret nuk po i ndjekim dot katundaret.
    C`behet me ata satelitet e edvinit o kalem? Do e ulin cmimin e naftes?

    Reply
  • Arben.T says:
    August 26, 2023 at 11:48 pm

    Europa duhet te jete shume e percare per deri sa Greqia flet sikur te jete shteti i me i rendesishem i saj.
    Nje shtet i vogel si Shqiperia ka nje partner shum serioz qe ka ruajtur stabilitetin e botes per 80 vjet, e qe e ka perakrahur Shqiperine qe para 100 vitesh. Po te vendoset interesi i Shqiperise mbi interesat e liderve dhe personaliteteve me te larta te vendit, zgjedhja e pikes se referimit rezulton Amerika.

    Sa per shtetet e tjera te vogla qe nuk “pretendojne ti mesojne te autoreve te civilizimit perendimor” se cfare eshte demokracia, menndoj se zgjidhja me e mire eshte nje paqe e qendrushme me rreze te gjate ne te gjithe zonen Euro-Atlantike.

    Po filluan vendet e vogla te shikojne “enderra me sy te hapur”, e te rrojne me kujtimet e te kaluares kur kishin shtrirje territorjale goxha te medha, pra periudhen e tyre te ARTE dhe te mendojne se po vjen momenti i pershtatshem qe historia te perseritet mund te shkelin ne drrase te kalbur.

    Harta e Europes ka ndryshuar vazhdimisht ne tremije vitet e fundit dhe secili shtet Europjan ka patur periudhen e tij te arte. Pra se cili shtet mund te kete pretendime shum te egzaqjeruara dhe nje integrim ekonomik ne dobi te shumices nuk mund te arrihet se dikujt i ka mbetur sahati ne kohen e madheshtise te vendit te tij.

    Reply
  • Psychomaster says:
    August 29, 2023 at 12:28 pm

    Kalemxhinjtë e vënë në shërbim të ripjelljes ose shohin ëndrra me sy hapur ose u duket albanistani dy miljonësh si boshti, rreth së cilit rrotullohet gjithshka. Mirë që s’thonë asgjë, por guxojnë e japin rekomandime se ku duhet ta përqëndrojë vëmendjen “fanari ndricues”.

    O zot sa rrota mban kjo tokë.

    Reply
  • Erdogan says:
    September 15, 2023 at 10:02 pm

    Kush shtet ka patur periudhen e saj te arte o Idiot me comentin Arben.T?
    Ne Evropen e pagezuar nga Greket ka Tre Periudha te Arta.
    Para Greke,Greke dhe Pas Greke.
    Vete Emertimi Mithollogjike Evropine Dashuura e Zotit te tyre Zeusit ne Liby greqisht do te thote Opinion i Gjere.
    Evria Opsi.
    Po ta spjegoje.
    Ne Greqi lindi Mithollogjia Llogos ton Mithon.
    “Shqip” behet fjale per Mite.
    Lindi Glosa “shqip” Gluhe.
    Alfa-Beta “shqip” Alfabeti.
    Te gjitha Glosat e Evropit fillojne me Alfa,Beta “Shqip” A.B.
    Ka lindur Theatron “shqip” Teater.
    Lojerat ne Nder te Perendive Greke te Olimpit.
    Festivalet ne Nder ty tyre.
    Stadhiot “shqip” Stadium.
    Filo-Sofia (Mik i Diturise),Sofia greq eshte Dituri.
    Polis Greke me Theatro,Agora,Stadhio,Permendore te PA Arritshme ne Marmaro Mermer “shqip”.
    Muzat qe jane 9te.
    Ajo e Poezise Kaliopi.
    E Valles Terpsi-Hori nga vjen dhe Horos valle.
    Ajo e Tragodhise Melpomeni.
    Ajo e Astro-Nomise Urania.
    Astronomi,Nomos ton Astron (Ligji i Yjeve).
    Eko-Nomi,Nomos ton Iqion (Ligji i Pasurise,Tokes.
    Geo-Grafine (Pershkruaj Token.
    Arxeo-Llogjine (Arkeollogji “shqip”).Behet fjale per zbulime ne Vendbanime te Lashta.
    Planetet kane Emra Greke Perendish dhe Romake wqe jane kopje e atyre Greke.
    Istorine histori “shqip”.
    7 nga Mrekullite e Botes se Lashte mos te themi 7000 ne te gjithe Msdheun jane Greke.
    Magna Grecia sot Italia e Jugut eshte plot me Polus Greke.
    Arthmitiqine Aritmetiken.
    Arithmos greq do tecthote Number “shqip”.
    Etj,e te tjera,Ecetera.

    Reply
  • mali says:
    September 15, 2023 at 10:30 pm

    Politika eshte pune muti.Kur do qe ta haje vete dhe ta shese I ve nje shtrese mjalti.Pasi e ha tjetri I thote te befte mire.Nuk ka tre shtete qe bejne ligjin ne bote.E kam thene :Perendia komandon gjithesine dhe ka lene Ameriken te komandoje boten .Kina dhe Rusia jane satelite te Amerikes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?