Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA ngre padi ndaj 8 kompanive kineze për tregti të paligjshme të fentanilit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHBA ngre padi ndaj 8 kompanive kineze për tregti të paligjshme të fentanilit
EkonomiKryesore

SHBA ngre padi ndaj 8 kompanive kineze për tregti të paligjshme të fentanilit

Published: October 4, 2023
Shpërndaje

Departamenti i Drejtësisë thotë se ka kryer një operacion të gjerë për të shkatërruar rrjetet e shpërndarjes së fentanilit, duke ngritur akuza ndaj tetë kompanive kineze dhe 12 punonjësve të saj lidhur me krizën vdekjeprurëse të opioideve në Shtetet e Bashkuara. Fentanili është shkaktari kryesor i vdekjes për amerikanët e moshave 18 deri 49 vjeç, duke e bërë atë kërcënimin më vdekjeprurës nga drogat me të cilin Shtetet e Bashkuara janë përballur deri më tani, thonë zyrtarët e forcave të zbatimit të ligjit.

“Ky rrjet përfshin udhëheqës të karteleve të drogës, trafikantë të drogës, individë që janë marrë me pastrimin e parave të tyre, forcat e tyre të sigurisë, furnizuesit e tyre me armë dhe furnizuesit e tyre me kimikate. Ne e dimë se ky zinxhir global i furnizimit me fentanil, që shkakton vdekje të amerikanëve, shpesh fillon me kompanitë e prodhimit të kimikateve në Kinë”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland.

Departamenti i Thesarit njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj 28 njerëzve në Kinë dhe Kanada, përfshirë një rrjet me bazë në Kinë që prodhon dhe shpërndan droga të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Në qershor, katër kompani kineze të prodhimit të kimikateve dhe tetë drejtues dhe punonjës të tyre u paditën në Shtetet e Bashkuara për trafikim të përbërësve kimikë, që përdoren për prodhimin e fentanilit.

- Publicitet -

Sipas Departamentit të Drejtësisë, më shumë se 105 mijë amerikanë vdiqën nga mbidoza mes shkurtit të vitit 2022 dhe janarit të vitit 2023. Shumica e këtyre vdekjeve janë shkaktuar nga përdorimi i fentanilit ose drogave të tjera të të njëjtit lloj, të cilat kanë përbërje të ngjashme kimike dhe janë vdekjeprurëse.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?